LIVE UPDATES
Sport

Nis sezoni i ri futbollistik, presidenti Duka: “Le të shkruajmë sëbashku një tjetër kapitull në historinë e futbollit shqiptar”...

Presidenti Duka uroi që këtë sezon të kemi një nivel edhe më të lartë sportiv e konkurence, ku klubet t’i bëjnë krenarë tifozët e tyre jo vetëm në kampionat, por edhe në kompeticionet europiane, ashtu siç bëri ekipi Kombëtar shqiptar në kualifikueset e Europianit dhe në finalet e Euro “Gjermani 2024”.

18 Gusht 2024, 10:40 Nga DOSJA
Nis sezoni i ri futbollistik, presidenti Duka: “Le të shkruajmë

TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një mesazh për të gjitha klubet, trajnerët, futbollistët dhe stafet e çdo ekipi në prag të nisjes së edicionit të 86-të të kampionatit “Abissnet Superiore 2024-2025”, duke i uruar të gjithë për një sezon sa më të suksesshëm dhe plot me emocione.

Në mesazhin e tij drejtuar klubeve, presidenti Duka vuri theksin te vështirësitë e mëdha financiare që hasin, por i inkurajoi që të ndërtojnë projekte afatgjata që synojnë rritjen dhe zhvillimin e sportit në vendin tonë.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar përsëriti sërish thirrjen për krijimin e ligjit të sponsorizimit nga ana e qeverisë, si një kërkesë jetike për mbështetjen e sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti.

Gjithashtu, presidenti Duka uroi që këtë sezon të kemi një nivel edhe më të lartë sportiv e konkurence, ku klubet t’i bëjnë krenarë tifozët e tyre jo vetëm në kampionat, por edhe në kompeticionet europiane, ashtu siç bëri ekipi Kombëtar shqiptar në kualifikueset e Europianit dhe në finalet e Euro “Gjermani 2024”.

Më poshtë mesazhi i plotë i Presidentit Duka:

“Nisim sot edicionin e 86-të të kampionatit “Abissnet Superiore 2024-2025”, duke shënuar fillimin e një sezoni të ri plot me sfida, adrenalinë e pasion. Ky sezon shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e futbollit shqiptar, duke na ofruar të gjithëve mundësinë për të përjetuar momente të paharrueshme, emocione të forta dhe garë e respekt për kundërshtarin në fushën e lojës.

Në prag të këtij sezoni, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për angazhimin dhe përkushtimin e secilit prej jush. Klubeve tona, ju inkurajoj të vazhdoni të ndërtoni projekte afatgjata që synojnë rritjen dhe zhvillimin e sportit në vendin tonë. Futbollistëve dhe trajnerëve, ju uroj suksese në arritjen e objektivave tuaja, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim në çdo ndeshje.

Me gjithë vështirësitë e mëdha financiare, uroj që këtë sezon të kemi një nivel edhe më të lartë sportiv e konkurence, ku klubet tona t’i bëjnë krenarë tifozët e tyre jo vetëm në kampionatin vendas, por edhe në kompeticionet europiane, ashtu siç bëri ekipi Kombëtar shqiptar në kualifikueset e Europianit dhe në finalet e Euro “Gjermani 2024”.

Tifozëve tanë të mrekullueshëm, ju falënderoj për mbështetjen tuaj të palodhur. Prania juaj në stadiume dhe mbështetja e juaj janë frymëzim për çdo lojtar dhe ekip. Le të jetë ky sezon një festë e vërtetë e futbollit shqiptar, ku ne të gjithë bashkë do të tregojmë se sa i bukur dhe i fuqishëm është ky sport në vendin tonë.

Gjej rastin të përsëris thirrjen time për krijimin e një shtrati ligjor për mbështetjen e sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti. Miratimi i ligjit të sponsorizimeve është një kërkesë jetike për futbollin dhe një hap i rëndësishëm për rritjen e qëndrueshme të sportit tonë.

Në këtë edicion të ri, pres të shoh ndeshje plot me emocion, respekt dhe garë të fortë. Jam i bindur se me punë të palodhur, përkushtim dhe Fair-Play, ky sezon do të jetë një sukses i madh për të gjithë.

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju uroj një sezon të mbarë, të mbushur me suksese dhe emocione të bukura. Le të shkruajmë së bashku një tjetër kapitull të shkëlqyer në historinë e futbollit shqiptar. Faleminderit dhe suksese!”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë