10 Qershor 2023, 18:15
Nga DOSJA
ITALI - Në rrjetet sociale u bë shumë virale sfida e vezës më të fortë, postuar nga një tifoz, e cila rastësisht në finale nxorri pikërisht Manchester City-Inter, madje me zikaltrit që do të ngrinin trofeun në fund, falë “lëvozhgës” së tyre më të fortë.
Por përveç kësaj gjetjeje shumë të veçantë, janë disa paralelizma mes këtij Interit dhe atij fitues të 2010-ës, që duken një ogur i mirë për italianët, përpara se të zbresin mbrëmjen e sotme në stadiumin “Ataturk”, në orën 21:00.
Dhe ato nisin nga Mourinho e Inzagi e deri tek arbitrit i sfidës. Ja paralelizmat më pikantë të mbledhur nga media italiane.
● Milito në vitin 2010 u prezantua në stadiumin “Santiago Bernabeu” pasi kishte realizuar 28 gola sezonalë. Ndërsa sivjet, edhe golashënuesi më i mirë i Interit, Lautaro Martinez, vjen në këtë finale, pikërisht pasi ka shënuar 28 gola.
● Diego Milito vendoste ndeshjen që luhej më 22 maj me bluzën numër 22 mbi shpatulla. Ndërkohë, sivjet finalja luhet më 10 qershor, pikërisht numri që mban veshur Lautaro Martinez.
● Në 2010-ën Zlatan Ibrahimoviç i jepte lamtumirën Ligës së Kampioneve në gjysmëfinale (atëherë pjesë e Barcelonës). Edhe sivjet, Zlatan Ibrahimoviç i dha lamtumirën ëndrrës “Champions” në gjysmëfinale, si lojtar i Milanit. Dhe koincidenca është se në të dyja rastet, ishte pikërisht Interi ai që e eliminoi.
● 13 vite më parë Interi triumfonte pasi kishte në fushë një futbollist kamerunas (Samuel Eto). Edhe sivjet, Interi do të kërkojë suksesin në Champions, duke mbështetur te një tjetër kamerunas, portieri Andre Onana.
● Polaku Marciniak do të jetë arbitri i dytë në histori që është përzgjedhur për të gjykuar fillimisht finalen e Botërorit dhe më pas atë të Champions-it. Hera e parë ndodhi pikërisht në 2010-ën, me anglezin Hauard Ueb, pikërisht në finalen e fituar nga Interi.
● Finalja e 2010-ës u luajt në Madrid, pikërisht inicialja e mbiemrit të Murinjos. Ndërsa sivjet luhet në Stamboll (Instanbul në italisht), njësoj si inicialja e Inzagit.
● Murinjo në 2010-ën, përpara Champions-it kishte fituar 4 trofe me Interin. Edhe Inzagi, përpara arritjes në finale numëron 4 trofe me zikaltrit.
● Murinjo e luante finalen e 2010- ës në moshën 47-vjeçare, po aq sa edhe Simone Inzagit sivjet.
● Interi i Murinjos shkoi atë vit në finale pas 7 fitores, 3 barazimesh dhe 2 humbjes. E njëjta gjë sivjet edhe me Interin e Inzagit. Madje, çmenduria është se në fazën me eliminim direkt, Interi i Murinjos pësoi 3 gola, por aq sa edhe Onana këtë sezon.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 Qershor 2023, 17:51
TURQI - Sergio Aguero ndodhet në Stamboll për finalen e Champions League. Të premten (9/6) ai takoi ish-trajnerin e tij n&eum...
Sport
10 Qershor 2023, 17:27
TURQI - Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan i Man.Cityt, do të luftojë mbrëmjen e së shtunës kundër Interit, për t&eum...
Sport
10 Qershor 2023, 17:06
TURQI - Erling Haaland, me 52 gola në 52 ndeshje këtë sezon, është një nga pengesat dhe problemet më të m&eu...
Sport
10 Qershor 2023, 16:43
TURQI - Mansour bin Zayed Al Nahyan, nënkryetari i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vëllai i presidentit Mohammed bin Zayed Al Nahyan, do ...
Sport
10 Qershor 2023, 16:31
TURQI - Dita e madhe ka ardhur. Manchester City dhe Inter do të përballen sonte (21:00) në finalen e Champions League&...
Sport
10 Qershor 2023, 15:45
KINE - Lionel Messi, i cili gëzon një popullaritet të jashtëzakonshëm në Kinë, mbërriti në Pekin të shtun&eu...
Sport
10 Qershor 2023, 15:14
SPANJE - Tashmë është e sigurt se Brahim Diaz do të veshë fanelën e ‘merenges’ sezonin e ardhshëm. I bler&...
Sport
10 Qershor 2023, 15:00
ITALI - Stambolli për Rafa Benitez është një qytet me kujtime shumë të ëmbla. Në të njëjtin s...
Sport
10 Qershor 2023, 14:00
TURQI - Mesfushori belg Kevin De Bruyne dhe sulmuesi norvegjez Erling Haaland kanë punuar së bashku pa probleme dhe vazhdimisht,...
Sport
10 Qershor 2023, 13:40
TURQI - Koha e madhe është këtu, finalja e Champions League pothuajse “ka nisur” (21:00). Manchester City dhe I...