4 Prill 2025, 19:30
Nga DOSJA

SHKODER - Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore me “poker” në “Loro Boriçi”, duke mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Kroacinë. Në ndeshjen e vlefshme për Ligën B të Nations League.
Vajzat kuqezi e nisën shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 14-të me golin e Fortesa Berishës. Shqipëria nuk e uli ritmin dhe në minutën e 24-të gjeti golin e dytë me Alma Hilajn, pas një asistimi nga Megi Doçi. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.
Në fraksionin e dytë, Kombëtarja kuqezi e menaxhoi mirë lojën dhe vazhdoi të rrezikonte. Goli i tretë erdhi në minutën e 72-të, kur kapitenia Megi Doçi shënoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zone.
Në fundin e ndeshjes, Shqipëria shënoi edhe golin e katërt me Klea Hamonikajn, e cila përfitoi nga një gabim i portieres kroate dhe e dërgoi topin në rrjetë. Kështu ndeshja u mbyll me fitoren fantastike 4-0 të Shqipërisë.

Shqipëria e vajzave do të zhvillojë ndeshjen e radhës në grupin B4 po ndaj Kroacisë, këtë herë në transfertë. Takimi do të luhet më 8 prill, në “Sport Centre Rudes”, në orën 16:00.
Trajneri Armir Grima e nisi takimin me këtë formacion titullar: Viona Rexhepi (GK), Arbenita Curraj, Arbiona Bajraktari, Fortesa Berisha, Valentina Troka, Qëndresa Krasniqi, Megi Doçi (C), Ezmiralda Franja, Ilarja Zarko, Klea Hamonikaj dhe Alma Hilaj.
Trajneri Grima më pas aktivizoi edhe Antigona Hyskën, Armela Tukajn, Kristina Maksutin, Djellza Istrefajn dhe Mikaela Metallën.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Prill 2025, 18:59
TIRANE - Ishte paralajmëruar më herët diçka e tillë. Sot është zhvilluar në një dëgjesë publike faza ...
Sport
4 Prill 2025, 18:43
ZVICER - FIFA zgjati pezullimin e ish-trajnerit të ekipit të femrave të Venezuelës, Kenneth Zseremeta, i dënuar për abuzim, n...
Sport
4 Prill 2025, 18:24
SPANJE - Barcelona ka bërë të ditur se si do t’i shpërndajë 26.031 biletat që ka për finalen e Kupës s...
Sport
4 Prill 2025, 17:42
SPANJE - Antonio Rüdiger do të luajë kundër Arsenalit. UEFA ka vendosur të zgjidhë hetimin ndaj gjermanit dhe Mbappe me kër...
Sport
4 Prill 2025, 17:26
GJERMANI - Karriera e Thomas Mullerit te Bayern nuk do të përfundojë në mënyrën më të mirë. Klubi bavarez...
Sport
4 Prill 2025, 17:07
ANGLI - Përmes një deklarate, Kevin De Bruyne i ka dhënë lamtumirën Manchester Cityt. Pas dhjetë vitesh nën drejt...
Sport
4 Prill 2025, 16:23
TURQI - Jose Mourinho e ka gjetur veten të përfshirë, edhe një herë, në polemika të mëdha. Trajneri portugez u p&eu...
Sport
4 Prill 2025, 15:56
ANGLI - Gjithçka nisi me verifikimin e golit të ish-Messit, Pape Matar Sarr, në minutën e 69-të të ndeshjes mes Chelsea dhe...
Sport
4 Prill 2025, 15:15
FRANCE - Muaji i mjaltit në Francë mes Roberto De Zerbit dhe Marsejës tashmë duket se është në kreditet e...
Sport
4 Prill 2025, 14:59
Matías Morla dhe Diego Armando Maradona
ARGJENTINE - Konflikti i vazhdueshëm mes trashëgimtarëve të Diego Armando Maradonë...