LIVE UPDATES
Sport

Një tjetër tragjedi në sport, piloti 20-vjeçar i motoçiklizmit humb jetën në prova!

Ngjarja ndodhi gjatë përgatitjeve për raundin e tretë të Kampionatit Evropian Stock 1000, ku Gomez garonte për ekipin Honda Laglisse dhe udhëhiqte renditjen e përgjithshme.

3 Korrik 2025, 22:53 Nga DOSJA
Një tjetër tragjedi në sport, piloti 20-vjeçar i

FRANCE - Bota e motoçiklizmit është tronditur nga vdekja tragjike e Borja Gomez, motoçiklistit spanjoll 20-vjeçar, i cili humbi jetën në një aksident të rëndë gjatë provave të lira në pistën Magny-Cours në Francë.

Ngjarja ndodhi gjatë përgatitjeve për raundin e tretë të Kampionatit Evropian Stock 1000, ku Gomez garonte për ekipin Honda Laglisse dhe udhëhiqte renditjen e përgjithshme.

Sipas informacioneve të para, Gomez humbi kontrollin e motoçikletës ndërsa po dilte nga një kthesë dhe u rrëzua, pas së cilës u godit nga një tjetër garues që nuk mundi të shmangte kontaktin. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor, ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes nga plagët e rënda.

Klubi i tij dhe komuniteti ndërkombëtar i motoçiklizmit shprehën ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe fansat e tij, duke vlerësuar si talentin ashtu edhe karakterin e tij të veçantë. Borja Gomez ishte një nga motoçiklistët më premtues të brezit të ri në Spanjë dhe Evropë.

Karrierën e nisi në vitin 2014 në kategorinë Minimotard dhe, në vitin 2021, fitoi titullin kampion në kategorinë Supersport në Spanjë. Një vit më pas, u shpall nënkampion në Superbike 1000 dhe në 2022 debutoi në Kampionatin Botëror Moto2 me ekipin Flexbox HP40, ku mori pikët e para në garën e Valencias duke përfunduar në vendin e 12-të.

Në vitin 2023 garoi për Fantic Racing në klasën Moto2, ndërsa këtë vit kryesoi si në Kampionatin Evropian Stock me fitore në Estoril dhe Jerez, ashtu edhe në Kampionatin Spanjoll Superbike (ESBK). Fitorja e tij e katërt për sezonin erdhi së fundmi në pistën MotorLand Aragon, duke konfirmuar statusin e tij si një prej yjeve në ngritje të sportit.

Gomez njihej për shpirtin luftarak dhe vendosmërinë e jashtëzakonshme. Në vitin 2024 ai pësoi një aksident serioz në pistën e Misano-s, por u rikuperua plotësisht dhe u rikthye në formë të lartë. Kontributi i tij si pilot testues për projektin HRC World Superbike ishte një tregues i qartë i potencialit të tij për të kaluar në nivelet më të larta të sportit.

Ekipi i Honda Laglisse i dha lamtumirën me një mesazh emocional: “Më shumë se për talentin e tij si pilot, do ta kujtojmë Borjan për njeriun e jashtëzakonshëm që ishte. Buzëqeshja dhe pozitiviteti i tij do të jetojnë përgjithmonë në kujtimet tona”.

Komuniteti i motoçiklizmit në Spanjë dhe në të gjithë Evropën i bëri nderime të shumta, ndërsa rrjetet sociale u mbushën me mesazhe ngushëllimi dhe kujtime nga kolegë, tifozë dhe ekipe të ndryshme që e kishin ndjekur nga afër rrugëtimin e tij.

3 korriku i vitit 2025 do të mbahet mend si ditë e kobshme në sport, pasi në orët e para të ditës së enjte vdiq tragjikisht edhe ylli i Liverpoolit, Diogo Jota, së bashku më vëllain e tij, Andre Silva.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!