4 Prill 2025, 16:23
Nga DOSJA
TURQI - Jose Mourinho e ka gjetur veten të përfshirë, edhe një herë, në polemika të mëdha. Trajneri portugez u përfshi në një sherr të mërkurën e kaluar, në klasiken turke mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes në Kupë.
Në fund të ndeshjes, Mourinho sulmoi nga pas Okan Buruk, një trajner rival, duke i tërhequr nga hunda. Ky i fundit ka rënë me shpejtësi në tokë.
Fatmirësisht, aksioni nuk vazhdoi më tej dhe një anëtar i stafit stërvitor e largoi Mourinhon, ndërsa Buruk vazhdoi në tokë. Mourinho përballet me një sanksion të madh, megjithëse klubi i tij ka dalë në mbrojtje të tij, duke kritikuar ashpër Burukun.
Deklarata e klubit…
"Ky ishte një provokim i planifikuar (nga Buruk) dhe si pjesë e këtij plani, individi veproi sikur të ishte "qëlluar" dhe ra në tokë në mënyrë profesionale. Fjalët dhe veprimet e tij mosrespektuese janë të dokumentuara në video," tha klubi i Fenerbahçes në një deklaratë.
“Për publikun është e dukshme që është absurde që dikush, pasi merr një prekje në hundë, të bjerë në tokë dhe të përpëlitet për disa sekonda. Është evidente se tendenca e këtij individi për t'u rrëzuar në tokë, e vërejtur gjatë kohës si lojtar, vazhdon në karrierën e tij si trajner, gjë që tregon se kjo sjellje është një qëndrim karakteristik”, shtuan ata.
Versioni tjetër…
Megjithatë, nga Galatasaray dënojnë qëndrimin dhe sjelljen e Mourinhos, duke filluar nga presidenti i tyre, Ozturk: "Trajneri ynë, Okan dhe Mourinho uruan gjyqtarët. Më pas, ndërsa Okan vazhdoi, Mourinho e sulmoi fillimisht verbalisht dhe më pas fizikisht. Ku tjetër në botë mund ta bëjë këtë?"
Nuk është hera e parë që ka një konflikt mes dy klubeve me portugezin e përfshirë. Mourinho u akuzua nga Galatasaray për "deklarata raciste" dhe u dënua me katër ndeshje dhe gjobë për komentet që bëri pas barazimit në shkurt . "Gjëja më e rëndësishme është që unë e di se kush jam dhe sulmi racist ishte një vendim i keq. Mendova: 'Si mund të binin kaq poshtë?'", tha portugezi për 'Sky Sports News' Jose Mourinho.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Prill 2025, 15:56
ANGLI - Gjithçka nisi me verifikimin e golit të ish-Messit, Pape Matar Sarr, në minutën e 69-të të ndeshjes mes Chelsea dhe...
Sport
4 Prill 2025, 15:15
FRANCE - Muaji i mjaltit në Francë mes Roberto De Zerbit dhe Marsejës tashmë duket se është në kreditet e...
Sport
4 Prill 2025, 14:59
Matías Morla dhe Diego Armando Maradona
ARGJENTINE - Konflikti i vazhdueshëm mes trashëgimtarëve të Diego Armando Maradonë...
Sport
4 Prill 2025, 14:41
SPANJE - Sezoni i Atletico Madrid nuk mund të përkufizohet si një dështim, por bilanci përfundimtar lë një ndjenj&e...
Sport
4 Prill 2025, 14:21
SPANJE - Katër ditë para ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League kundër Arsenalit, Real Madridi pret me ...
Sport
4 Prill 2025, 14:01
SPANJE - Cristiano Ronaldo dhe Valencia? Po, por jo si futbollist. Në orët e fundit, zërat për një blerje të mundshme t&eum...
Sport
4 Prill 2025, 13:53
ANGLI - Stefan Ortega do të largohet në drejtim të Bayer Leverkusen...
Në orët e fundit, sipas asaj që raporton Bild, klubi ...
Sport
4 Prill 2025, 13:39
ANGLI - Aventura e Kevin De Bruyne te Manchester City merr fund pas nëntë sezonesh. Futbollisti belg e konfirmoi përmes kanaleve të...
Sport
4 Prill 2025, 12:30
ANGLI - Chelsea njoftoi fitime prej 128.4 milionë paund (153 milionë euro), bazuar kryesisht në shitjen e ekipit të femrave t&eu...
Sport
4 Prill 2025, 12:00
GJERMANI - Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munich, u shpreh: "Unë mendoj se ky është faktori vendimtar. Thomas Müller ës...