18 Shkurt 2023, 10:26
Nga DOSJA
ITALI - Drejtësia italiane i ka kërkuar Brazilit që ish-lojtari i Seleçaos, Robinho, i dënuar për një përdhunim në grup të kryer në Milano në 2013, të vuajë dënimin në vendin e tij nëse nuk mund të ekstradohet, sipas ministrisë së Punëve të Jashtme të Brazilit të premten.
Ndërsa ish-anësori i Milanit (2010-2015) u dënua përfundimisht me nëntë vjet burg, pas konfirmimit të dënimit nga Gjykata e Kasacionit italian më 19 janar 2022, kërkesa italiane u shty për shqyrtim në departamentin e Ministrisë së Drejtësisë, përgjegjëse për bashkëpunim ndërkombëtar,- tha Ministria e Punëve të Jashtme.
Kushtetuta e Brazilit nuk lejon ekstradimin e shtetasve të saj. Në janar, ministri i Drejtësisë Flavio Dino, tha se "mund të ketë ekzekutim të dënimit në Brazil", por se kjo mundësi duhet të shqyrtohet pasi të jetë bërë kërkesa.
Procesi mund të zgjasë disa vite
Procesi mund të zgjasë disa vite, thonë ekspertët. Në fillim të vitit 2022, prokuroria e Milanos kishte kërkuar ekstradimin e Robinhos, me emrin e plotë Robson de Souza dhe kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar kundër tij. Kërkesa italiane ishte refuzuar nga Brazili. Ish-futbollisti 39-vjeçar, megjithatë, përballet me arrestim, nëse udhëton në një vend me të cilin Italia ka nënshkruar marrëveshje ekstradimi.
Robinho u dënua për përdhunim në grup, të kryer në vitin 2013 ndaj një të reje shqiptare që po festonte ditëlindjen e saj të 23-të në një klub të Milanos. Ish-lojtari i kombëtares braziliane dhe pesë bashkatdhetarët e tyre e kishin bërë viktimën e tyre të pinte "derisa ajo ishte pa ndjenja dhe e paaftë për të mbrojtur veten" dhe më pas kishin bërë "seks disa herë radhazi" me të. Ish-anësori u dënua në shkallë të parë në vitin 2017, pastaj përsëri në apel në Milano tre vjet më vonë.
Robinho luajti për herë të fundit në vitin 2020 me skuadrën turke të Süper Lig Basaksehir me bazë në Stamboll, përpara se të largohej nga vendi në gusht të këtij viti për t'u kthyer në Brazil. Sipas gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit italian, ish-lojtari ka treguar “përçmim total” ndaj viktimës, “i poshtëruar brutalisht”.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 Shkurt 2023, 08:08
ANGLI - Lufta për titull është në lulëzim të plotë pas fitores së Man.City kundër Arsenalit në mesjavë, p...
Sport
18 Shkurt 2023, 07:54
ANGLI - Disa orë pasi konfirmoi propozimin miliona dollarësh të Jassim Bin Hamad Al Thani, sheikut të Katarit, për blerjen e Manchester...
Sport
18 Shkurt 2023, 07:27
ZVICER - Njëmbëdhjetë ditë pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, FIFA (Federata Ndërk...
Sport
18 Shkurt 2023, 07:22
ANGLI - Arbitri anglez i VAR-it, Lee Mason, i cili nuk arriti të kontrollonte siç duhet një gol kundër Arsenalit i cili duhej t&...
Sport
18 Shkurt 2023, 07:03
ITALI - Napoli mundi 2-0 Sassuolon në ditën e 23-të të Serisë A duke vazhduar udhëtimin e tij në krye t&e...
Sport
17 Shkurt 2023, 22:27
ANGLI - Fjalët që ditëve të fundit, që më shumë konsideroheshin si thashetheme, tashmë janë realitet.
Jassim bin H...
Sport
17 Shkurt 2023, 22:22
ITALI - Angel Di Maria e kompletoi palmaresin e tij të trofeve me Kupën e Botës, dhjetorin e kaluar.
Më herët kishte fituar trofe t&eu...
Sport
17 Shkurt 2023, 22:13
ITALI - Dalin detaje të reja mbi figurën misterioze të Bastian Müller-Pettenpohl, të dashurit të ri të Ilary Blasi:...
Sport
17 Shkurt 2023, 22:08
ITALI - Për Silvio Berlusconin, nesër kundër Milanit nuk do të jetë një ndeshje si të tjerat, presidenti ...
Sport
17 Shkurt 2023, 22:03
FRANCE – Messi mbetet në ajër sa i përket së ardhmes. Negociatat me PSG-në për rinovimin e kontratës janë ende t&e...