12 Prill 2023, 19:26
Nga DOSJA
Luis Suarez duke ngritur trofeun e Rio Grande do Sul, i shoqëruar nga familja e tij
BRAZIL - Katër muaj pas mbërritjes së tij në Gremio, ka lindur ‘Suarez-manía’ në Porto Alegre. Ish-lojtari i Barcelonës jo vetëm që shënon gola (11 në 15 ndeshje të luajtura në të gjitha garat me skuadrën braziliane), por ai tashmë ka ngritur dy trofe dhe fanela e tij, me numrin '9', është në shitje.
Suarez, 36 vjeç, shënoi një penalti që i dha Gremios titullin kampion shtetëror të Rio Grande do Sul të dielën kundër Caxias (1-0 në ndeshjen e dytë, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të finales). Diçka që i bëri të ethshme 50 mijë tifozët e mbledhur në Gremio Arena, me pankarta me figurën e sulmuesit uruguajan apo shalle me emrin e tij.
"Ai është një yll i vërtetë, ata e duan atë në të gjithë botën, është e mrekullueshme ta kemi atë me ne,"- tha një tifoz për Luis Suarez, i cili mbërriti në Gremio në janar, pas një periudhe të shkurtër në Nacional, klubi ku ai u stërvit dhe në të cilën ai u kthye nga Atlético, pas periudhave të tij në Ajax, Liverpool dhe Barcelona.
Në Brazil, Luis Suarez ka rikuperuar iluzionin pas goditjes që pësoi pas eliminimit të Uruguajit në fazën e parë të Kupës së Botës në “Katar 2022”. Tashmë ai e nisi fuqishëm në Gremio, me një 'hat-trick' në rezultatin 4-2 kundër Sao Luiz për të fituar Superkupën e Rio Grande do Sul.
Por sfida e madhe do të jetë të dielën, në ditën e parë të ndeshjes së ligës braziliane, kur Gremio e Luis Suarezit do të përballet me Santosin (i cili rikthehet në kategorinë e parë pas një viti).
'Suarez-manía' ndihet jashtë fushës: nga 63.000 anëtarë në 2022, Gremio ka shkuar në 95.000 në fillim të prillit, një rekord. Dhe fluksi i publikut në Gremio Arena, nga 15.000 abonime ka shkuar në 30.000 tifozë.
Një tjetër rekord i pluhurosur, ai i xhiros së dyqanit zyrtar të klubit, i cili arriti në 1.6 milionë euro në tremujorin e parë të 2023. Pothuajse dyfishi i rekordit të mëparshëm, në të njëjtën periudhë të vitit 2018, pas euforisë së Copa Libertadores të fituar në fund të vitit 2017.
"Ne shesim 3 deri në 4 fanela më shumë se zakonisht. Suarez është në fund të karrierës së tij, por ai ka ende ka shumë për të dhënë,"- tha Alberto Guerra, president i Gremio. Udhëheqësi pohoi se ish-lojtari i Barcelonës pranoi të nënshkruajë me Gremio, pavarësisht se kishte "oferta më të mira për nivelin ekonomik" në Evropë dhe Meksikë.
Luis Suarez është tashmë një idhull në Porto Alegre, në rrugë, duke ecur me familjen e tij, si dhe në fushë.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Prill 2023, 19:09
ITALI - Prokuroria e FIGC ka njoftuar Juventusin për mbylljen e hetimeve për “manovrën e pagës, partneritetit dhe ...
Sport
12 Prill 2023, 19:01
SPANJE - Tashmë është e qartë se Sergio Aguero nuk është një fans i madh i legjendës portugeze, Cristiano Ronaldo. Aguer...
Sport
12 Prill 2023, 18:53
FRANCE - Christophe Galtier ka marrë më shumë se 5.000 mesazhe që nga mbrëmja e së martës së kaluar, duke e kë...
Sport
12 Prill 2023, 18:44
ANGLI - Humbja e Bayernit në ‘Etihad Stadium’ ka sjellë një problem në disiplinën e klubit gjerman. Sipas gazet...
Sport
12 Prill 2023, 18:16
ARABIA SAUDITE - Trajneri i Al-Nassr që nga 1 korriku 2022, Rudi Garcia është shkarkuar sipas Marca. Madje, mediat spanjole bëjn...
Sport
12 Prill 2023, 17:55
Christophe Galtier paralajmëron “procedime ligjore” pas akuzave për racizëm të ngritura nga Julien Fournier
FRANCE - &ldquo...
Sport
12 Prill 2023, 17:28
Trajneri Christophe Galtier (majtas) dhe drejtori Julien Fournier te Nice
FRANCE - Julien Fournier, ish-drejtori i futbollit te Nice, e akuzoi trajnerin ma...
Sport
12 Prill 2023, 17:05
ANGLI - Në janar 2013, pak pasi Mario Balotelli u largua nga Manchester City për te Milan, punonjësit e stadiumit në Etihad gjetën di&c...
Sport
12 Prill 2023, 16:12
ANGLI - Të mërkurën, më 12 prill, Britania e Madhe dhe Irlanda dorëzuan zyrtarisht ofertën e tyre të përbashkët p...
Sport
12 Prill 2023, 15:42
SPANJE - Vedat Muriqi po zhvillon një sezon fantastik në rrafshin personal. Sulmuesi dardan po shkëlqen me Mallorca në La Liga. N&eum...