Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet 27-vjeçari, identifikohet autori! Shkak dyshohet se u bë një lojë minifutbolli (EMRAT)
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Mauricio Pochettino ka kërkuar durim nga tifozët, duke theksuar se skuadrës së re të Chelseat i duhet kohë për t'u përshtatur dhe ka përdorur shembullin e Zinedine Zidane te Reali.
ANGLI - Pas katër ndeshjeve në Premier League, Chelsea ka katër pikë, duke shënuar dy humbje, një barazim dhe një fitore. Mauricio Pochettino, duke përdorur shembullin e kalimit të Zinedine Zidane te Real Madridi, ka kërkuar nga tifozët londinezë të kenë durim.
Duke folur në konferencën për shtyp, ai argumentoi se është e padrejtë të gjykohen lojtarët e rinj, pasi atyre u duhet kohë për t'u përshtatur me kushtet e reja.
“Te Chelsea pritshmëritë janë gjithmonë të mëdha. Kur shkon te Chelsea si lojtar, ose si staf stërvitor, njerëzit presin të fitojnë përherë, të ngrenë disa trofe, të luajnë dhe të shënojnë.
Tani kemi një ekip shumë të ri, lojtarë që janë investime të mira për klubin. Duhet të dimë që janë të rinj dhe duhet të përshtaten me kushtet dhe të qëndrojnë të qetë. Nuk është e drejtë të vlerësosh pas një ndeshje, dy ndeshjesh, tre ndeshjesh dhe të thuash se ai nuk po performon.
Unë përdor gjithmonë të njëjtin shembull. Real Madridi pagoi 70 ose 80 milionë për një lojtar të quajtur Zinedine Zidane. Ai ishte një lojtar i mrekullueshëm, por pas gjashtë muajsh nëse do t'i pyesje tifozët në “Bernabeu” ata do të thoshin: "Oh, çfarë kemi blerë?".
Ai filloi të luante pas shtatë apo tetë muajsh. Zinedine Zidane ishte 26 ose 27 vjeç. Kur blen lojtarë 20 apo 21-vjeçarë, duhet të jesh i kujdesshëm”,- argumentoi 51-vjeçari dhe vazhdoi:
“Nuk janë makineri, duhet të përballen me të gjitha kushtet, që kanë ndodhur në muajt e fundit, duhet t’i japim kohë.
Kështu që mund të ndikojë në rezultatet që nuk erdhën, por ne jemi të kënaqur me procesin dhe mënyrën se si skuadra po tregon se si duam të luajmë.
Ne ishim më të mirë se Liverpool dhe West Ham. Mendoj se meritonim më shumë. Pas pesë ndeshjeve, nëse po flasim për 12 pikë dhe deri në raundin tjetër të Kupës Carabao, ju thoni 'fantastike, çfarë pune', apo ndoshta ai po fsheh diçka."
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Në stadiumin e “Tottenham Hotspur”, Sheffield United ishte në epërsi deri në minutën e 8-të të pushimit, ...
SPANJE - João Félix dhe João Cancelo iu përgjigjën në mënyrën më të mirë pozicionit titullar të...
ANGLI - Rasmus Højlund është lojtar i Manchester United që nga 5 gushti, por vetëm në fund të kësaj jave tifozët ...
ARABIA SAUDITE - Fitorja e katërt radhazi për Al Nassr. Goli i Sadio Mané (45’+1) dhe përjashtimi i një lojtari të Al Raed...
SHBA - Inter Miami pësoi një humbje ndëshkuese 5-2 ndaj Atlanta United të shtunën në mbrëmje, në një ndeshje që...
SPANJE - Real Madridi rikthehet në kampionatin e La Ligës dhe e bën këtë, duke u përballur me Real Sociedad, nj&eum...
SPANJE - Barcelona e ktheu ndeshjen ndaj Real Betis në një shëtitje në mbrëmje, me katalanasit që bënë festë dhe fi...
SHBA - Presidenti i skuadrës së basketbollit Cleveland Cavaliers në NBA, Koby Altman, u arrestua të premten në mbrëmje pë...
SHBA - Kërcyesit kubanë Luis Enrique Zayas, Leyanis Pérez dhe Liadagmis Povea, nuk do të garojnë në...
SHBA - Leo Messi është gjithçka për Inter Miami. Dhe kjo u pa në ndeshjen kundër Atlanta United. Ata nga bregu juglind...