VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Sport
VIDEO / Partizani gabon dhe eliminohet nga Champions League, pas humbjes 2-0
Në Hungari u zhvillua ndeshja e kthimit mes BATE Borisov dhe Partizanit e vlefshme për raundin e parë të Champions League ku ekipi bjellrus fitoi me shifrat e përgjitshme 3-1.
18 Korrik 2023, 21:35Nga DOSJA
HUNGARI- Partizani eliminohet nga Champions League pasi u mundën nga skuadra bejllruse e BATE Borisov me shifrate përgjitshme 3-1 dhe 2-0 në këtë takim të dytë.
Kampionët e Shqipërisë luajtën ndeshjen e kthimit në Budapest përballë BATE Borisov, pas barazimit 1-1 në Tiranë një javë më parë. Takim ky i vlefshëm për raundin e parë të Champions League.
Pas një pjese të parë të dominuar nga të kuqt dhe fillimi i pjesës së dytë, Partizani e sheh veten në disavantazh nga një pakujdesi momentale. Në minutën e 71-të Malkevich arrin të çojë topin në rrjetë , atëherë kur më pak pritej.
Pavarësisht 10 minutave shtesë përpjekjet ishin të pamjaftueshme për të ndryshuar rrjedhën e takimit dhe rezultatin madje të hedhur të gjithë përpara pësuan edhe golin e dytë që pak ndryshon në fatin e tyre.
Tashmë Partizani do të vazhdojë aventurën europiane në Conference League përballë nënkampiones së Andorrës