10 Janar 2026, 09:00
Nga DOSJA

GJERMANI - Dy ndeshje futbolli të divizionit të parë gjerman u anuluan të premten, pasi bora e madhe i bëri stadiumet të pasigurta.
Ndeshja e Bundesligës së St. Paulit kundër Leipzigut e së shtunës u shty për shkak të rreshjeve të dendura të dëborës në qytetin e Hamburgut në Gjermaninë veriore, dhe pritej që të ketë reshje të tjera të dëborës.
Orë më vonë, liga konfirmoi se ndeshja e Werder Bremen me Hoffenheim, gjithashtu e planifikuar për të shtunën, nuk do të zhvillohej.
St. Pauli tha se kishte “bërë gjithçka që ishte e mundur për të siguruar që ndeshja të zhvillohej në mënyrë të sigurt”, por kjo nuk ishte e mundur.
Pavarësisht përpjekjeve disa ditore për të pastruar borën, vështirësitë në heqjen e saj nga çatia e stadiumit ishin një shqetësim i veçantë, tha St. Pauli.
Klubi shtoi se ishte këshilluar që anulimi i ndeshjes mund të lehtësonte barrën mbi shërbimet e urgjencës, rrjetin e transportit dhe sistemin e kujdesit shëndetësor. Leipzig është i katërti në Bundesligën me 18 ekipe dhe St. Pauli është i 16-ti.
Sakaq Bremen tha se akulli dhe reshjet e borës e bënë të pamundur zhvillimin e ndeshjes në mënyrë të sigurt në stadiumin e saj me kapacitet prej 42.000 vendesh. Problemet përfshijnë akullin në holle, problemet me mbajtjen e daljeve të emergjencës të lira dhe vështirësitë e udhëtimit për spektatorët, shtoi klubi.
Liga premtoi të ofrojë data të reja për dy ndeshjet e shtyra "së shpejti".
Të premten ra borë në të gjithë Gjermaninë veriore dhe lindore dhe pritej të binte më shumë borë gjatë natës. Udhëtimi hekurudhor në distanca të gjata në pjesën më të madhe të veriut u pezullua dhe udhëtimet rrugore u ndërprenë.
Ndeshja e Union Berlin kundër Mainz mbetet në orar për të shtunën, edhe pse tifozët e Union janë ofruar vullnetarisht për të lëvizur borën dhe akullin rreth stadiumit të ekipit të tyre në kryeqytetin gjerman këtë javë.
Ky është raundi i parë i ndeshjeve që nga pushimet dimërore të Bundesligës…
B.T (Dosja.al)
Sport
10 Janar 2026, 08:30
MAROK - Çerekfinalja e Marokut kundër Kamerunit në Kupën e Kombeve të Afrikës 2025 padyshim do të mbetet një nga mom...
Sport
10 Janar 2026, 08:00
ARABIA SAUDITE - Deri në ndeshjen e së premtes kundër Al-Kholood, Karim Benzema nuk e kishte treguar performancën e tij në ligën...
Sport
10 Janar 2026, 07:30
ANGLI - Atmosfera në stadiumin Emirates në Londër ishte e nxehtë që nga fillimi, me Arsenalin dhe Liverpoolin që nuk i lanë...
Sport
10 Janar 2026, 00:58
GJERMANI - Kjo është ajo që quhet një fillim më shumë se premtues. Duke dhënë një asist vendimtar pasi hyri si z&...
Sport
9 Janar 2026, 20:52
Ole Gunnar Solskjaer e drejtoi Manchester Unitedin midis viteve 2018 dhe 2021...
ANGLI - Në këtë pikë, të gjithë komentator&e...
Sport
9 Janar 2026, 20:17
ANGLI - Manchester City ka nënshkruar me sulmuesin ganez Antoine Semenyo të Bournemouthit për një kontratë deri në qershor 2031,...
Sport
9 Janar 2026, 20:04
Ilia Topuria, duke dalë nga gjykata
SPANJE - Larg nga tetëkëndëshi për shkak të një çështjeje delikate perso...
Sport
9 Janar 2026, 19:10
ARABIA SAUDITE - Real Madridi është në finale. E megjithatë, nuk ka qetësi shpirtërore. Ndeshja kundër ...
Sport
9 Janar 2026, 18:53
ITALI - Maurizio Sarri ka duruar mjaftueshëm. Ish-trajneri i Napolit, Chelseat dhe Juventusit ka kritikuar ashpër politikën e transfe...
Sport
9 Janar 2026, 18:37
SPANJE - Cancelo është një hap larg rikthimit në skuadër të Barcelonës. Megjithatë, do të duhen edhe di...