"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Festa e Super Bowl në Kansas City, kthehet në një tragjedi… Raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur (foto)
Tre persona janë ndaluar nga policia. Për momentin nuk ka asnjë hipotezë për motivin, megjithëse mund të jetë një incident i lidhur me një bandë
15 Shkurt 2024, 07:30Nga DOSJA
SHBA - Një i vdekur dhe 22 të plagosur, përfshirë tetë të mitur: ky është numri i viktimave pas të shtënave që ndodhën në Kansas City, gjatë paradës për të festuar fitoren e Chiefs në Super Bowl.
Tre persona janë ndaluar nga policia. Për momentin nuk ka asnjë hipotezë për motivin, megjithëse mund të jetë një incident i lidhur me një bandë. Chiefs thanë se asnjë nga lojtarët apo stafi i ekipit nuk ishte i përfshirë në të shtënat.
Është e vështirë të mendosh për një sulm terrorist, edhe nëse vetëm disa orë më parë kreu i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Turner, kishte zbuluar ekzistencën e një "kërcënimi serioz për sigurinë kombëtare", duke i kërkuar Presidentit Joe Biden të "deklasifikonte të gjitha informacion në mënyrë që Kongresi, Administrata dhe të gjithë aleatët tanë të mund të diskutojnë hapur veprimet e nevojshme për t'u përgjigjur."