"Me trup këtu, me shpirt e zemër në Shqipëri”/ Protesta kundër projektit në Zvërnec përfshijnë diasporën, tubime në Gjermani, Itali dhe Angli
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Leo dhe babai i tij tashmë e dinë se në cilat parametra mund të bazohet një kontratë dyvjeçare, nëse ka ‘OK’ nga LaLiga për planin e fizibilitetit të paraqitur nga klubi i katalanas.

SPANJE - Ashtu si vitin e kaluar, Leo Messi është tashmë kampion i Ligue 1. PSG-së i mjaftoi mbrëmë barazimi 1-1 ndaj Strasburg, ku Leo shënoi për parizienët me pasimin e Mbappé (59'). Gameiro më pas barazoi (79'), në titullin e 12-të të argjentinasit (10 në Barça dhe dy në PSG). Messi mori pjesë në festë, pasi shënoi 16 gola dhe shërbeu 16 asistime (lideri i turneut) dhe nuk bëri asnjë deklaratë.
Numërimi mbrapsht për të zbuluar fatin e tij ka filluar me një optimizëm të moderuar te FC Barcelona, duke përfunduar me arritjen e nënshkrimit të tij, pavarësisht ofertës astronomike nga Al-Hilal saudit, e paprecedentë në botën e futbollit. Bisedat mes të dyja palëve kanë qenë duke u zhvilluar me Joan Laporta në krye të operacionit.
Në fund të shkurtit, presidenti u takua me Jorge Messin, babanë e yllit, në Barcelonë dhe që atëherë është folur për bazën e kushteve të pagave për një kontratë dyvjeçare dhe e llojeve të tjera që lidhen me të drejtat e shoqërimit në nivel marketingu.
Gjithçka është ende në pritje që LaLiga të japi dritën jeshile të planit të fizibilitetit të paraqitur nga Barça, për të ecur përpara dhe për t'ia lënë ofertën Messit për ta firmosur.

Të pyetur, burime nga ambienti i Leos, sigurojnë se ende nuk kanë marrë asgjë me shkrim edhe pse burime të besueshme nga klubi katalanas konfirmuan për MD se Leo dhe babai i tij e dinë se në cilët parametra do të bazohej dosja e tyre, në rast të përfundimit të kthimit në atë që ishte shtëpia e tij për 21 vjet (2000-2021).
Sigurisht, Barça nuk mund të bëjë një lëvizje derisa të konfirmohet ‘OK’ nga LaLiga, e cila mund të arrijë javën e ardhshme. Nuk duhet vonuar shumë më tepër. Gjëja e parë që do të bëjë FC Barcelona do të jetë regjistrimi i kontratave të reja për Ronald Araujo dhe Gavi.
Menjëherë më pas do të sulmojë për nënshkrimin me Leo Messin, prioritet sportiv edhe për Xavi Hernandez, i cili e ka të qartë se si ta përshtatë shokun e tij të skuadrës nga viti 2004 në 2015 në planet e tij: mes linjave dhe të veprojë më shumë si mesfushor i katërt sesa si sulmues.
Messi është ende duke pritur. I ftuar në ceremonitë e lamtumirës për Sergio Busquets të mërkurën (20:00) dhe Jordi Alba të enjten (19:00), ai është duke u stërvitur me PSG-në ato ditë para ndeshjes së fundit të së shtunës kundër Clermont, gjë që e bën të vështirë për të shkojë në Barcelonë…
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Dortmundi arriti të vriste veten në ndeshjen që pritej të përfundonte me kurorëzimin e tyre kampion&eu...
ITALI - Hapi përpara në shitjen e Sampdorias: klubi sampdorian, përmes një njoftimi për shtyp, zyrtarizoi një marrëves...
FRANCE - Të rralla ishin rastet kur Nasser Al-Khelaïfi u shfaq i lumtur këtë sezon të mbushur me shumë ngjarje 2022-2023. P...
FRANCE - Christophe Galtier arriti një nga objektivat e vendosura nga klubi në startin e sezonit mbrëmjen të së shtunës duke fitua...
ITALI - Misioni i realizuar për Interin. Në ditën e parafundit të Serisë A, skuadra e Inzaghit mundi 3-2 Atalantën dhe n...
SPANJE - Sulmuesi i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni, shënoi golin e jetës së tij. Dhe, ai e bëri këtë, pasi mbaroi nd...
SPANJE - Deri në ndeshjen e parafundit në La Liga 2 asnjë ekip nuk kishte siguruar ngjitjen direkt në La Liga dhe gjithçka ...
FRANCE - Paris Saint-Germain ka hyrë në historinë e kampionatit francez këtë të shtunë pas barazimit në fushën e ...
PORTUGALI - Benfica Lisbona u kurorëzua kampione e Portugalisë, pas fitores së rehatshme 3-0 ndaj Santa Clara për ndeshjen ...
ARABIA SAUDITE - Sezoni i parë i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite përfundoi me dështim. Superylli portugez iu bash...