Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Gjatë këtij muaji, kuqezinjtë e të gjitha moshave do të zhvillojnë 16 ndeshje ndërkombëtare, mjaft të rëndësishme për futbollin shqiptar

TIRANE - Tetori është një muaj shumë i rëndësishëm për Shqipërinë e futbollit. Thuajse të gjitha ekipet tona kombëtare, djem e vajza, do të zbresin në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshje shumë të rëndësishme.
Trajneri Sylvinho dhe shkodrani Armir Grima do të drejtojnë ekipet e tyre kombëtare në sfida vendimtare për fatet e skuadrave në kompeticionet respektive. Shqipëria e Sylvinhos do të luajë dy takime të rëndësishme në transfertë ndaj Çekisë (11 tetor, ora 20:45) dhe tre ditë më vonë ndaj Gjeogjisë (14 tetor, ora 18:00), të vlefshme për Nations League.
Sakaq, Shqipëria e femrave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të luajë dy ndeshje të rëndësishme ndaj Norvegjisë më 25 tetor (Loro Boriçi, ora 16:00) dhe më 29 tetor (Ullevaal Stadion, ora 19:00).
Këto sfida do të luhen në kuadër të raundit të parë të play-off-it, të vlefshme për Kampionatin Europian për femra “Zvicër 2025”. Nëse Shqipëria kalon me sukses këtë raund, në fazën e dytë do të përballet me fituesen e çiftit Kroaci - Irlandë e Veriut.
Në fushë këtë muaj do të zbresin edhe ekipet përfaqësuese të moshave. Sfidat më të rëndësishme sigurisht do t’i kenë ekipet e moshave U-17 për djem e vajza, që do të luajnë ndeshjet e raundit të parë kualifikues për Kampionatet Europiane respektive.
Kombëtarja U-17 e drejtuar nga Andrea Tedesco, e kualifikuar direkt në finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” do të luajë ndeshjet e raundit të parë në datat 9, 12 dhe 15 tetor ndaj Kroacisë, Holandës dhe Ishujve Faroe. Të gjitha këto sfida do të luhen në Shqipëri.
Edhe raundi i parë i kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza do të zhvillohet në vendin tonë në datat 30 tetor - 5 nëntor. Shqipëria e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj do të përballet me Kosovën (30 tetor) dhe Izraelin (5 nëntor).
Ekipi kombëtar U-21 do të luajë ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Europianit U-21, ndaj Armenisë në “Air Albania” më 15 tetor, në ora 18:00. Kjo është sfida e fundit e ekipit Shpresa në këto kualifikuese të Europianit.
Ndërkaq, ekipi kombëtar U-19 do të luajë dy sfida miqësore ndaj Malit të Zi më 11 tetor në Podgoricë dhe 13 tetor në “Reshit Rusi” në Shkodër. Këto do të jenë edhe dy testet e fundit të skuadrës së drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj përpara sfidave zyrtare të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë.
Ekipi kombëtar U-15 për vajza do të luajë dy sfidat e radhës të turneut “UEFA Development” ndaj Estonisë (2 tetor) dhe Maqedonisë së Veriut (5 tetor) ndërsa edhe kombëtarja U-15 për djem do të marrë pjesë në një turne të njëjtë ku do të përballet me Bosnje – Hercegovinën, San Marinon dhe Ishujt Faroe. Ky turne do të zhvillohet në vendin tonë në datat 20-28 tetor.

B.T (Dosja.al)
KUVAJT - Një hije për arbitrimin italian. Bordi i drejtorëve të Al-Arabi, një klub kuvajtian, thuhet se ka paraqitur një an...
ZVICER - Që kur u ul në karrigen e Federatës së Futbollit të Kamerunit si president, jeta e Samuel Eto'o-s ka qenë shpesh e...
SPANJE - Novak Djokovic dhe Rafa Nadal janë tenisistët më të suksesshëm në histori me nga 24 dhe 22 Grand Slam të fituar re...
ITALI - Álvaro Morata dhe Alice Campello njoftuan ndarjen e tyre më shumë se një muaj më parë, duke habitur shumë nj...
ARABIA SAUDITE - Një tjetër lojë... një tjetër gol nga Cristiano Ronaldo! Ylli portugez mbetet i nxehtë dhe ishte në qend&e...
ARABIA SAUDITE - Neymar është rikthyer këtë të hënë në stërvitjet në klubin saudit të futbollit Al Hila...
ANGLI - 'The Sun' raporton këtë të hënë se FC Porto mund të 'vendosë' në mënyrë indirekte për të a...
TIRANE - Pas përfundimit të javës së 7-të të kampionatit të Abissnet Superiores është përzgjedhur formacioni...
KOSOVE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje live mbrëmjen e djeshme ...
BRAZIL - Flamengo njoftoi këtë të hënë se Tite nuk është më trajner i ekipit. Pavarësisht se mbrëmë arr...