19 Maj 2024, 14:30
Nga DOSJA

BRAZIL - Romario da Souza Faria luajti ndeshjen e tij të fundit si profesionist në vitin 2009 me fanellën e América RJ, në moshën 43-vjeçare, në një përpjekje për të ndihmuar një klub historic, që kishte rënë në gjendje të keqe në Kategorinë e Parë të Carioca.
Para kësaj, ai i kishte varur këpucët për herë të parë, në vitin 2007, duke veshur fanelën e Vasco da Gamas pas një ndeshjeje në nivelin më të lartë në çerekfinalen e Copa Sudamericana.
Pesëmbëdhjetë vjet pas atij rikthimi kalimtar, sulmuesi brazilian është veshur edhe një herë me uniformën sportive në përpjekje për të ndihmuar sërish América RJ, skuadrën e dashurive të babait të tij të ndjerë, në një rol të dyfishtë si 'president-lojtar'.
Skuadra, fituese e shtatë kampionateve të Cariocas, edhe pse i fundit daton në vitin 1960, sapo është rikthyer në Divizionin e Dytë të futbollit shtetëror në zonën e Rio de Zhaneiros dhe vetë djali i Romarios i është bashkuar radhëve të tij këtë vit.

Romarinho, 30 vjeç, luajti disa minuta në fitoren e skuadrës së kuqe (2-0) duke ardhur nga pankina, por babai i tij nuk u fut përfundimisht në fushë, në një vendim thjesht taktik: “Ne gjithmonë do të kemi prioritet pjesën sportive. Gjëja më e rëndësishme tani për Amerikën është të marrë tre pikët në këto ndeshje”,- shpjegoi ai për shtypin pas një ndeshjeje që shkaktoi shumë bujë mediatike .

"Kishte një mundësi reale që të futesha. Unë isha duke folur me trajnerin, por e kuptuam që, për fat të keq, sot nuk ishte dita",- rrëfeu Romario, i cili u ngroh si një tjetër bashkë me pjesën tjetër të shokëve të tij dhe ishte më aktiv në pankinë duke dhënë udhëzime, duke protestuar ndaj arbitrit dhe duke vibruar me shokët e tij të skuadrës, disa prej tyre 40 vjet më të rinj.

Ideja e Romarios është të kthejë klubin që ai kryeson në nivelin më të lartë të futbollit të Rios së bashku me klube të tjera historike si Botafogo, Vasco da Gama, Fluminense apo Flamengo. Këto tre pikët e para në ndeshjen e tyre të parë të sezonit janë guri më i mirë për të ndërtuar një projekt emocionues.
"Ne po ristrukturohemi dhe e di që babai im do të jetë shumë i lumtur atje lart. Jam absolutisht i sigurt që këtë herë do t'ia dalim, por duhet të kemi durim, qetësi dhe mbi të gjitha shumë besim,"- tha ai i emocionuar.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 Maj 2024, 14:00
SPANJE - Situata e Toni Kroos është një burim pasigurie në skuadrën e Real Madridit. Siç sqaron e përditshmja &lsqu...
Sport
19 Maj 2024, 13:30
SPANJE - Polemika u rrit shpejt në anën e Barçës dhe e përditshmja ‘Sport’, e cila anketoi palët e interesuar...
Sport
19 Maj 2024, 13:00
SPANJE - Të shtunën mbrëma, rrjeti Cope njoftoi, se Rayo Vallecano kishte denoncuar një trukim të ndeshjes në...
Sport
19 Maj 2024, 12:30
SPANJE - Nëse ka pasur diçka në mjedisin e Sevillas për të cilën është folur pak, shumë pak, në orët ...
Sport
19 Maj 2024, 12:00
SPANJE - FC Barcelona u shpall fituese e Kupës së Mbretëreshës, pasi i dha një goditje të fortë Re...
Sport
19 Maj 2024, 11:45
ARABIA SAUDITE - Pak orë para epilogut të Premier League, Cristiano Ronaldo ka ndarë parashikimin e tij për garën për titull.
P...
Sport
19 Maj 2024, 11:30
TIRANE - Prej pak ditësh trajnerët e skuadrave përfaqësuese, finaliste në europianin “Gjermani 2024”, kanë filluar t...
Sport
19 Maj 2024, 11:18
ITALI - Paolo Montero (52) do të marrë drejtimin e Juventusit në Serie A për pjesën tjetër të sezonit, tha klu...
Sport
19 Maj 2024, 11:00
ARGJENTINE - Klubi argjentinas Independiente zyrtarizoi lamtumirën e trajnerit të tij, Carlos Tevez, pak orë më parë, ...
Sport
19 Maj 2024, 10:30
ANGLI - Në rrjete po qarkullon një video në të cilën mund të shihni lojtarët e Arsenalit duke bërë pro...