Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ylli brazilian i PSG-së tha të martën, se ai gjithmonë kishte firmosur gjithçka që i ka thënë i jati, gjatë gjyqit në Barcelonë për keqbërjet e supozuara rreth transferimit të tij në vitin 2013 nga Santos te Barcelona.

FRANCE - Ylli brazilian i PSG-së, Neymar, tha të martën se ai gjithmonë kishte nënshkruar atë që babai i tij i kishte thënë të firmoste, gjatë gjyqit në Barcelonë për keqbërjet e supozuara rreth transferimit të tij në vitin 2013 nga Santos te Barcelona.
“Babai im ka qenë gjithmonë përgjegjës” për negociatat e kontratës, “ai ka qenë gjithmonë përgjegjës për këtë. Unë firmos atë që ai më thotë për të nënshkruar”,- siguroi lojtari gjatë deponimit të tij. Ai gjithashtu siguroi se “nuk mban mend” të ketë marrë pjesë në negociatat e marrëveshjes së nënshkruar në 2011 me Barcelonën rreth transferimit të tij të ardhshëm, që është në qendër të këtij gjyqi.
Fillimisht, e planifikuar për më 21 ose 28 tetor, seanca dëgjimore e lojtarit të martën u bë me kërkesë të avokatëve të Neymar, të cilët theksuan impenjimet e klientit të tyre, i cili duhet të luajë të premten me PSG-në në kampionat (AC Ajaccio) dhe të martën e ardhshme në Champions League ndaj Maccabi Haifa. Lojtari nuk do të ketë më nevojë të kthehet në Barcelonë për të ndjekur procedurat gjyqësore në ditët në vijim. Ai do të mund të flasë, nëse do, për herë të fundit në gjyqin, të planifikuar për në 31 tetor, me videokonferencë.

Duke e akuzuar për korrupsion, prokuroria kërkoi dy vjet burg dhe 10 milionë euro gjobë ndaj sulmuesit brazilian. Në këtë gjyq janë edhe prindërit e lojtarit, dy ish-presidentët e Barcelonës, Sandro Rosell dhe Josep María Bartomeu, si dhe ish-menaxheri i klubit brazilian të Santosit, Odilio Rodrigues Filho. Ishin edhe personat juridikë të Barcelonës, Santosit dhe kompania e themeluar nga prindërit e Neymar për të menaxhuar karrierën e tij.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez siguroi radion spanjolle Cadena Ser, se nuk ishte i interesuar më për informa...
ANGLI- Nuk ka paqe për Ten Hag. Trajneri i Manchester United përfundoi sërish në qendër të vëmendjes për një tjet...
PARIS- I gjithë planeti i futbollit nderon Karim Benzema-n. Futbollisti francez është fituesi i edicionit të 66-të të Topit t&eu...
ANGLI - Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së nesërme ndaj “Djajve të Kuq” (21:15), trajneri i ...
PARIS-Pamja në fytyrën e tij i tregoi të gjitha. Kur Kylian Mbappé pa klasifikimin për fituesin e Topit të Artë, duhet t&...
TIRANE - Sikur të mos mjaftonin vetëm rezultatet jo të mira në këtë fushatë të Nations League, për futbollin shqi...
TIRANE - Presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli, në vizitën e tij në Seul të Koresë së Jugut është takuar me presi...
FRANCE - Mbrëmja gala e ceremoniesë së “Topi i Artë” ishte edhe një pikë takimi për më të mëdhen...
BELGJIKE - Radja Nainggolan i rikthehet vorbullës së kritikave. Pasi u arrestua nga që ngiste një makinë pa patentë, i...
FRANCE - Karim Benzema i Real Madridit fitoi “Topin e Artë” të France Football të hënën, duke u bërë franc...