Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet 27-vjeçari, identifikohet autori! Shkak dyshohet se u bë një lojë minifutbolli (EMRAT)
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Pas lajmeve në Itali për të "përvetësuar" Lara Colturin, presidenti i Federatës Shqiptare të Skive tregon të vërtetën

TIRANE - Ndoshta sporti i skive në vendin tonë është një luks, pasi skijimi në Shqipëri, shpesh herë konsiderohet si një aktivitet argëtues pushimesh, por Lara Colturi sot ka dy trofe prej nënkampione bote nën ngjyrat kuqezi, duke i krenarë shqiptarët dhe padyshim xhelozë italianët.
“Sot janë ditët më të bukura të skive shqiptare, ne konkurrojmë me disa federata që unë mund të jap shifra për të kuptuar dimensionin. Federata Austriake e Skive ka një buxhet prej 62 milionë eurosh, Federata Zvicerane e Skive ka një buxhet 70 milionë euro, Federate Italiane e Skive ka një buxhet 59 milionë euro, ndërsa Federate Shqiptare e Skive ka një buxhet prej 100 mijë eurosh...
Ne nuk mund ta mbajmë peng Larën, kjo duhet të jetë shumë e qartë. Nëse ajo vendos që të largohet nga Shqipëria, do të qëndrojë 1 ose 2 vjet pa bërë ski, që për një sportist është fundi i karrierës. Megjithatë, ne nuk jemi një Federatë që mund të marrim një përgjegjësi kaq të madhe për të djegur një talent botëror”,- thotë Elvis Toçi, presidenti i Federatës Shqiptare të Skive.
Lajmi i një rikthimi të mundshëm të Larës me Italinë doli në një media prestigjioze, si Eurosporti sapo Lara u rendit e dyta në botë në etapën e Grasnja Gorës në Slloveni të shtunën. Dhe si për çudi, po nga kjo media, lajmi u hoq dhe një ditë më pas u publikua përgënjeshtrimi nga nëna dhe trajnerja e Larës, Daniela Ceccarelli.
Gjithçka ndizet për një plan më afatgjatë, Olimpiada Dimërore që zhvillohet në janarin e ardhshëm në Cortina të Italisë, ku me sa duket fqinjët e duan Larën nën ngjyrat axurre?
“Lara e ka marrë këtë vendim, natyrisht paratë janë shumë të rëndësishme, nuk e di se çfarë do të ndodhë pas Olimpiadës dhe me famën që do të marrë Lara, por është vendimi i Larës dhe i prindërve të saj se ku ajo do ta zhvillojnë karrierën”,- shprehet presidenti i Federatës së Skive, Elvis Toçi.
Dhe në mes të këtij debati, të gjithë pyesin nëse Lara do të quhet shqiptare apo italiane?
“Lara ngre Flamurin shqiptar dhe ne duhet të ndihemi shumë krenarë, që një njeri, qoftë jo i lindur këtu, bën më shumë seç mund të bëjnë disa të lindur dhe të rritur këtu në Shqipëri dhe që i thonë vetes shqiptar”,- shton ai.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Vetëm 24 orë pas arritjes së madhe të Lara Colturit në Sllallomin Gjigand të Grasnja Gorës në Slloveni, situa...
SPANJE - Barcelona po numëron ditët derisa të hapë Spotify Camp Nou të rimodeluar, por përpara se të bë...
GJERMANI - Që nga rikthimi i norvegjezit Björn Gulden në krye të saj, Adidas po e nis vitin 2025 me një kthesë historike. Prodhu...
TIRANE - Pushimet e festave të fundvitit kanë mbaruar. Kampionati i 86-të kombëtar i Superiores, rinis rrugëtimin e tij. Egnatia - L...
SPANJE - Real Madrid zbuloi këtë të martë grupin e thirrur nga Carlo Ancelotti për t'u përballur me Mallorca të enjten n&eu...
ANGLI - Arsenali ka synuar koreanojugorin Kang-in Lee (23 vjeç, 16 ndeshje dhe 6 gola në Ligue 1 këtë sezon), sipas medias ang...
ANGLI - Vazhdon të flitet për krizën e rezultateve të Manchester United dhe së fundmi një nga legjendat e klubit, ...
ANGLI - Kapitulli i ri në historinë e eksperimenteve në lidhje me VAR-in: gjatë gjysmëfinaleve të ‘Carabao Cup’...
SPANJE - Roberto Carlos po përballet me një periudhë personale delicate, të shënuar nga ndarja e tij e dytë, këtë...
SPANJE - Arabia Saudite vazhdon të synojë Vinicius Junior, yllin e Real Madridit dhe kombëtares braziliane. Siç zbulohet nga T...