"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Sulmuesi polaku është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën
SPANJE - Pavarësisht moshës 36-vjeçare, Robert Lewandowski vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në merkato e kësaj vere.
Sipas asaj që raportohet nga mediat spanjole, disa klube arabe kanë shfaqur interes konkret për sulmuesin polak dhe kanë kontaktuar personat afër lojtarit, nëse ai është i hapur për një transferim të mundshëm.
Lewandowski, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Barcelonën, nuk ka shfaqur ndonjë dëshirë për largim.
Burime të afërta me lojtarin thonë se ai ndihet shumë i lumtur në klub, ndërsa familja e tij është e vendosur të jetojë në Barcelonë. Sezoni i fundit ai shënoi plot 42 gola, pavarësisht një dëmtimi në fazën përfundimtare të kampionatit.
Klubet saudite ofrojnë paga stratosferike dhe kontrata afatgjata, një joshje që nuk mund të injorohet, veçanërisht për lojtarë në fazën e fundit të karrierës.
Një shembull është Cristiano Ronaldo, i cili në moshën 40-vjeçare rinovoi kontratën me Al Nassr deri në 2027 për një pagë marramendëse prej 208 milionë euro në vit.
Arabia Saudite po tërheq gjithnjë e më shumë yje të njohur të futbollit, si Joao Félix, Benzema, Mané, Mahrez, dhe shumë të tjerë, duke ngritur nivelin e ligës dhe duke e kthyer atë në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për futbollistët elitarë.
Një tjetër problem për Barcelonën është se afati kalimtar në Arabinë Saudite qëndron i hapur deri më 23 shtator, tre javë më shumë se në La Liga, çka e vë klubin katalanas në një pozitë të pafavorshme në rast se ndonjë ofertë vjen pas 1 shtatorit.
Pavarësisht interesit, trajneri Hansi Flick ka në plan ta integrojë Lewandowskin si pjesë të rëndësishme të skuadrës, por duke e menaxhuar ngarkesën dhe duke u mbështetur gjithnjë e më shumë edhe te emra si Ferran Torres, Rashford apo Dani Olmo.
Nëse një ofertë e majme do të mbërrinte, e cila do të siguronte fitim për klubin dhe kontratë më të gjatë për lojtarin, “divorci” do të ishte shumë i mundshëm. Lewandowski ka kushtuar 45 milionë euro plus 5 milionë në bonuse, dhe një ofertë e mirë do të ishte e pranueshme nga të dyja palët.
Për momentin, ylli polak duket i përqendruar te sezoni i ri me Barcelonën, por gjithçka mbetet e hapur në një merkato që po tronditet gjithnjë e më shumë nga ndikimi financiar i Ligës Saudite.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Arsenali, i cili ka qenë në kërkim të një qendërsulmuesi për disa sezone, pasi “Topçinjve” u ka mu...
TURQI - Galatasaray nuk ka mbaruar ende me përforcimet. Kampionët në fuqi të Turqisë, të cilët do të kthehen gjithashtu ...
VORE - Vora do ta nisë sezonin e ri në Superiore, me tribuna të transformuara, të cilat do të plotësojnë të gjitha k&e...
ITALI - Massimiliano Allegri e ka ndryshuar Milanin, sipas Rafa Leaos. Duke folur në një konferencë për shtyp n&eum...
JAPONI - Pas fitoreve kundër Preston (3-1) dhe Stoke City (5-0), dhe një humbjeje (2-4) kundër AC Milanit, Liverpool vazhdoi turneun e tij a...
GJERMANI - Pas muajsh negociatash, Bayern Munich ka finalizuar një marrëveshje të re sponsorizimi me Emirates. Sipas gazetës gjerm...
FRANCE - Në një intervistë me median italiane La Gazzetta dello Sport, Marco Verratti u rikthye këtë të martë te largi...
ANGLI - Kanë kaluar pothuajse 11 muaj që kur filloi "gjyqi i shekullit". Manchester City, i akuzuar nga Premier League për 115 shkelje t&e...
FRANCE - Veronique Rabiot, nëna e ish-mesfushorit të Juventusit, Adrien, u përgjigjet kritikave të shumta të marra gjatë viteve&...
SPANJE - Real Madridi vendosi të hapë një faqe të madhe në historinë e tij këtë verë. Carlo Ancelotti, ...