Dita e 54-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren ...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne 23 Korrik, 09:25 Nisin tensionet p...
Sipas investigimit të televizionit italian, në marrëveshje ka qenë i përfshirë në prapaskenë edhe vëllai i tij, Genti Tare, i cili shërbente si konsull i Shqipërisë në Stamboll, pikërisht qyteti ku luante Muriqi me fanelën e Fenerbahçes.

ITALI - Transferimi i sulmuesit dardan, Vedat Muriqi, drejt klubit italian të Lazios për shifrën e majme prej 17.5 milionë eurosh, është kthyer në qendër të një investigimi nga emisioni i njohur italian “Report” në Rai3.
Ajo që bie në sy dhe merr vëmendjen kryesore në këtë dosje është “lidhja shqiptare”, një rrjet protagonistësh shqiptarë që dyshohet se kanë luajtur rolet kyçe në prapaskenat e kësaj blerjeje, e cila në nivel sportiv rezultoi një dështim.
Në qendër të hetimeve gazetareske dhe kritikave qëndron drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare. Edhe pse ndër vite ka qenë një nga figurat më të suksesshme të klubit italian, ky transferim ka ngritur dyshime të forta mbi një konflikt interesi.
Sipas investigimit të televizionit italian, në marrëveshje ka qenë i përfshirë në prapaskenë edhe vëllai i tij, Genti Tare, i cili shërbente si konsull i Shqipërisë në Stamboll, pikërisht qyteti ku luante Muriqi me fanelën e Fenerbahçes.
Për ta përforcuar këtë fakt, agjenti i njohur italian i futbollit, Vincenzo Morabito, e theksoi drejtpërdrejt peshën e faktorëve shqiptarë gjatë një deklarate tronditëse për emisionin:
“Tare ka një vëlla, i cili është konsull shqiptar në Stamboll, dhe papritmas ju paguani 18 milionë euro për një lojtar që është skandaloz. Trajneri Simone Inzaghi ka vënë duart në kokë për këtë blerje. Të shpenzosh aq shumë para për një lojtar të tillë, për Lazion është një çmenduri,” – u shpreh Morabito.
Por prania shqiptare në këtë transferim nuk mbaron me vëllezërit Tare. Hetimi i Rai3 ka zbuluar se në festën dhe negociatat e marrëveshjes, përveç agjentëve si vëllezërit Giuffrida dhe avokatit të lojtarit, u shfaq nga asgjëja si ndërmjetës edhe një tjetër shqiptar, Shkumbin Qormemeti.
Ai përshkruhet nga mediat italiane si një agjent me shumë pak lojtarë nën menaxhim, por që është një mik i vjetër dhe i ngushtë i Igli Tares, duke luajtur rol në mbylljen e pazarit për Muriqin.
Kështu, ajo që fillimisht u prezantua si një lëvizje e rëndësishme në merkato për të forcuar sulmin, po merr gjithnjë e më shumë trajta e një skeme ku lidhjet e ngushta mes drejtorit shqiptar të Lazios, vëllait të tij me pushtet diplomatik në Turqi, dhe një ndërmjetësi po ashtu shqiptar, bënë të mundur lëvizjen e dhjetëra milionë eurove për një transferim shumë të dyshimtë.
SHBA - Sulmuesi polak Robert Lewandowski, i cili debutoi në MLS me Chicago Fire, u shpreh shumë i lumtur për tetë lojtarët ...
Haaland, Bellingham dhe Lamine, tre nga më të përforcuarit pas Kupës së Botës ANGLI - Spanja fitoi Kupën e Botës, p...
BELGJIKE - “Djajtë e Kuq” të Belgjikës po fillojnë një kapitull të ri në historinë e tyre të...
FRANCE - Jo të gjithë kanë ndarë fatin e Didier Deschamps, një nga të paktët që ka fituar Kupën e Botës si l...
SHBA - Liga Kryesore e Futbollit (MLS) njoftoi të mërkurën se ka hapur një hetim mbi një përpjekje të dyshuar për rekr...
ITALI - Familja e Wanda Naras është e frikësuar. Ndërsa ish-gruaja e Mauro Icardit dhe Maxi Lopez ishte në New York, t...
IRLANDE E VERIUT - Gjatë sfidës kualifikuese mes Larne FC dhe Crvena Zvezdës, tifozët serbë shfaqën në tribunë banerin...
RROGOZHINE - Sfida e parë e turit të dytë të Champions League mes kampionëve të Shqipërisë dhe atyre të Sllovenis...
SHBA - Braziliani Casemiro nënshkroi për Inter Miami të mërkurën, njoftoi klubi, duke deklaruar se kontrata e mes...
Donald Trump dhe Gianni Infantino SHBA- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është përmendur si një kandidat i mundshëm p&...