LIVE UPDATES
Sport

Rrëfimi i Maganit: Muriqi, jetimi që mposhti dallgët e jetës dhe u bë “Pirati” i Spanjës...

Trajneri i tij Gugash Magani tregon fillimet e karrierës së Vedat Muriqit në radhët e Teutës së Durrësit…

9 Prill 2026, 20:08 Nga DOSJA

Rrëfimi i Maganit: Muriqi, jetimi që mposhti dallgët e jetës

TIRANE - Sot, emri i tij kumbon në stadiumet e La Ligës, duke rivalizuar yje botërorë si Kylian Mbappe me një shifër mbresëlënëse prej 19 golash. Vedat Muriqi është kthyer në një makineri golash dhe një nga sulmuesit më të frikshëm në elitën e futbollit spanjol dhe europian.

Por rrugëtimi i “Piratit” të Kosovës drejt majës nuk ka qenë aspak i shtruar me ar. Për të kuptuar thelbin e suksesit të tij, duhet të kthehemi pas në kohë, në sezonin 2012-2013, atëherë kur një djalosh shtatlartë, me shumë ëndrra dhe pak fjalë, trokiti në dyert e Teutës së Durrësit.

Në krye të stolit durrsak asokohe ishte Gugash Magani. Për teknikun peqinas, kujtimet e atij djaloshi janë ende të freskëta, në këtë interviste ekskluzive për Top Channel dhënë gazetarit Endi Tufa, jo vetëm për atë çfarë tregonte në fushë, por mbi të gjitha për dimensionin e tij njerëzor dhe sakrificën e jashtëzakonshme.

Zbulimi i një talenti shpesh fshihet pas rrethanave të vështira dhe vendimeve që shkojnë përtej anës teknike. Magani kujton momentet e para kur Muriqi iu bashkua skuadrës në provë, duke theksuar se qëndrimi i tij në ekip u diktua jo vetëm nga fiziku, por edhe nga një ndjeshmëri e veçantë e klubit ndaj historisë së tij personale, që e bënte atë një djalosh me një peshë të madhe mbi supe.

“Vedat Muriqi në fillimet e para ka qenë lojtari i Teutës dhe ne e morëm në fillim në provë, të jem i sinqertë. E mbajtëm sepse përveç futbollit, ishte dhe pjesa humane, siç ishte presidenti i asaj kohe i ekipit, sepse ky përveçse ishte i vogël, ishte edhe jetim dhe u kujdesej me sa mbaj mend unë xhaxhai i tij”, shprehet Magani.

Në pamje të parë, Muriqi i atyre viteve nuk ishte sulmuesi i rafinuar dhe i frikshëm që shohim sot. Megjithatë, atë që i mungonte në finesë, e kompensonte me një etje të jashtëzakonshme për t’u përmirësuar. Për Maganin, sulmuesi dardan është personifikimi i punës së palodhur, aq sa tekniku nuk ngurron ta krahasojë mentalitetin e tij me atë të Cristiano Ronaldos kur bëhet fjalë për vullnetin në stërvitje.

“Përveç cilësive fizike nuk kishte ndonjë gjë të veçantë, por sot më vjen mirë që është bërë një lojtar kaq i madh, sepse për hir të së vërtetës ishte një lojtar shumë punëtor. Më kërkonte me shumë edukatë dhe mirësjellje që, edhe pse isha trajneri i parë i ekipit, ta stërvisja individualisht edhe pas seancës stërvitore.

Dhe gjithmonë ditën e hënë, martë dhe të mërkurë, punoja me të veçmas. Për mua ai është modeli i Ronaldos. Një lojtar shumë punëtor dhe vetëm puna e ka bërë që të jetë në këto nivele të larta, jam krenar që e kam stërvitur këtë lojtar”, shprehet ish-trajneri i Teutës.

Rasti i Muriqit shërben sot edhe si një leksion për vetë trajnerët, menaxherët dhe skautët në Shqipëri. Magani e shfrytëzon këtë histori suksesi për të dhënë një mesazh të fortë për kolegët e tij, duke theksuar rëndësinë e ndershmërisë në seleksionimin e elementëve të rinj, një parim që ai e konsideron të shenjtë në profesionin e tij për të mos “vrarë” ëndrrat e të rinjve.

“Kisha edhe një sugjerim, ne trajnerët duhet të jemi pak më të kujdesshëm tek pjesa e seleksionimit, jepi tjetrit atë që meriton. Një profesionist i mirë, pikë së pari, duhet të jetë i ndershëm. Me veten time kam bërë një betim, siç e kanë bërë doktorët betimin e Hipokratit, unë kam bërë betimin e Hipokratit në futboll. Çdo gjë më pas është relative, sepse jo të gjitha janë absolute ashtu siç është edhe vetë futbolli.”

Sot, kur e shohim Vedat Muriqin të fitojë duelet në ajër me mbrojtësit e Realit të Madridit apo Barcelonës dhe të ngrejë peshë tifozët spanjolë me golat e tij, fjalët e Gugash Maganit marrin një kuptim akoma më të thellë.

“Pirati” nuk lindi i tillë, ai u farkëtua mes vështirësive të jetës, përulësisë, dhe atyre seancave stërvitore shtesë pasditeve në Durrës. Rrugëtimi i tij mbetet një dëshmi e qartë se fiziku dhe fati mund të hapin një derë, por është vetëm puna e pamëshirshme, dëshira për të mësuar dhe vullneti i hekurt që të mbajnë në majën e botës.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!