Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
“Do të jem i lumtur nëse tifozët tanë do t'i bëjnë një pritje të mirë Lewandowskit”,- tha trajneri i Bayern Munichut.

GJERMANI - Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munichut, është shprehur se skuadra e tij duhet t’i “fshijë nga hard disku” ndeshjet e fundit kundër Barcelonës, pasi skuadra me të cilën do të përballet nesër, është tërësisht e rinovuar dhe me një frymë të re. "Ata kanë marrë disa lojtarë të rëndësishëm, duke përfshirë Lewy (Robert Lewandowski) i cili ka një rol të rëndësishëm në ekip. Por mbi të gjitha ata kanë një frymë të re,"- tha Nagelsmann.
“Duhet që tre ndeshjeve të fundit kundër Barcelonës të fshihen nga hard disku ynë”,- shtoi ai. Sezonin e kaluar, Bayern mposhti Barcelonën dy herë, 0-3 dhe 3-0 dhe në vitin 2020 i dha një fitore historike 8-2, që shkaktoi një krizë të madhe për klubin katalanas. Tani, Nagelsmann është i bindur se do të përballet me një kundërshtar të vështirë.
Me kthimin e Lewandowskit në shtëpinë e tij, trajneri i Bayernit komentoi: "Do të jem i lumtur nëse tifozët tanë e presin mirë. Është normale kur dikush ka dhënë kaq shumë për klubin. Në përgjithësi, duhet të jetë kështu. Ishte një pjesë e rëndësishme nga familja e Bayernit. Jam i lumtur që do ta shoh përsëri".

Për formacionin që do të përdorë nesër, ai tha se e ka të qartë për shumë pozicione, por jo për të gjitha. Një nga dyshimet është zgjedhja e qendërmbrojtësit të dytë që duhet të jetë pranë Lucas Hernandez.
"Lucas pati një pushim dhe do të luajë. Ende nuk e di se kush do të luajë përkrah tij",- tha Nagelsmann, i cili tregoi se ka arsye që flasin në favor të Dayot Upamecano dhe të tjera që flasin në favor të Matthjis de Light. "Ka faktorë të ndryshëm që flasin në favor të Matthjis, ndërkohë që Upa ka pasur tashmë disa duele me Lewy në Bundesligë dhe e njeh atë nga stërvitjet,”- është shprehur Nagelsmann, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Barcelonës.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Thomas Müller do të përkojë sërish në fushë me Robert Lewandowski. Por këtë her...
ZVICER - UEFA njoftoi të hënën shtyrjen e ndeshjes së Europa League mes Arsenalit dhe PSV Eindhoven, e cila do të luhej këtë...
FRANCE - ‘Roazhon Park’ në Rennes nuk do të jetë i mbushur plot të enjten ndaj Fenerbahces në Europa League (21.00), ndes...
TURQI - Një nga talentet më të mëdhenj në futbollin turk i thotë lamtumirë futbollit. Në moshën 35-vje&ccedi...
SPANJE - Reagimet e trajnerëve shpesh janë në qendër të vëmendjes së fotografëve apo kameramanëve. Këtë...
Andrea D’Amico KOSOVË- Presidenti i Federatës së Kosovës Agim Ademi priti në takim agjentin e futbollit nga Italia, Andrea D...
ANGLI- 12 muaj. Kjo është koha që Chelsea ka përpara në mënyrë që N'Golo Kante (31 vjeç) të mos largohet v...
ITALI- Silvio Berlusconi paralajmëron trajnerin Stroppa, i konfirmuar deri tani nga klubi italian, por gjithmonë nën vëzhgim p&eum...
Hasan Salihamidzic GJERMANI- Barcelona po përgatitet për sfidën e saj më të vështirë teksa do të përballet me ...
ANGLI - Liga angleze (EFL) sapo ka lëshuar një deklaratë, ku njofton nga sot rikthimin e futbollit në ishullin britanik, pas ndalesës...