1 Gusht 2025, 00:56
Nga DOSJA
TIRANE - Menjëherë, sapo kanë përfunduar ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Conference League, nuk ka munguar edhe urimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, për skuadrat e Egnatias dhe Dinamo City, të cilat kaluan në turin e tretë të kësaj kupe Europe. Ja çfarë shkruan Duka në faqen e tij në rrjetet sociale:
“Dinamo City & Egnatia shkruajnë një tjetër faqe suksesi për futbollin shqiptar në Europë!
Urime dy klubeve tona për kualifikimin në turin e tretë të UEFA Conference League!
Dinamo City menaxhoi me qetësi një tjetër ndeshje të vështirë dhe siguroi kalimin e mëtejshëm, ndërsa Egnatia tregoi edhe një herë forcë dhe personalitet, duke fituar sërish ndaj Dinamo Minskut dhe duke bërë paraqitje mjaft të mira në këtë kompeticion.
Kjo është një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar, që rrit kredibilitetin e klubeve tona dhe forcon imazhin e kampionatit tonë. Uroj që ky rrugëtim të vazhdojë edhe më tej me suksese të tjera!
Ndërkohë, Vllaznia meriton gjithashtu respekt për paraqitjet e saj. E eliminuar vetëm në kohën shtesë, tregoi karakter dhe garoi me dinjitet. Koha për të reflektuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri, me të njëjtin pasion dhe ambicie”.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 Gusht 2025, 00:37
ELBASAN - Dinamo është rikthyer pas 15 vitesh në Europë me një kualifikim historik në “Elbasan Arena” pë...
Sport
1 Gusht 2025, 00:13
ISLANDE - Vllaznia i ka dhënë fund aventurës së saj europiane, pas disfatës në ndeshjen e kthimit përballë Vikingur t&eu...
Sport
1 Gusht 2025, 00:00
RROGOZHINE - Kampionët e Shqipërisë janë në turin e tretë të Conference League. Pas pesë tentativash, për her&eum...
Sport
31 Korrik 2025, 19:34
TURQI - Fenerbahçe e José Mourinhos ka siguruar nënshkrimin e përhershëm të Milan Skriniar. Qendërmbrojtësi i PSG-s&...
Sport
31 Korrik 2025, 19:24
SPANJE - Braziliani Endrick, një yll i Real Madridit, e ka festuar dashurinë e tij me Gabriely Mirandën në shtator 2024. Por më 18 korr...
Sport
31 Korrik 2025, 19:06
Andoni Iraola, trajneri i Bournemouth
ANGLI - Andoni Iraola ka fituar respektin e të gjithëve në Premier League. Në dy vitet e tij...
Sport
31 Korrik 2025, 18:52
ANGLI - Gyökeres pati mundësinë ta fillonte karrierën e tij te Arsenali, duke u mposhtur nga Tottenhami, në një nga derbet më...
Sport
31 Korrik 2025, 17:54
ANGLI - Këshilli Botëror i Atletikës, organi qeverisës për atletikën globale, ka njoftuar miratimin e rregulloreve të reja mb...
Sport
31 Korrik 2025, 17:10
SPANJE - Murcia përballet me një sezon emocionues, pasi humbi për pak ngjitjen në Divizionin e Dytë sezonin e kaluar. Me...
Sport
31 Korrik 2025, 16:57
ANGLI - 'Selena Lucas Paquetá' ka mbaruar. Lojtari ndërkombëtar brazilian më në fund është liruar nga akuzat për truki...