"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Éric Cantona, ish-ylli i ‘Djajve të Kuq’ tani i hyn muzikës… dëgjojeni (video)
Futbollisti, aktori... Éric Cantona ka vendosur të merret me muzikë dhe po publikon një këngë sot para një turneu në vjeshtë dhe një albumi në 2024.
2 Qershor 2023, 14:49Nga DOSJA
ANGLI - Të moshuarit e njihnin atë si një futbollist profesionist përpara se të përqafonte karrierën e tij të aktrimit. Mirëpo tani Éric Cantona ka nisur një rrugë të re.
Këtë të premte, ish-lavdia 57-vjeçare e Mançester Junajtid, ka lançuar në platforma këngën e quajtur “The Friends we lost”. Cantona e këndon me këtë titull melankolik në anglisht.
Tifozët e ish-sulmuesit do të mund ta zbulojnë atë në vjeshtë për një turne të quajtur "Cantona sings Eric", që do të nisë në Mançester, qyteti ku ai u bë personazh. “Kjo është ajo që më pëlqen mua, live,- shpjegon ai në Le Parisien.
Prandaj e bëj. Sepse me siguri do të ketë shumë papërsosmëri, shumë aksidente. Aty ku nuk ka kurrë një aksident, nuk ka kurrë një moment gjenialiteti”.
Turneu i tij më pas do të kalojë nëpër Irlandë, Zvicër dhe Francë dhe një album është planifikuar për vitin 2024.