Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Falë personalitetit të tij, rezultateve dhe vendimeve të arsyeshme, Mikel Arteta ndihmoi për të energjizuar tribunat në shtëpinë të “Topçinjve”.

ANGLI - Gjatë pesëmbëdhjetë viteve pas inaugurimit të tij, në vitin 2006, stadiumi i Emirateve u tall rregullisht, përgjatë Kanalit, për atmosferën shpesh neutrale që mbretëronte atje, deri në atë pikë sa kishte marrë një cilësim të pa këndshëm: "Biblioteka".
Por, vitet e fundit, stadiumi i Arsenalit është bërë një nga më të zhurmshmit në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht gjatë ngjarjeve të mëdha të Premier League, ose Champions League, në veçanti falë Mikel Arteta.
Sepse qëndrimi i tij herë pas here i furishëm ka dhuntinë e galvanizimit të tifozëve të “Topçinjve”, por jo vetëm kaq. “Që nga emërimi i tij (në dhjetor 2019), Mikel ka kërkuar rregullisht mbështetjen e publikut përpara ndeshjeve të rëndësishme, diçka që paraardhësit e tij nuk guxuan ta bënin kurrë,”- vëren Raymond Herlihy.
Ai drejton një grup fansash të quajtur “REDactions Gunners”, të cilët janë përgjegjës për gjallërimin e tribunës së Bregut të Veriut, ndërsa në skajin tjetër të rrethimit, në Clock End, rreth pesëdhjetë të rinj të tërbuar, të mbledhur nën emrin e “Ushtrisë Ashburton”, janë vazhdimisht të zhurmshëm gjatë ndeshjeve me këngët dhe goditjet e tyre.
Rritja e kësaj organizate të fundit, e themeluar në vitin 2019, luajti gjithashtu një rol thelbësor në zgjimin e Emirateve, siç bëri një politikë proaktive e klubit, e mbështetur hapur nga trajneri i tij spanjol.
Me nismën e himnit të ri, të transmetuar prej dy vitesh
“Për një kohë të gjatë, ne kishim moshën mesatare më të lartë të abonentëve në Premier League, gjë që në mënyrë të pashmangshme kishte një ndikim negativ në atmosferën në Emirates,”- thotë Herlihy.
Por klubi, që nga viti 2021, me miratimin e Mikelit, ndërmori një sërë iniciativash për të tërhequr spektatorë më të rinj dhe të motivuar në vend të mbajtësve më të vjetër të biletave sezonale, disa prej të cilëve nuk donin të ktheheshin gjithsesi në stadium pas pandemisë Covid dhe sezonet sportive zhgënjyese”.
Në këtë kuptim, rezultatet e fundit të marra nga Arteta (skuadra e tij përfundoi e dyta në dy sezonet e fundit të Premier Ligës) gjithashtu kanë ndihmuar në gjenerimin e zjarreve të qëndrueshme në Emirates, ashtu si edhe prania e lojtarëve të talentuar të stërvitur në klub brenda skuadrës (me Bukayo Saka kryeson sulmin) dhe miratimi nga Arsenali i një himni të ri, “The Angel, North London Forever”, të kompozuar nga Louis Dunford, një dashnor i çmendur i “Toçinjve”.
Ky titull prekës transmetohet që në vitin 2022 para çdo ndeshjeje në shtëpi, me iniciativën... e Artetës. Një nga meritat më të mëdha të të cilit, që nga ardhja e tij në klubin londinez, është se ka arritur të shndërrojë një "bibliotekë" në një vend adhurimi.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Bardheblutë e Tiranës e nisën sezonin e ri të basketbollit me dy trofe. Ekipi i meshkujve dhe ai i femrave fituan Kupën e Fe...
TIRANE - Organizimi i Europianit U-21 të vitit 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë, ka ngjallur mjaft polemika, sidomos në Kosovë. U...
ITALI - Një lajm i rëndësishëm ka mbërritur për kombëtaren në kuadër të ndeshjeve të ardhshme t&eu...
FRANCE - “Rasti” Dembélé, jashtë skuadrës së PSG-së për ndeshjen e djeshme kundër Arsenalit, u tr...
TIRANE - Tetori është një muaj shumë i rëndësishëm për Shqipërinë e futbollit. Thuajse të gjitha ekipet...
KUVAJT - Një hije për arbitrimin italian. Bordi i drejtorëve të Al-Arabi, një klub kuvajtian, thuhet se ka paraqitur një an...
ZVICER - Që kur u ul në karrigen e Federatës së Futbollit të Kamerunit si president, jeta e Samuel Eto'o-s ka qenë shpesh e...
SPANJE - Novak Djokovic dhe Rafa Nadal janë tenisistët më të suksesshëm në histori me nga 24 dhe 22 Grand Slam të fituar re...
ITALI - Álvaro Morata dhe Alice Campello njoftuan ndarjen e tyre më shumë se një muaj më parë, duke habitur shumë nj...
ARABIA SAUDITE - Një tjetër lojë... një tjetër gol nga Cristiano Ronaldo! Ylli portugez mbetet i nxehtë dhe ishte në qend&e...