10 Qershor 2023, 13:40
Nga DOSJA

TURQI - Koha e madhe është këtu, finalja e Champions League pothuajse “ka nisur” (21:00). Manchester City dhe Inter janë të vendosur të përballen kokë më kokë për kupën me veshë të mëdhenj. Shikojini statistikat e dy ‘gladiatorëve’...
Man.City ka qenë fantastik në përgjithësi në garën e tij, ku nuk mund të mos veçoheshin Erling Haaland dhe Kevin De Bruyne, si lojtarët e tyre yje. Norvegjezi me 12 gola është golashënuesi më i mirë i ekipit të tij dhe i turneut, ndërsa belgu ka 6 asistime, më së shumti këtë vit.
Një më pak ka Federico Dimarco i Interit, i cili me 5 pasime finale që u bënë gola mban titullin e... “kamarierit” më të mirë të ‘zikaltërve’. Skuadra e Inzagi nuk e ka ‘pistoletën’ e... stilit Haaland. Dzeko është golashënuesi më i mirë i tyre me 4 gola, me Lautaro Martins dhe Lukaku me nga 3.
Në total anglezët kanë realizuar 30 gola në kompeticion këtë vit nga 189 goditje (me 15% efikasitet), ndërsa italianët kanë 19 gola nga 152 tentativa finale (me 12% efikasitet). ‘Qytetarët’ kanë pësuar 5 gola dhe kanë 7 porta të pastra, ndërsa ‘zikaltrit’ janë me 8 porta të pastra kanë pësuar 10 gola.
Për sa i përket posedimit të topit, skuadra e Guardiolës është mesatarisht 60.2% në ndeshjet e këtij viti në Champions League, ndërsa milanezët 45.6%, përqindje që zbulojnë deri diku identitetin e çdo skuadre.
Në 12 ndeshje evropiane këtë vit, Manchester City është i pamposhtur, duke numëruar 7 fitore dhe 5 barazime. Interi ka 2 humbje, 7 fitore dhe 3 barazime.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 Qershor 2023, 13:20
ZVICER - Dihet prej kohësh që Mario Balotelli, me gjithë talentin e tij, shquhet më shumë jashtë fushës për ekseset dh...
Sport
10 Qershor 2023, 13:00
HOLANDE - Wesley Sneijder ndau dhomën e zhveshjes me Mario Balotellin te Interi në sezonin 2009/10 dhe, duke folur për 'The Sun', siguroi q&eum...
Sport
10 Qershor 2023, 12:40
FRANCE - Tenistët Paula Badosa dhe Stefanos Tsitsipas po ngarkojnë gjithnjë e më shumë video së bashku dhe nuk e fshehin m&...
Sport
10 Qershor 2023, 12:20
SHBA - Vinicius Jr, aq shpesh në qendër të polemikave për shkak të qëndrimeve të tij me disa rivalë, nuk i shpëto...
Sport
10 Qershor 2023, 12:09
TIRANE - Mesfushori i Sparta Prague, Qazim Laçi ka folur në konferencën e sotme për mediat, ndërsa është i grumbulluar me...
Sport
10 Qershor 2023, 12:03
TIRANE - Sulmuesi i Legias së Varshavës, Ernest Muçi, ka folur në konferencën e sotme për mediat, ndërsa është ...
Sport
10 Qershor 2023, 12:00
SPANJE - Të mërkurën e kaluar, më 7 qershor, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez u kthyen në Madrid për t&...
Sport
10 Qershor 2023, 11:40
ANGLI - Grupi amerikan “49ers Enterprises” ka arritur marrëveshje me pronarin e Leeds United, Andrea Radrizzani ...
Sport
10 Qershor 2023, 11:20
SHBA - Muajt e fundit është thënë gjithçka për të ardhmen e Leo Messit. Ka lloj-lloj versionesh për...
Sport
10 Qershor 2023, 11:00
KOLUMBI - Në ditëlindjen e saj të 31-të, Joana Sanz u bë sentimentale dhe uroi që në këtë moment t...