LIVE UPDATES
Sport

Rabiot i rikuperuar, do të jetë në radhët e Milanit në derbin kundër Interit…

Francezi kthehet në fushë me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës.

19 Nëntor 2025, 12:00 Nga DOSJA

Rabiot i rikuperuar, do të jetë në radhët e Milanit në

ITALI - Derbi me Interin po afron për Milanin e Massimiliano Allegrit, i cili mezi pret të kthehet te fitoret pas barazimit në transfertë ndaj Parmës në ditën e fundit të kampionatit.

Pas rifillimit të stërvitjes, trajneri i kuqezinjve pati tre surpriza të këndshme, duke mirëpritur Maignan, Gabbia dhe Ricci, të cilët u kthyen nga angazhimet e tyre me ekipin kombëtar një ditë më herët se sa ishte planifikuar.

Ishte një ditë veçanërisht e rëndësishme për mesfushorin francez Adrien Rabiot, i cili gjithasthu u rikthye në stërvitje me ekipin pas një muaji e gjysmë jashtë për shkak të një problemi me soleusin. Sulmuesi meksikan Santiago Gimenez, megjithatë, vazhdoi të stërvitej individualisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!