"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN) është gati të bëjë lirimin e babait të futbollistit kolumbian, por kërkon ndalimin e përpjekjeve të policisë dhe ushtrisë për shpëtim.
KOLUMBI - Përgjegjësinë për rrëmbimin e prindërve të futbollistit Luis Diaz e ka marrë Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Kolumbisë (ELN), e cila më pas, e la të lirë nënën e lojtarit të Liverpoolit.
Në 24 orët e fundit ELN ka bërë me dije synimin e saj për të liruar edhe Manuel Diazin, pas thirrjeve të futbollistit për të respektuar të atin, por në një deklaratë me shkrim të lëshuar dhe firmosur nga komandanti Jose Manuel Martinez Queiroz, theksohet se kjo nuk ishte ajo mund të ndodhë në çast!
“Ne po bëjmë përpjekje për të shmangur incidentet me forcat qeveritare. Zona është ende e militarizuar, ata po kryejnë fluturime, zbarkojnë trupa dhe ofrojnë shpërblime si pjesë e një operacioni intensiv kërkimi”,- tha ELN në deklaratën e saj, duke shtuar:
“Kjo situatë nuk lejon që plani i lirimit të zbatohet shpejt dhe me siguri në mënyrë që zoti Diaz të mos rrezikohet. Nëse operacionet vazhdojnë në zonë, do të vonojnë lirimin dhe do të rrisin rreziqet. E kuptojmë ankthin e familjes, të cilës i themi se do ta mbajmë fjalën, sapo të kemi garanci sigurie për mbarëvajtjen e operacionit çlirimtar”.
Kujtojmë se prindërit e Diaz u rrëmbyen në qytetin verior të Kolumbisë, Barranca me sulmuesin e Liverpoolit, që të dielën mbrëma, duke shënuar në 90'+5 në shtëpinë e Lutonit, ngriti fanelën për të treguar mesazhin: “Liri për babin”, dhe më pas lëshoi një deklaratë duke thënë:
“Lutem që ai të lirohet menjëherë, duke respektuar integritetin e tij dhe duke i dhënë fund kësaj pritjeje të dhimbshme. Në emër të dashurisë dhe dhembshurisë, ne kërkojmë që ata të rishqyrtojnë veprimet e tyre dhe të na lejojnë ta kthejmë atë."
B.T (Dosja.al)
PORTUGALI - Nuk ishin vetëm përplasjet mes tifozëve të Milanit dhe Parisit. Më shumë se 300 tifozë të Antwerpe...
ITALI - Milani tashmë ka reaguar ndaj sulmeve huligane të klubit ndaj tifozëve të Paris Saint-Germain mbrëmë. Tifozë...
SPANJE - Sytë nuk u mbyllën dhe Disiplina spanjole nuk ka falur pakujdesinë e drejtuesve të skuadrës. Është konfirmuar p&eum...
FRANCE - Në një kohë kur vazhdimësia e Kylian Mbappe në Paris vihet sërish në pikëpyetje, presidenti i ...
ANGLI - Pas më shumë se pesë vitesh në Benfica, Odysseas Vlachodimos u largua për në Nottingham Forest në verë...
TURQI - Trajneri portugez Jorge Jesus po mendon të apelojë në FIFA me një ankesë kundër Fenerbahçes, të cilën e k...
SPANJE - Klubi “los blancos” i Real Madridit, i cili pret SC Braga të mërkurën, deklaron se lojtari 20-vjeçar tani do të ...
ITALI - Tifozët e Milanit përgatitën një pritë për tifozët e PSG-së që ndodheshin në Navigli të...
ITALI - Ditë vendimtare te Milan për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic me kuqezinjtë. Suedezi dhe Gerry Cardinale u ...
ANGLI - Wayne Rooney, trajneri aktual i Birminghamit në nivelin e dytë të futbollit anglez, foli edhe një herë për problemet e alk...