29 Nëntor 2025, 11:28
Nga DOSJA

KATAR - Oscar Piastri ka befasuar në kualifikueset e sotme të garës së Sprintit në Grand Prix të Katarit. Piloti australian i McLaren ishte më i shpejti me kohën 1’20’’055. George Russell i Mercedes u rendit i dyti me vetëm 32 të mijtat pas Piastri. Në vend të 3-të lideri i Botërorit, Lando Norris.
Vendin e 6-të ka zënë Max Verstappen, kurse Charles Leclerc nuk shkoi më shumë se vendi i 9-të. Zhgënjim i madh për Lewis Hamilton, i cili doli jashtë në Q1, duke u pozicionuar kështu në vend të 18-të. Në këto kualifikuese pati surpriza dhe konfirmime.
Piastri ka zënë “pole position”, me një kohë të jashtëzakonshme. Ai ka vënë në presion shokun e skuadrës te McLaren, Lando Norris, i cili kryeson klasifikimin e Botërorit. Mes tyre do të niset George Russell, në një moment shumë të mirë. Vendi i 4-t i ka takuar Fernando Alonso. Larg pritshmërive Max Verstappen, që është kaluar për herë të parë edhe nga shoku i skuadrës, Yuki Tsunoda.
Dhjetëshja e parë është plotësuar me Andrea Kimi Antonelli (vendi i 7-të), Carlos Sainz (vendi i 8-të), Charles Leclerc (vendi i 9-të dhe Alexander Albon (vendi i 10-të). Hamilton ishte protagonist i episodit negativ të radhës në këtë sezon të errët. Piloti britanik, 7 herë kampion bote, u eliminua direkt në Q1 dhe do të niset nga vendi i 18-të.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Nëntor 2025, 11:00
Henry ka vënë në dyshim cilësinë e futbollit gjerman
ANGLI - Thierry Henry (48) e ka paraqitur Bundesligën n&e...
Sport
29 Nëntor 2025, 10:30
ANGLI - Mykhailo Mudryk mbërriti në Stamford Bridge në vitin 2023 nga Shakhtar Donetsk për 89 milionë £...
Sport
29 Nëntor 2025, 10:00
ANGLI - Derbi midis dy gjigantëve të Londrës vjedh shfaqjen në javën e 13-të të Premier League.
Arsenali, lideri i padisku...
Sport
29 Nëntor 2025, 09:30
ANGLI - Ylli i Chelseat, Cole Palmer, do të jetë i disponueshëm për të luajtur këtë të diel kundër...
Sport
29 Nëntor 2025, 09:00
ANGLI - Një nga incidentet më të bujshme të ditës së dymbëdhjetë të Premier Ligës ndodhi gjatë nde...
Sport
29 Nëntor 2025, 08:30
MEKSIKE - Nëse nuk ka ndonjë ndryshim të planeve në minutën e fundit, Sergio Ramos (SR) nuk do të vazhdojë me Rayados ...
Sport
29 Nëntor 2025, 08:00
GJERMANI - Një ndeshje pa raste, pa ndonjë emocion të vërtetë dhe pa gola. Spektakli mezi u shfaq në ndeshjen e Bundesligës...
Sport
29 Nëntor 2025, 07:30
ITALI - Në stadiumin e tyre Giuseppe Sinigaglia, Como dominoi Sassuolo-n (2-0) në ditën e 13-të të Serie A. Ata tani kanë kaluar...
Sport
28 Nëntor 2025, 21:51
FRANCE – Olimpik Lioni ka zbuluar rezultatet e saj vjetore për periudhën 2024-2025, e fundit e epokës së John Textor, dhe dokum...
Sport
28 Nëntor 2025, 21:16
ITALI - "Presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina, pasi pranoi se klubi është vendosur në likuidim.
Në përputhje me nenet 16 dhe ...