"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Ish-ylli i Anglisë dhe Manchester United flet për problemet në fillim të karrierës së tij: "Nuk dija të përballoja ankthin dhe stresin, kështu që përdora alkoolin si një shpëtim"
ANGLI - Wayne Rooney, trajneri aktual i Birminghamit në nivelin e dytë të futbollit anglez, foli edhe një herë për problemet e alkoolizmit që e preku në fazat e hershme të karrierës së tij.
Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Anglisë, me 53 gola në 120 paraqitje ndërkombëtare, pranoi në një bisedë në podkastin e “BBC Seven” se, "në momentet më të vështira" pinte "derisa u shua".
“Kam pasur shumë sfida të ndryshme, brenda dhe jashtë fushës, dhe ikja ime, streha ime ishte alkooli. Kur isha në fillim të të 20-ave, isha duke luajtur për Manchester United, u mbylla në shtëpi për disa ditë dhe nuk dola. Unë vetëm piva. Madje më ra të fikët”,- tha ish- sulmuesi i Everton, Manchester United, DC United dhe Derby County gjatë intervistës së bërë nga ish-lojtari i rugbit, Rob Burrow, përgjegjës për një podcast për shëndetin mendor.

"Mund të kishte vrarë dikë, ose mund të më vriste"…
Wayne Rooney, 38 vjeç, aktualisht është trajner i Birminghamit, në nivelin e dytë të futbollit anglez. “Nuk doja të isha pranë njerëzve, sepse ndonjëherë ndihemi në siklet dhe herë të tjera ndihemi sikur thjesht i kemi zhgënjyer. Thellë brenda vetes, nuk dija si t'i përballoja të gjitha këto, kështu që zgjodha alkoolin për të ndihmuar veten të kapërcej stresin dhe ankthin. Po, kishte njerëz në kombëtare dhe në Man.United me të cilët mund të flisja, por vendosa të mos e bëja dhe u përpoqa ta përballoja i vetëm”, tha Wayne Rooney, tani 38 vjeç.
"E vërteta është se m'u desh pak kohë për të kuptuar se kur e bëjmë këtë, kur nuk i lejojmë njerëzit të na ndihmojnë, ne mund të biem vërtet në një gropë të madhe të errët... dhe unë isha atje për disa vjet. Fatmirësisht tani nuk kam frikë të flas me njerëzit për disa probleme që mund të kem dhe i këshilloj fort të gjithë ta bëjnë këtë”, përfundoi ish-sulmuesi.

Kjo nuk është hera e parë që Rooney ka probleme me alkoolin. Në shkurt 2022, në programin “BBC Breakfast”, tema ishte trajtuar tashmë. Në mënyrë dramatike…
“Vdekja është diçka që na ecën përkrah nesh, kur jemi në fund. Mund të kishte vrarë dikë. Ose mund të më vriste. Gjithçka kalon nëpër kokën tuaj. E dija se kisha nevojë për ndihmë, për të shpëtuar veten, por edhe për të shpëtuar familjen time”, pranoi trajneri i Derby County.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Mauricio Pochettino ka analizuar fitoren 4-1 të Chelseat në derbin e Londrës kundër Tottenhamit, në ditën e...
ANGLI - Newcastle i Eddie Howe dëshiron të largohet me fitore nga Dortmundi në vizitën e tyre në “Signal Iduna Park”, pas h...
SPANJE - Federata Spanjole ka konfirmuar shtyrjen e ndeshjes Mallorca-Cádiz, e planifikuar për të dielën, për shkak të ndeshjes ...
GJERMANI - Liderët e Barcelonës duan ta vulosin sot kualifikimin për në fazën e 1/16-tave të Champions League, duke kërkuar v...
ANGLI - Man.City është një fitore larg kualifikimit për në raundin e 1/16-ave, duke konfirmuar statusin e tyre si favorit në Grupi...
ARGJENTINE - Jorge Almirón nuk është më trajner i Boca Juniors. Ai dha dorëheqjen pas humbjes së klubit argjentinas ndaj Fl...
FRANCE - Korrikun e kaluar, PSG nënshkroi me qendërmbrojtësin e Bayern Munichut, Lucas Hernández, për një tarifë pre...
ITALI - Biznesmenia dhe nëna e Adrien Rabiot, Véronique Rabiot, tregoi në një intervistë për 'Gazzetta dello Sport' se si ë...
BRAZIL - Sulmuesi i Palmeiras, Endrick, i cili do të transferohet në Real Madrid në vitin 2024, është thirrur për herë t...
GJERMANI - Harry Kane po shënon gol pas goli. Sulmuesi anglez po tregon klasin e tij te Bayern dhe ai bëhet gjithnjë e më i mire p...