28 Maj 2023, 11:46
Nga DOSJA

SPANJE - Ngjarja ka ndodhur teksa futbollisti ishte i angazhuar me skuadrën, më saktë në transfertën e Valencias në Mallorca, më 24 maj, mbrëmjen e së mërkurës. Hajdutët e kishin shënjestruar vilën, duke menduar se nuk kishte njeri aty.
E dashura e Kluivert po kthehej nga një shëtitje me qenin, kur gjeti në shtëpi një grup grabitësish, të cilët u hodhën menjëherë dhe e sulmuan. E rrahën dhe vazhduan grabitjen.
Sipas mediave spanjolle, alarmi në shtëpi nuk është aktivizuar, për këtë arsye vajza nuk ka mundur të marrë vesh për vjedhjen. Supozohet se tre hajdutët kanë hyrë në shtëpi nga kopshti.

E dashura e Kluivert dha një deklaratë në polici, duke thënë se grabitësit ishin të veshur me kapuç dhe se njëri prej tyre fliste me një theks të rëndë anglisht. Sipas njoftimit të policisë, nga shtëpia e Kluivert janë marrë ora, bizhuteri dhe veshje me vlerë. Sipas vlerësimit të pare, grabitja kap vlerën e 200 mijë eurove.
E dashura e Justin Kluivert u dërgua në spital për ekzaminim, ajo u shtrua atje dhe u diagnostikua me lëndime të lehta. Policia është në kërkim të grabitësve.

Justin Dean Kluivert (24) është një futbollist holandez dhe djali i të famshmit Patrick Kluivert. Ai e filloi karrierën e tij te Ajax dhe është nën kontratë me Romën, nga ku erdhi si huazim te Valencia sezonin e kaluar.
Grabitjet e shtëpive të futbollistëve të famshëm janë kthyer në një trend shqetësues në Evropë.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 Maj 2023, 11:28
GJERMANI - Lojtari i kombëtares së Senegalit dhe Bayern Munichut, Sadio Mane (31), dëshiron të qëndrojë në klubin gjerman, ed...
Sport
28 Maj 2023, 11:12
ITALI - Golashënuesi i Manchester Cityt arriti diçka që askush tjetër nuk e ka bërë më parë, ai arriti t’i b&eum...
Sport
28 Maj 2023, 11:00
GJERMANI - Skuadra nga Mynihu mposhti Këlnin në javën e fundit me rezultatin 2-1 dhe pasi përfitoi nga barazimi 2-2 i Borussias me Mainz n...
Sport
28 Maj 2023, 11:00
ANGLI - Manchester City ka ngritur tashmë kupën e kampionit tij të tretë radhazi, edhe katërshja e parë ësht&e...
Sport
28 Maj 2023, 10:45
GJERMANI - Zhvillimet te Bayern janë të shpejta. Menjëherë pas fitimit të kampionatit për herë të ...
Sport
28 Maj 2023, 10:30
FRANCE - Lionel Messi, u shpall kampion i Francës këtë të shtunë me fanelën e Paris Saint-Germain, duke fituar trofeun e 43-të...
Sport
28 Maj 2023, 10:10
GJERMANI - Dortmundi ishte një hap larg fitimit të Bundesligës, por nuk ia doli. Verdhezinjtë barazuan 2-2 me Mainzin, nd&...
Sport
28 Maj 2023, 10:00
SPANJE - Ashtu si vitin e kaluar, Leo Messi është tashmë kampion i Ligue 1. PSG-së i mjaftoi mbrëmë barazimi...
Sport
28 Maj 2023, 09:45
GJERMANI - Dortmundi arriti të vriste veten në ndeshjen që pritej të përfundonte me kurorëzimin e tyre kampion&eu...
Sport
28 Maj 2023, 09:30
ITALI - Hapi përpara në shitjen e Sampdorias: klubi sampdorian, përmes një njoftimi për shtyp, zyrtarizoi një marrëves...