Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi, ushton turma: Rama, jepe dorëheqjen
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
"Rast unik në botë"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojt...
Gjyqi në themel për Veliajn/ GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve, Gjykata pezullon af...
Dy skuadrat më në formë të momentit në Shqipëri diskutuan trofeun e fundit për vitin 2023 në një ndeshje që prodhoi raste, emocione por edhe gabime, sepse nga një i tillë u vendos kjo përballje.
TIRANE - Partizani triumfon në Superkupën e Shqipërisë, me kryeqytetasit që fituan minimalisht 1-0 përballë Egnatias në “Air Albania”, duke koleksionuar kështu trofeun e tretë në histori.
Dy skuadrat më në formë të momentit në Shqipëri diskutuan trofeun e fundit për vitin 2023 në një ndeshje që prodhoi raste, emocione por edhe gabime, sepse nga një i tillë u vendos kjo përballje.
Kampionët e Shqipërisë dhe fituesit e Kupës së Shqipërisë zbritën në fushën e lojës me formacionet e tyre më të mira, teksa pjesa e parë foli më shumë për Partizanin, me Tedi Carën që provoi të gjente portën e rrogozhinasve në minutën e 13-të.
Isgandarli kishte mundësinë për të kërcënuar kuadratin e kryeqytetasve, por ky i fundit gaboi në goditje, ndërsa “Të Kuqtë” rrezikuan me kalimin e minutave me anë të Bintsouka në dy momente.
Pak përpara fundit të fraksionit të parë, në minutën e 38-të, në një rivënie fundore, Alen Sherri që vetëm pak orë më parë fitoi çmimin “Portieri Vitit” gaboi rëndë duke i dhënë mundësinë ideale “Topit të Artë” të këtij viti, Arinaldo Rrrapajt, me këtë të fundit që dhuratën e shfrytëzoi në maksimum dhe realizoi golin e avantazhit me portën e boshatisur.
Një moment që ndryshoi humorin e takimit, me Egnatian që kërkoi të reagonte në minutën e parë të shtesës, por goli rezultoi mision i pamundur.
Pjesa e dytë nisi përsëri me ritmin që u mbyll fraksioni i parë, ndërsa këto 45 minuta folën diçka më shumë për skuadrën e Tetovës që provoi të gjente golin e barazimit në disa momente.
Në minutën e 72-të, Fernando kishte mundësinë më të mirë për të gjetur golin, por gaboi në ide me Pano Qirkon që kuptoi gjithçka. Në minutat e fundit, Lemine që erdhi nga stoli krijoi iluzionet e golit, por pa mundur që të gjejë rrjetën për rrogozhinasit.
Në fund, pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve të Egnatias, që në këtë mbrëmje debutoi në Superkupë duke luajtur ndeshjen e parë në histori, rezultati nuk ndryshoi me Partizanin që koleksionon kështu një trofe të rëndësishëm duke fituar Superkupën, sukses padiskutim i rëndësishëm edhe për vetë trajnerin Arbër Abilaliaj.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Futbollisti belg Dries Mertens është një nga lojtarët kyç të kryesuesve të kampionatit turk Galatasaray. E si t&eum...
ITALI - Kristjan Asllani do të ketë mundësinë të tregojë aftësitë e tij në fushën e lojës. Mbrëmjen ...
URUGUAJI - Futbollisti i njohur Ezekiel Lavezzi përfundoi në spital pasi u godit me thikë në Uruguaj. Mediat argjentinase pretendojnë s...
GJERMANI - Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, ka kërkuar largimin e trajnerit të skuadrës Edin Terzic, raporton “Bild”. Infor...
ITALI - Rasti i borxhit të pretenduar nga Cristiano Ronaldo, për pagat e prapambetura te Juventusi, ende vazhdon t'i bëjë njerëz...
ARABIA SAUDITE - Matheus Nunes ndihmoi Manchester Cityn për të mposhtur Urawa Reds (3-0) dhe për të garantuar hyrjen në fin...
ITALI - Annie, vajza e Samuel Eto'o-s, denoncoi babanë e saj në Prokurorinë Publike të Milanos, duke pretenduar se ai kishte dështuar...
TURQI - Mesut Özil, 35 vjeç tashmë ka lënë bredhjet e futbollit. Megjithatë, tani që nuk stërvitet çdo d...
SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli këtë të mërkurë, në pritje të ndeshjes me Alavés (nesë...
GJERMANI - Karl-Heinz Rummenigge, ish-CEO i Bayern Munich, kritikoi Superligën Evropiane në javën kur Gjykata e Drejtësisë e BE-s&eum...