"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Ballkani ka barazuar 0-0, duke marrë vetëm një pikë në transfertë ndaj Astana, në kuadër të ndeshjes së katërt të fazës së grupeve në Conference League.

KAZAKISTAN - Nëse Ballkani nuk do të kishte pësuar atë humbje 2-1 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, do të flisnim ndryshe pas barazimit 0-0 në ndeshjen e sotme ndaj Astanas në Kazakistan.
Kampionët e Kosovës, në këtë ndeshje të katërt në grupin “C” të Conference League, ishin një skuadër tjetër, ata e dominuar nga fillimi deri në fund takimin, por mbeten të zhgënjyer nga rezultati, i cili më së paku duhej të ishte pozitiv për ta.
Qysh në minutën e katërt të ndeshjes, Ballkani rrezikoi me anë të Almir Kryeziut, por që goditja e tij ishte e plogësht dhe jashtë porte. Skuadra suharekase vazhdoi me një dominim të lehtë ndaj vendasve, duke kërkuar që të kalonte në epërsi.
Në minutën e 33-të, Kryeziu bëri një goditje që e detyroi portierin e Astanës të shpëtonte portën e tij. Gjithsesi, të dyja skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve pa treguar ndonjë rast të madh për gol.

Pas pushimit, loja ishte edhe më me ritëm, me Ballkanin që kërkon me ngulm golin e fitores. Në minutën e 50-të, Almir Kryeziu lëshoi një pasim te Nazmi Gripshi, por ky i fundit nuk arriti ta konkretizonte me gol.
Gripshi pati një mundësi të mirë shënimi edhe në minutën e 73-të, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë. Rast pas rasti, Gripshi (82’) ishte afër të kalonte Ballkanin në epërsi, mirëpo Josip Condric bëri një ndërhyrje fantastike.
Ballkani nuk u ndal së sulmuari deri në minutat e fundit, por në fund iu desh të kënaqej vetëm me një pikë. Gabimi i një jave më parë në “Fadil Vokrri” nuk mund të zhbëhet…
Vikoria Plzen është kryesues i Grupit “C” me nëntë pikë, Astana dhe Ballkani ndjekin me nga katër dhe Dinamo Zagrebi mbyll renditjen me tri pike.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Juventus njoftoi në rrjetet sociale rinovimin e kontratës së lojtarit Manuel Locatelli deri në vitin 2028. Mesfushori italian ë...
KOLUMBI - Rrëmbimi i prindërve të sulmuesit të Liverpool-it, Luis Diaz, ndodhi më 28 tetor, në një karburant në Barranca...
ANGLI - Roberto Firmino, lojtari i Al-Ahli, sqaroi, në një fragment nga libri i tij i botuar nga “The Guardian”, se si ishte marrëd...
BRAZIL - Në një intervistë për “TNT Sports”, Felipe Melo, lojtari brazilian i Fluminenses, nuk u tregua i butë për t&r...
ANGLI - Dimitar Berbatov, një ish-sulmues bullgar me një të kaluar në “Old Trafford”, kritikoi Antonyn, duke thënë s...
SPANJA - Frederico Valverde, mesfushori i Real Madridit, ka rinovuar këtë të enjte lidhjen e tij me klubin ‘Merengue’ deri n&eum...
FRANCE - I riu Warren Zaire-Emery, një lojtar 17-vjeçar i PSG-së, u thirr, këtë të enjte, për herë të parë n...
FRANCE - Liverpool viziton Toulouse-n këtë pasdite (18:45), duke e ditur se një fitore i garanton të paktën një biletë pë...
ITALI - Roma do të tentojë të kualifikohet sot në 1/16 e Europa League, duke kërkuar një fitore ndaj Slavias në Pragë, n...
SPANJE - Lajmi për vdekjen e José Antonio Reyes në vitin 2019, viktimë e një aksidenti rrugor, tronditi botën. Noelia L&o...