Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Federata Kombëtare e Futbollit Profesionist (ANFP) e Kilit njoftoi "pezullimin e menjëhershëm sportiv" të futbollistëve të arrestuar pak orë më pare, për një përdhunim të dyshuar në grup të kryer ndaj një gruaje të re në shtator 2021, kur ata ishin pjesë e ekipit të të rinjve CD Cobreloa.

KILI - Federata Kombëtare e Futbollit Profesional (ANFP) e Kilit njoftoi "pezullimin e menjëhershëm sportiv" të futbollistëve të arrestuar këtë të enjte për një përdhunim të dyshuar në grup të kryer ndaj një gruaje të re në shtator 2021, kur ata ishin pjesë e ekipit të të rinjve të klubit Cobreloa.
Organi drejtues i futbollit kilian shprehu në një deklaratë "mohimin dhe dënimin e tij total të çdo akti dhune, si dhe të gjitha llojet e sjelljeve që përbëjnë abuzim seksual, ngacmim seksual, diskriminim dhe keqtrajtim" dhe përcolli "gatishmërinë e tij totale për të bashkëpunuar me hetim”.
“Sapo ANFP mori dijeni zyrtarisht për këto ngjarje të rënda, i kërkoi klubit sportiv Cobreloa të aktivizonte protokollin e vendosur në Dekretin nr.22, për parandalimin dhe ndëshkimin e abuzimit seksual, ngacmimit seksual, diskriminimit dhe keqtrajtimit në aktivitetin sportiv të vendit”,- shpjegoi ai në deklaratë. Më tej, shtoi ai, se “udhëzoi klubin që të veprojë me zell dhe shpejtësi që meriton ky rast i rëndë”.
Nëntë të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende publik, dyshohet se e kanë kryer krimin kur ishin të mitur dhe luanin për klubin Calama, që ndodhet 1.500 kilometra larg kryeqytetit. Dy prej tyre aktualisht luajnë për klubin dhe janë arrestuar teksa ishin në stërvitje dhe janë ndarë nga skuadra deri në zbardhjen e fakteve.
Për shtatë të arrestuarit e tjerë bëhet e ditur se janë ish-lojtarë të rinj të skuadrës, por nuk dihet nëse aktualisht janë pjesë e ndonjë klubi tjetër. Ankesa bazohet në një ngjarje të ndodhur më 21 shtator 2021, kur viktima, e cila në atë kohë ishte 18 vjeçe, mori pjesë si mysafire në një barbecue festive në qendrën stërvitore të klubit, ku dyshohet se u sulmua “në grup” nga futbollistët.
Çështja fillimisht ishte mbyllur, pasi ankuesja hoqi dorë, ndërsa klubi Cobreloa kishte lëshuar një deklaratë prillin e kaluar, në të cilën siguroi se "nuk ishte e mundur të provohej se ishte kryer abuzim ose përdhunim në grup".
Autoritetet kërkojnë respekt për viktimën
Ministrja e Brendshme e Kilit, Carolina Tohá, vlerësoi arrestimet në llogarinë e saj X dhe tha se këto "janë të rëndësishme për forcimin e besimit në institucione dhe për përparimin e një procesi që duhet të vazhdojë deri në arritjen e drejtësisë". Ndërkohë, ministrja e gruas, Antonia Orellana, i dërgoi një mesazh “opinionit publik dhe veçanërisht mjedisit sportive, për të respektuar procesin gjyqësor dhe viktimën”, e cila raportoi se ajo përfaqësohet nga një avokat privat.
“Mendojmë se është një lajm i mire, që pas tre vitesh nga ankesa, kjo çështje po ecën përpara dhe besojmë se komisioni hetimor parlamentar ka luajtur patjetër një rol në të”, shtoi ajo në deklaratën e saj për mediat kiliane.
Një grup kongresmenësh kilianë, të udhëhequr nga deputetët Marisela Santibáñez dhe Andrés Giordano, formuan një komision të posaçëm për të hetuar këtë dhe raste të tjera abuzimi të raportuara në fushën e sportit për shkak të shkeljeve të mundshme të Ligjit kundër abuzimit seksual, ngacmimit seksual, diskriminimit dhe abuzimit në veprimtarinë sportive kombëtare.
B.T (Dosja.al)
Odegaard dhe Haaland, dy yje norvegjezë që luftojnë për Premier League ANGLI - Me Luton-Everton, këtë të premt...
Max Verstappen, Helmut Marko, Adrian Newey dhe Christian Horner, në box e Red Bull AUSTRI - Deri më tani, problemet e brendshme në ...
ANGLI - Mbrëmjen e kësaj të enjte, në kuadër të një ndeshjeje të vonuar në ditën e 26-të të Premie...
ITALI - I ulur në ‘breg të lumit të tij’ shumë personal, Antonio Conte pret me qetësi të kuptojë se c...
SPANJE - Robert Lewandowski, sulmuesi i Barcelonës, dha një intervistë të gjatë për Barça One për t&...
GREQI - Portieri Anxhelo Sina, ishte një nga më të mirët në fushë për Olympiakos, në finalen e Champions League për...
SPANJE - Myrto Uzuni ia ka dalë të lërë gjurmë këtë sezon në La Liga me Granadan. Sulmuesi kuqezi ka realizuar 11 gola d...
GJERMANI - Pas ‘Jo’-së së Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick, Bayern Munich do të shihte nj&eum...
ARGJENTINE - Vazhdon të mos ketë paqe për trupin e Diego Armando Maradonës. Siç shpjegohet nga ANSA , pas ekspertiz&...
ANGLI - Surpriza dhe gola në gjysmëfinalet e para të Conference League. Aston Villa u befasua 2-4 në grekët e Olympiacos...