18 Shkurt 2023, 18:39
Nga DOSJA

ANGLI - Arsenali, fituesi më herët këtë të shtunë, në një ndeshje të çmendur ndaj Aston Villas (4-2), mbetet lider i Premier League. Kjo sepse këtë të shtunë, Manchester City nuk arriti të fitonte në fushën e Nottingham Forest (1-1), në kuadër të ditës së 24-të të Premierligës.
‘Qytetarët’, pavarësisht dominimit të tyre të qartë (73% posedim, 23 me 4 goditje) nuk mundën të mposhtin një kundërshtar të vendosur për të luajtur shumë poshtë dhe që barazoi për mrekulli, në fund të ndeshjes, nga Chris Wood. Ai mori një krosim nga Morgan Gibbs-White (84’) dhe shënoi nga afër. VAR e konsideroi pozicionin e rtij të rregullt dhe 1-1.
Më parë, pa u lavdëruar, lojtarët e Pep Guardiolës kishin imponuar lojën e tyre: pas disa tentativave të pasuksesshme të Jack Grealish (7’), Rodri me kokë (33’) dhe Bernardo Silva (38’), gjuajtje e devijuar nga Keylor Navas. Sulmuesi portugez hapi edhe rezultatin, me një goditje të shkëlqyer nga e majta, në minutën e 41-të. Në pjesën e dytë, City pati një numër të pallogaritshëm rastesh, pa arritur të shënonte golin e dytë, veçanërisht nga pritjet e Navasit (56’, 62’, 72’...) dhe ngathtësinë e Erling Haaland (67’).
Në të njëjtën kohë, rezultati tjetër domethënës i pasdites ka të bëjë me Chelsean, i cili humbi në shtëpi nga Southampton (0-1). Blutë konfirmojnë ecurinë e tyre të keqe: ata kanë fituar vetëm një nga dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe mbeten të mbërthyer në vendin e 10-të në Premier League. Më shumë se kurrë, Graham Potter, i cili përballet me një mision delikat për shkak të organikës së skuadrës, duket të jetë në një situatë shumë të brishtë. Southampton fitoi pas një goditjeje dënimi të shkëlqyer nga specialisti më i mirë i Premier League në fushë, James Ward-Prowse (45’+1).

Në ndeshjet e tjera të pasdites, Everton konfirmoi ringjalljen e tyre në shtëpi që nga ardhja në pankinën e Sean Dyche: pasi mundi së fundmi Arsenalin në Goodison Park (1-0, më 4 shkurt), Toffees këtë herë kanë kaluar më mirë edhe me Leeds. Falë një goditjeje në qendër nga kapiteni Seamus Coleman (64’) ata fituan 1-0. Tani ata janë të gjashtëmbëdhjetët në kampionatin anglez.

Edhe Bournemouth doli nga zona e kuqe (17) falë fitores ndaj Wolverhampton (0-1). Më në fund, dy skuadra mjaft në formë u treguan zhgënjyese para tifozëve së tyre, përkatësisht Brighton, i cili humbi nga Fulham (0-1), ndërsa Brentford shpëtoi një barazim kundër Crystal Palace (1-1) falë një goli të vonuar nga Bryan. Mbeumo (90’+6).

B.T (Dosja.al)
Sport
18 Shkurt 2023, 18:17
ANGLI - Çaste ankthi dhe frike në ndeshjen e javës së 24-t të Premier League midis Chelseas dhe Southamptonit.
Ishte një vepr...
Sport
18 Shkurt 2023, 17:43
GREQI - Me një postim në rrjetet sociale, PAE Olympiacos i ka dhënë lamtumirën Marcelos (34). Pas gjashtë muajsh...
Sport
18 Shkurt 2023, 17:06
BRAZIL - Adriano rikthehet në skenë me jetën e tij të trazuar të dashurisë. Ish-futbollisti brazilian kishte bër&...
Sport
18 Shkurt 2023, 16:50
ITALI - Vjedhje e bujshme në Napoli. Pas fitores ndaj Sassuolos, gjatë natës dikush zhduku fotografinë e këmbës së ...
Sport
18 Shkurt 2023, 16:27
ANGLI - Për të paktën dy orë, Topçinjtë rikthyen kurorën e tyre në Premier League, të cilën e hoqë...
Sport
18 Shkurt 2023, 16:02
Zv.ministri i sporteve, Endri Hoxha
TIRANE - Zbardhja e buxhetit të sportit, si gjithmonë ka patur debatet, xhelozitë dhe argumentat e ndrys...
Sport
18 Shkurt 2023, 13:10
FRANCE - Auxerre luajti kundër Lyon në ndeshjen e përfunduar në shifrat 2-1. Vendasit shënuan pikë që mund të jenë ...
Sport
18 Shkurt 2023, 13:04
TURQI - Një histori e pabesueshme fshihet pas lajmit për vdekjen e Christian Atsu, futbollistit 31-vjeçar që më në fund u g...
Sport
18 Shkurt 2023, 12:56
ANGLI - Rei Manaj është lojtar i lirë dhe mund të firmosë me cilëndo skuadër për të luajtur në pjesën e m...
Sport
18 Shkurt 2023, 12:53
ITALI - Nedim Bajrami u transferua në fundin e merkatos së janarit te Sasuolo nga Empoli dhe duket se menjëherë është kthyer n&eum...