44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Rama jep dorëheqje
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
"Abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve"/ Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg pë...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Sot u mësua shorti për kalendarin e Abissnet Superiore. Gjithçka nisi në orën 11:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

TIRANE - Ashtu si në edicionin e kaluar, edhe në Kampionatin e 88-të Kombëtar të Abissnet Superiores janë 10 skuadra pjesëmarrëse, teksa janë rikthyer Skënderbeu dhe Laçi në elitë. Pjesa tjetër përbëhet nga Egnatia, AF Elbasani, Vllaznia, Dinamo Siti, Partizani, Tirana, Vora dhe Teuta.
Kampionati i Superiores është planifikuar të nisë më 22 gusht dhe të mbyllet më 9 maj. Fillimisht kujtojmë se janë parashikuar për t’u luajtur fillimisht 27 javë me të gjitha skuadrat në edicionin 2026/27. Më pas pikët do të përgjysmohen.
Gjashtë ekipet e renditura në vendet e para do të ndahen në grupin “play-off” që lufton për titullin kampion. Ata do të luajnë dy faza me sfida vajtje-ardhje. Kështu do të jenë edhe 10 javë në total.
Në anën tjetër katër skuadrat e tjera do të jenë në fazën “play-out”, pikërisht për të mos rënë nga kategoria. Për ta do të jenë tre faza, pra me sfida vajtje-ardhje-vajtje që japin në total edhe 9 javë. Vetëm vendi i dhjetë bie nga kategoria, ndërsa i nënti luan në finalen e “play-out” me një ekipt të Kategorisë së Parë.
Tirana dhe Partizani do të kenë mundësinë për të përdorur stadiumin “Air Albania”. Ndërkohë edhe Dinamo do të ketë në përdorim stadiumin “Elbasan Arena”, njësoj si AF Elbasani.
Hedhjen e shortit të Kampionatit të 88-të Kombëtar e përshëndeti edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në faqen e tij zyrtare të Facebook, ka shkruar:
“Nga “Shtëpia e Futbollit” drejt një sezoni të ri dhe një formati që premton shumë.
Me hedhjen e shortit, nis zyrtarisht rrugëtimi i Abissnet Superiore 2026/2027.
Uroj që ky sezon të sjellë emocione, spektakël dhe fair play. Suksese të gjitha skuadrave!
B.T (Dosja.al)
SHBA - Katër ekipet e para në renditjen e ekipeve kombëtare të FIFA-s janë grupuar së bashku, si dhe pesë nga gjashtë ...
SHBA - Ish-trajneri Julian Nagelsmann dha dorëheqjen pasi skuadra e tij nuk arriti të kualifikohej në raundin e 16-shes për t&eu...
Harry Kane dhe Thomas Tuchel, pas fitores kundër Norvegjisë, e cila e çoi Anglinë në gjysmëfinalet e Kupës së Bot&eu...
SHBA - Vetëm një person vendosi të anulonte kartonin e kuq të Folarin Balogun, të marrë gjatë fitores 2-0 t&...
SHBA - Luis Suárez po përjeton një nga periudhat më të përmbushura të karrierës së tij. Duke luajtur ...
SENEGAL - Gazeta senegaleze 'Le Quotidien' raporton se Sadio Mané i ka dhënë fund karrierës së tij me ekipin komb&eu...
URUGUAJI - Presidenti i Federatës së Futbollit Uruguajan (AUF), Ignacio Alonso, sapo ka konfirmuar se Diego Forlán, ish-sulmuesi legjend...
HOLANDE - Koha e Louis van Gaal (Amsterdam, 1951) si "këshilltar i Bordit Mbikëqyrës" të Ajax - ai u rikthye në k...
SHBA - Dhe kështu, u bënë katër. Pas një muaji të mbushur me aksione në Amerikën e Veriut, Kupa e Botës FIFA 2026...
SHBA - Me shkarkimin e senegalezit Pape Thiaw , pasi skuadra e tij humbi në raundin e 1/16-ave të Kupës së Botës në Sh...