LIVE UPDATES
Sport

Reportazhi i AFP/ Fundi i një tabuje: Vajzat që shkruan historinë e futbollit shqiptar!

Agence France Presse (AFP) i ka kushtuar një artikull futbollit të vajzave në Shqipëri, një nga priorietet absolute të Federatës Shqiptare të Futbollit për tre vitet e ardhshme.

8 Mars 2023, 16:43 Nga DOSJA
Reportazhi i AFP/ Fundi i një tabuje: Vajzat që shkruan historinë

TIRANE - Nga vështirësitë për të luajtur futboll në Shqipëri, tek arbitrimi i ndeshjeve nga vajzat jo vetëm në kampionatin shqiptar, por edhe në sfida ndërkombëtare. Duket se tashmë tabutë janë thyer dhe ‘beteja është fituar’.

“Emanuela Rusta i ka sfiduar të gjitha tabutë për t’u bërë e para arbitre vajzë në kampionatin shqiptar, falë vendosmërisë së saj. Një gjë e paimagjinueshme në vendet Ballkanike, ku patriarkia stërgjyshore ka filluar të lërë vend. ‘Duhet të luftosh për të qenë e pranuar’,- i thotë AFP arbitrja 29-vjeçare, gjyqtare ndërkombëtare e FIFA-s që prej vitit 2019. ‘Duhet ta thyejmë tabutë’.

Në Shqipëri, futbolli është pasion kombëtar, por futbolli i vajzave është në fillimet e tij, me gati dy dekada ekzistencë. Federata Shqiptare e Futbollit numëron rreth 2000 futbolliste vajza të licencuara, nga 22 mijë që janë djem.

Në mëngjes, Emanuela Rusta punon si mësuese fizkulture në një gjimnaz në qendër të Elbasanit. Ai është qytetit të saj të lindjes, ku është e vështirë të jetosh vetëm duke u marrë me sport. Pasdite, ajo stërvitet me kolegët e saj djem. “Për të marrë vendime të drejta, duhet të njohësh rregullat në mënyrë perfekte, por gjithashtu duhet të kesh edhe një gjendje të shkëlqyer fizike dhe aftësi për t’u përqëndruar”. Kështu shprehet e reja, e cila jeton me të ëmën në një apartament të vogël të mbushur me medalje që dëshmojnë suksesin e saj. ‘Nuk është e lehtë ‘të thyesh barrierat e stereotipeve gjinore kur mediat lokale bëjnë tituj ‘arbitrja seksi rrit temperaturat’.

Në këtë vend me 2.8 milionë banorë, që ka qenë e veçuar nga bota për shumë kohë për shkak të diktaturës komuniste, shumë gra janë ende të nënshtruara dhe të varura ekonomikisht.

Por prej shumë vitesh, të drejtat e grave kanë shënuar progres, kryesisht të drejtat e grave të arsimuara. Ato janë më të shumta në poste me përgjegjësi, në magjistratë, në universitet, në ministri. Edhe qeveria shqiptare përbëhet nga 70% gra. Arbitrimi ‘nuk është një çështje gjinie, por aftësie’, nënvizon më tej Emanuela Rusta, e cila ka arbitruar një sërë ndeshjesh ndërkombëtare në Europë.

Ambicia e saj është që të arbitrojë ndeshjet e Kupës së Botës për djem, ashtu sikurse bëri së fundmi edhe francezja Stéphanie Frappart. Kjo e fundit u bë e para për një gjyqtare në Katar. E ndërkohë, ajo shpreson të drejtojë një ditë derbin e futbollit shqiptar mes Tiranës e Partizanit. Disa besojnë se vajzat janë më të mira për ta mbajtur të qetë situatën. ‘Një arbitre vajzë zbut tensionet’, thotë Andi Verçani, ndjekës i futbollit shqiptar. ‘Ajo krijon një klimë besimi sepse krijon distancë.

Edhe pse e themeluar në vitin 2009, ekipi i vajzave të Vllaznisë së Shkodrës ka fituar tashmë titullin kampion të Shqipërisë. Gjithashtu ka luajtur kundër Chelsea, Real Madrid-it dhe PSG në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve për vajza për sezonin 2022-2023. “Çelësi i suksesit qëndron te këto vajza, që ia kanë dalë të mposhtin paragjykimet që futbolli nuk është vetëm një sport burrash”, nënvizon Presidenti i klubit të Vllaznisë, Lazër Matija.

Mes lojtareve të Vllaznisë është edhe Megi Doçi, me origjinë nga një fshat i varfër në veri të Shqipërisë. Ajo nisi të luajë futboll kundër dëshirës së të ëmës, përpara se të nisej në moshën 12 vjeçare drejt Tiranës për të ndjekur pasionin e saj. Gjërat nuk kanë qenë aspak të thjeshta thotë Megi: “Jam rrëzuar, kam vuajtur, kam qarë, kam ‘gëlltitur’ lotët e mi, por çdo herë jam ngritur dhe kam luftuar. Çështje zemre”. Ambicia e saj nuk ndalet këtu: Ajo ëndërron të luajë për Bayern Munich ose Real Madrid. Ajo stërvitet katër orë në ditë me djemtë. ‘Është një sfidë, peshën e këtij mentaliteti e ndjejmë gjithmonë prezent, pasi këtu nuk janë mësuar ende që t’i shohin vajzat të luajnë futboll’, vijon Megi.

Të rrallë janë njerëzit që besojnë se një lojtare mund të jetë edhe nënë. I tillë është edhe rasti i Ardiola Raxhimit, portieres 24-vjeçare të Vllaznisë, që drejton edhe një sallon bukurie për burra.

Presidenti Armand Duka siguron që ‘futbolli i vajzave është prioritet’ i Federatës Shqiptare të Futbollit. ‘Për shumë vite, futbolli i vajzave ishte një tabu, pasi futbolli konsiderohej si një sport burrëror. Por ne e kemi fituar këtë betejë’. Gjithsesi Presidenti Duka e pranon që barazia nuk është arritur ende. Futbollistet vajza marrin një pagesë rreth 400 euro, më pak se gjysma që marrin djemtë. Ndërkaq, 3.4 milionë euro nga 17 milionë euro që është buxheti i Federatës së Futbollit shkojnë për ekipet e vajzave.

‘Nuk kam dashur asnjëherë të zgjedh mes karrierës dhe jetës personale. Kam dashur gjithmonë të jem e lumtur me të dyja’, shpjegon Ardiola, që ka një djalë dy vjeç me Muhametin, një ish-futbollist,”- përfundon reportazhi i agjensisë prestigjoze Agence France Presse (AFP).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve