15 Shkurt 2024, 14:22
Nga DOSJA
TIRANE - Të premten, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit “Abissnet Superiore”, derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana. Të dyja ekipet deri tani kanë zhvilluar një sezon me ulje dhe ngritje, megjithatë derbi mbetet derbi, dhe në “Air Albania” do të luhet për “Final Four” dhe mbi të gjitha për krenarinë e kryeqytetit.
Sipas statistikave, kjo ndeshje pritet të jetë e hapur dhe offensive, pasi do të vihen përballë dy skuadrat që gjuajnë më shumë në portat kundërshtare.
Partizani kryeson këtë statisikë, me 12 gjuajtje drejt portës, ndërsa Tirana me 11.4 goditje drejt kuadratit. Një statistikë mjaft interesante, duke marrë në konsideratë që kryesuesit e kampionatit, Egnatia, godet në portë mesatarisht më pak se 11 herë për ndeshje.
Dy ekipet kanë statistika mjaft pozitive në fazën ofensive, por nuk janë skuadrat me mbrojtjet më të mira, duke u renditur në vendin e pestë e të shtatë në kampionat, si ekipet që pësojnë më shumë gjuajtje në portë.
Partizani dhe Tirana nuk kanë shumë ekuilibër mes fazës sulmuese dhe asaj mbrojtëse. Në këtë statistikë të kuqtë renditen të pestët me 9.74 gjuajtje të pësuara drejt portës, ndërsa bardheblutë të shtatët me më shumë se 11 goditje të pësuara. Skuadra më e mirë në këtë statistikë është Vllaznia me vetëm 8.81, ndërsa Egnatia e dyta me 9.13. Ajo që vihet re është se Tirana, pavarësisht goditjeve të marra drejt portës, është një skuadër që pëson pak.
Nëse ka një gjë të vështirë për t’u parashikuar të premten në derbin e kryqytetit është se kush skuadër do të ketë përqindjen më të lartë të mbajtjes së topit, pasi deri më tani Partizani, Tirana, por edhe Egnatia janë skuadrat që dominojnë në këtë statistikë me një mesatare të mbajtjes së topit më shumë se gjysmën e ndeshjes.
Duke lexuar statistikat, Tirana si grup mund të jetë fituesja e derbit, ndërsa Partizani mund ta arrijë triumfin përmes diferencës që mund të bëjnë lojtarë të ndryshëm. Gjithsesi, Partizani-Tirana është derbi i kryeqytetit, i cili përherë ia vlen për t’u ndjekur…

B.T (Dosja.al)
Sport
15 Shkurt 2024, 14:10
ITALI - Stade Rennais nuk po kursen në burime përpara ndeshjes së parë të play-off-it të Europa League në &ld...
Sport
15 Shkurt 2024, 12:06
ZVICER - Skuadra e Manchester United e sezonit 2022-23 ishte më e shtrenjta e mbledhur ndonjëherë në Evropë, sipas një raporti t&e...
Sport
15 Shkurt 2024, 11:48
ITALI - Milani do të përballet me Rennes në Europa League, turne që kuqezinjtë nuk e kanë fituar kurrë më parë. Due...
Sport
15 Shkurt 2024, 11:33
ITALI - Nga nesër, e premte, 16 shkurt, çdo moment mund të jetë i duhur për dëgjimin e Paul Pogba para Gjykat&eum...
Sport
15 Shkurt 2024, 11:24
ITALI - Pas përfundimit të stuhishëm të eksperiencës së tij te Roma, e cila përfundoi me shkarkimin e tij muajin e kalua...
Sport
15 Shkurt 2024, 11:08
KOREJA E JUGUT - Gjermani Jürgen Klinsmann do të shkarkohet nga detyra e trajnerit të kombëtares së Koresë së Jugut.&n...
Sport
15 Shkurt 2024, 10:53
KOREJA E JUGUT - Zbulohen detaje të reja në lidhje me konfliktin fizik, ku përfshinë disa lojtarë të kombëtares së ...
Sport
15 Shkurt 2024, 09:30
ANGLI - Pesëmbëdhjetë ditë më parë ai shfaqi dëshirën për t'u stërvitur në Arabinë Saudite dhe tan...
Sport
15 Shkurt 2024, 08:30
ARABIA SAUDITE - Tashmë dihet se kushdo që ka Cristiano Ronaldon është gjithmonë më afër fitores, aq sa ishte edhe në ...
Sport
15 Shkurt 2024, 07:30
SHBA - Një i vdekur dhe 22 të plagosur, përfshirë tetë të mitur: ky është numri i viktimave pas të shtë...