LIVE UPDATES
Sport

REL: Pse është kaq e vështirë të blesh biletë për ndeshjet e Kosovës?

Kërkesat për bileta për ta parë një ndeshje të Kombëtares në Stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë janë përherë të mëdha, por, mbase asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha sesa tani për ndeshjen historike të 31 marsit kundër Turqisë.

28 Mars 2026, 16:34 Nga E. D

REL: Pse është kaq e vështirë të blesh biletë

KOSOVË- Se herë që vjen koha për ndeshjet ndërkombëtare të Kosovës në futboll, të gjithë, bile edhe ata që nuk janë adhurues të këtij sporti, duan patjetër një biletë për ta parë ndeshjen e Kombëtares kur luan në shtëpi.

Kërkesat për bileta për ta parë një ndeshje të Kombëtares në Stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë janë përherë të mëdha, por, mbase asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha sesa tani për ndeshjen historike të 31 marsit kundër Turqisë.

Kosova e pret Kombëtaren turke në një ndeshje ku synon të kualifikohet për herë të parë në Kupën e Botës dhe shumë kosovarë kanë mbetur të zhgënjyer nga pamundësia për të qenë në stadium për këtë ndeshje. Rëndësia e ndeshjes dhe kërkesat e mëdha kanë bërë që biletat të shiten në treg të zi me çmime marramendëse. Më poshtë shpjegojmë pse ka kaq shumë kërkesa për bileta dhe si përfundojnë ato në treg të zi.

Si shiten biletat?

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) i shet online biletat për ndeshjet e Kombëtares. Ajo e publikon njoftimin, zakonisht disa ditë para ndeshjes, në uebfaqen e vet dhe në rrjete sociale, së bashku me linkun ku mund të blihen ato.

Blerësi duhet të regjistrohet në platformën online dhe një përdorues mund t’i blejë më së shumti deri në katër bileta zakonisht, për shkak të kërkesave të mëdha, pavarësisht se ligji thotë se një njeri mund t’i blejë deri në shtatë sosh.

E gjitha që kërkohet në platformën e tanishme online janë një email, emri dhe mbiemri. Biletat zyrtare kushtojnë nga 10 euro më e lira, deri në 100 euro më e shtrenjta. Euforia në kulm dhe stadiumi i vogël bëjnë që kërkesat për bileta të jenë shumë më të mëdha sesa kapaciteti prej rreth 12.500 ulësesh i Stadiumit Fadil Vokrri. Në të kaluarën ka pasur deri në 200.000 kërkesa për bileta.

Të gjitha biletat për ndeshjen e së martës mbrëma u shitën sa hap e mbyll sytë në paraditen e 26 marsit.

Çuditërisht ato u shitën shpejt, pavarësisht se kur u nxorën në shitje, askush nuk e dinte nëse Kosova do të luante vërtet në finalen e plajofit për kualifikim në Kupën e Botës që mbahet në verë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, duke qenë se ajo ende nuk e kishte zhvilluar ndeshjen gjysmëfinale.

Dhe, kur Kosova e mposhti 4:3 Sllovakinë në Bratisllavë mbrëmjen e asaj dite, dhe kaloi në finalen e plajofit, interneti u vërshua si me kërkesa për bileta, ashtu edhe me oferta për shitjen e tyre në treg të zi.

Kryetari i grupit zyrtar të tifozëve të Kosovës, Lulzim Berisha, tha se grupi nuk ka bileta për të ofruar për të tjerët, edhe pse e kupton “interesimin marramendës, me përmasa të paimagjinueshme”.

Taulant Dajaku, ish-futbollist dhe tani analist futbolli, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se kërkesat e mëdha për këtë ndeshje janë të natyrshme duke ditur se Kosova me një fitore do të siguronte pjesëmarrjen për herë të parë në një kampionat të madh, qoftë botëror apo evropian, qëkurse u pranua si kombëtare para një dekade.

“Kërkesat, në rastin e veçantë, tregojnë dëshirën e madhe për të qenë në një event të rëndësisë historike siç ka kjo ndeshje meqë jemi një hap afër një arritjeje kulminante si kualifikimi në një nga eventet më të mëdha sportive në botë, që për Kosovën si shtet do të ishte jo vetëm arritje sportive, por edhe diplomatike dhe që do e bënte eventin e dytë më të rëndësishëm në historinë shtetërore, pas shpalljes së pavarësisë”, thotë Dajaku.

Tregu i zi

Në ditët pas fitores së Kosovës në Bratisllavë, rrjetet sociale u mbushën me kërkesa për bileta, por edhe me oferta për shitjen e tyre në treg të zi. Me një kërkim të thjeshtë në rrjete sociale për biletë për ndeshjen Kosovë-Turqi, mund të hasje në shumë oferta me çmime deri në 200 euro për biletë.

Radio Evropa e Lirë bisedoi të premten me një shitës në tregun e zi, i cili kërkoi 200 euro për një biletë që normalisht kushton 10 euro. I kontaktuar përsëri disa orë më vonë, ky shitës tha se biletat nuk ishin më në shitje, pasi i kishte shitur tri për 800 euro në total.

Një shitës tjetër i tha REL-it se do t’i shiste edhe më shtrenjtë në ditën e ndeshjes. Gjithashtu, ka thashetheme se biletat në treg të zi po iu shiten edhe turqve. Turqit e përbëjnë mbi 1 për qind të popullsisë së Kosovës, sipas regjistrimit të fundit, ndërsa ka edhe shumë punëtorë turq në kryeqytet. Berisha u bëri thirrje autoriteteve t’i hetojnë dyshimet për shitjen e biletave në të zezën.

”Jemi të shqetësuar nga zërat që po qarkullojnë se biletat e Kosovës po shiten në tregun e zi dhe po përfundojnë te tifozët mysafirë. Ftojmë Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me organet tjera të rendit dhe të drejtësisë, të reagojnë ndaj keqbërësve”, shkroi ai në Facebook.

Pse biletat përfundojnë në treg të zi?

Nuk është habi që biletat e një ndeshjeje të rëndësishme futbolli përfundojnë në treg të zi në Kosovë, apo kudo tjetër. Në Kosovë ka ndodhur shpesh, posaçërisht kur Kombëtarja ka luajtur ndeshje të rëndësishme. Ka disa arsye pse ato shiten lehtë në treg të zi dhe kalojnë pa ndonjë ndëshkim. Platforma e kontraktuar nga FFK-ja për shitjen e biletave nuk kërkon nga blerësi mjet identifikimi, por thjesht një email ku mund ta pranosh biletën dhe emrin e mbiemrin e vendosur në biletë.

Pra, bileta nuk personalizohet dhe, pavarësisht kush e ka blerë, secili mund ta përdorë atë për të hyrë në stadium, edhe pse ka paralajmërime se bileta nuk mund të rishitet dhe se nevojitet mjet identifikimi për të hyrë në stadium.

Kur një tifoz shkon për të hyrë në stadium në ditën e ndeshjes, atij thjesht i skanohet bileta përmes barkodit, por nuk i kërkohet të identifikohet përmes ndonjë dokumenti si mbajtës i asaj bilete. Në këtë mënyrë, një tifoz që e ka blerë biletën në të zezën mund të futet në stadium pa telashe. Dajaku thekson se fakti që Federata lejon shitjen e biletave të papersonalizuara, mundëson rishitjen e tyre në treg të zi.

“Në kohën në të cilën jetojmë ne, do të duhej të kishim një platforme siç ka Evropa, kur Federata shet bileta të këtë opsionin e personalizimit të tyre me të dhënat personale me të cilat pastaj futesh në stadium. Por, ne s’e kemi, sepse keqorganizimet nuk janë të rastësishme kur nuk ke transparencë. Këto janë problematika të vazhdueshme tonat”, përfundon ai.

Çfarë thotë ligji?

Ligji për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, në pikën 8 të nenit 10, thotë se ndalohet rishitja e biletave, por nuk e definon atë dhe as nuk tregon se cilat janë ndëshkimet e mundshme. Megjithatë, në pikën 1 të këtij neni thuhet se organizatori duhet të mbajë dëshmi për identitetin e njerëzve që ua shet biletat. Eksperti ligjor dhe arbitri i Gjykatës Evropiane të Arbitrazhit (ECA), Fisnik Salihu, thotë për Radion Evropa e Lirë se i takon FFK-së t’i verifikojë biletat që i shet.

“Organizatori duhet të krijojë mekanizëm të verifikimit të biletave që janë të personalizuara”, thekson Salihu.

Prokuroria Speciale e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse po i heton dyshimet për shitjen e biletave në treg të zi për çmime shumëfish më të larta sesa çmimi real. As Federata e Futbollit nuk iu përgjigj kërkesës për koment, por në një reagim në rrjetet sociale, ajo shprehu keqardhje që shumë tifozë nuk mund të marrin biletë dhe tha se, në bashkëpunim me kryeqytetin, do të vendosë ekrane të mëdha në sheshet e qytetit për t’iu mundësuar adhuruesve ta shikojnë ndeshjen bashkërisht./REL

 

ndeshjet e kosovës kosove

Sondazh

Poll
Sport 28 Mars 2026, 16:30

Bastoni i thotë po Barçës…

SPANJE - Brenda planifikimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm, nënshkrimi i një qendërmbrojtësi është...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë