LIVE UPDATES
Sport

Pique i pafat në dashuri, ndahet edhe nga e dashura e re!

Piqué, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2022, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij sentimentale, veçanërisht pas ndarjes nga këngëtarja kolumbiane Shakira, me të cilën ka dy fëmijë, shkruan DailyMail.

25 Prill 2025, 18:06 Nga DOSJA
Pique i pafat në dashuri, ndahet edhe nga e dashura e re!

SPANJE - Ish-mbrojtësi i Spanjës dhe Barcelonës, Gerard Pique, dhe e dashura e tij prej tre vitesh, Clara Chia, raportohet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Piqué, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2022, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij sentimentale, veçanërisht pas ndarjes nga këngëtarja kolumbiane Shakira, me të cilën ka dy fëmijë, shkruan DailyMail.

Sipas emisionit televiziv spanjoll “Vamos a ver”, të raportuar edhe nga Marca, gazetarja Adriana Dorronsoro ka konfirmuar se Piqué dhe Chia janë ndarë. Ajo shtoi se arsyet e ndarjes nuk janë ende të qarta, por se ka dëgjuar se mund të jenë përfshirë palë të treta.

Clara Chia, 26 vjeç, është 12 vite më e re se Piqué. “Kam konfirmimin se Gerard Piqué dhe Clara Chía janë ndarë dhe po hetoj pak më tej për arsyet, sepse po dëgjoj përfshirje nga persona të tjerë, edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë”, ka thënë Dorronsoro. Sipas saj, burimi i informacionit është shumë afër çiftit, ndërsa ajo nuk ka mundur të konfirmojë nëse shfaqja e fundit e Piqués në Miami me një grua me flokë të kuqe ka qenë arsyeja kryesore e ndarjes.

Chia punon në një kompani prodhimi për argëtim sportiv dhe çifti kishte postuar më parë shumë fotografi së bashku në rrjetet sociale. Piqué prej kohësh ndan jetën mes Barcelonës dhe Miamit, ku jetojnë edhe fëmijët e tij. Mediat spanjolle kanë raportuar se kjo “jetë e dyfishtë” ka qenë një pikë tensioni në marrëdhënien e tij me Chia.

Në qershor të vitit 2022, mes thashethemeve për tradhti pas 11 vitesh lidhje dhe dy fëmijëve – Milan (11) dhe Sasha (9) – Shakira njoftoi ndarjen nga Piqué. Këngëtarja 47-vjeçare që atëherë ka thumbuar ish-partnerin në këngët e saj, duke e përmendur edhe si “Voldemort”.

Në një intervistë për CNN në atë kohë, Piqué u shpreh: “Në fund, e vërteta ose çfarë ndodh, nuk tregohet gjithmonë ashtu siç është. Nuk mund ta kontrolloj këtë. Gjëja më e mirë është që jam i rrethuar nga njerëzit që dua – familja, miqtë, ata që më njohin vërtet. Ata dinë si jam dhe çfarë bëj, dhe kjo më jep shumë qetësi. Jam shumë i lumtur, kaloj mirë dhe ndjehem me fat. Kam pasur një jetë të privilegjuar – kam luajtur për klubin e zemrës sime për më shumë se 20 vite, kam fëmijë të mrekullueshëm, një familje të jashtëzakonshme dhe miq të vjetër që i kam ende nga shkolla”.

Në vitin 2022, gazeta spanjolle El Periódico raportoi se çifti kishte filluar të jetonte ndaras për disa javë pasi Piqué ishte përjashtuar nga shtëpia nga Shakira. Në media qarkulloi edhe një teori se këngëtarja kishte zbuluar tradhtinë e mundshme përmes një kavanozi reçel luleshtrydheje, i cili ishte konsumuar gjatë mungesës së saj – ndërkohë që vetëm Shakira e konsumonte atë lloj reçeli. Megjithatë, vetë këngëtarja e ka mohuar këtë histori më pas.

Në verën e vitit 2023, Piqué thuhet se ishte shpërngulur për të jetuar me Chia – në të njëjtën shtëpi ku kishte jetuar dikur me Shakirën kur ajo erdhi për herë të parë në Barcelonë. Por, mesa duket, edhe kjo lidhje ka përfunduar tashmë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

Gjesti akuzohet për tri vepra penale, seanca dëgjimore anulohet për shkak të mungesës së tij

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s