6 Shtator 2022, 11:58
Nga DOSJA

TURQI - UEFA ka organizuar pak ditë më parë Konferencën Vjetore të Sigurisë “Sharing the Stage”, që këtë vit u mbaj në Stamboll të Turqisë. Ky event i UEFA-s zhvillohet një herë në vit, para nisjes së sezonit të ri futbollistik me objektivin e shkëmbimit të informacioneve mbi praktikat më të mira, ndërmjet oficerëve të sigurisë së klubeve dhe policisë dhe përgatitjet për ato që na presin më tej.
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 440 pjesëmarrës nga të 55 vendet e Evropës, anëtare të UEFA, kryesisht oficerë sigurie të federatave, si dhe të klubeve të futbollit që marrin pjesë në ndeshjet e kupave të Evropës (Champions, Europa dhe Conference League), zyrtarë të organeve kryesore të politikave të futbollit që punojnë bashkë me sektorët e sigurisë dhe organizimit të ndeshjeve të UEFA, vëzhgues, përfaqësues të policive dhe rrjetit të NFIP (pikave kombëtare për shkëmbimin e informacionit për ndeshjet e futbollit).
Nga Shqipëria në këtë aktivitet morën pjesë Armando Mandro, oficeri i Sigurisë në FSHF si dhe Agron Çeli, shef i Sektorit të Rendit në Policinë e Shtetit dhe Pika Kombëtare e Shkëmbimit të Informacionit për Ndeshjet e Futbollit, NFIP Albania.

Konferenca u përshëndet nga presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin, nëpërmjet një video-mesazhi, i cili në fjalën e tij përmendi rëndësinë e këtij aktiviteti, problemet e hasura gjatë finales së Champions League të Parisit dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të gjithë aktorëve që përballen me operacionet menaxhimit të sigurisë në ndeshjet e futbollit.
Një vend i veçantë iu kushtua nëpërmjet shfaqjes së videove dhe diskutimeve që përfshinin një rishikim të detajuar të operacioneve të sigurisë të finales së parë historike të UEFA Conference League, që u zhvillua në Tiranë në muajin maj 2022. Ekspertët vlerësuan faktin, që pavarësisht se ishte eventi i parë i këtyre përmasave që zhvillohej në Tiranë dhe mungesës së përvojës, kjo finale ishte një sukses i vërtetë në aspektin e organizimit, mbrojtjes dhe sigurisë.
Folësit kryesorë të paneleve ishin Frank Wijnveld, Steve Furnham, Lukasz Nalewaj, Eddie Smith, oficerë të sigurisë së UEFA dhe pjesëmarrës në operacionet e sigurisë së finaleve veçanërisht në Tiranë, ku shpjeguan procesin e organizimit, koordinimit dhe bashkëveprimit me FSHF, Policinë e Shtetit dhe aktorët e tjerë të sigurisë, duke filluar nga trajnimet me punonjësit e sigurisë private stjuart, me policinë dhe trajnimet e përbashkëta, procese që ndikuan në suksesin e finales së Conference League në aspektin e sigurisë, raporton zyra e shtypit në FSHF.

B.T (Dosja.al)
Sport
6 Shtator 2022, 11:36
GJERMANI - “Dua të nënvizoj se paratë kanë rëndësi deri në njëfarë pike. Të ardhurat nga të drejt...
Sport
6 Shtator 2022, 11:20
ANGLI - Antonio Cassano, ish-lojtari karizmatik përpos të tjerave edhe i Real Madridit, ka bërë disa deklarata për sulmuesit e rinj t...
Sport
6 Shtator 2022, 10:49
Benjamin Mendy akuzohet për tetë përdhunime, një sulm seksual dhe një tentativë përdhunimi
ANGLI - Juria në gj...
Sport
6 Shtator 2022, 10:24
FRANCE - Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Juventusit, krahas trajnerit Galtier, ishte edhe sulmuesi Kylian Mbappe, i cili u sulmua m...
Sport
6 Shtator 2022, 08:06
FRANCE - Divizioni Kombëtar i Huliganizmit (DNLH) në Paris e ka klasifikuar PSG-Juventus, të martën në mbrëmje, si një ndes...
Sport
6 Shtator 2022, 07:47
PORTUGALI - Paulo Silva, menaxher biznesi dhe babai i Bernardo Silva, ishte një nga të ftuarit e shumtë në forumin ‘Football Talks&r...
Sport
6 Shtator 2022, 07:31
SPANJE - Messi është përfshirë në një polemikë të re në Spanjë. Aktualisht në PSG, ylli argjentina...
Sport
6 Shtator 2022, 07:13
GREQI - Marcelo u prit në apoteozë të vërtetë në Athinë. Ish-lojtari i Real Madridit ka nënshkruar kontratë ...
Sport
6 Shtator 2022, 06:54
NORVEGJI - Federata Norvegjeze e Futbollit njoftoi këtë të hënë se Mathias Normann do të përjashtohet nga ndeshjet e radh&e...
Sport
6 Shtator 2022, 06:40
BRAZIL - Pamje të pazakonta në futboll, por jo në Serinë B të kampionatit Amazon në Brazil. Në fund të ndeshjes, ...