Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Kur Kombëtarja shënon, është diçka e bukur për ne sulmuesit dhe diçka e mirë. Kombëtaren nuk e bën një repart, por ne jemi grup dhe forca më e madhe e skuadrës është grupi”.
TIRANE - Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Taulant Seferi ka dalë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Çekinë në datën 12 tetor. Ai u shpreh se do të jetë një ndeshje shumë e forte, por skuadra do të jap maksimumin në fushë.
Seferi vlerëson sulmin shqiptar, ndërsa ka edhe një thirrje për të gjithë tifozët shqiptarë: të shmangin hedhjen e flakadanëve apo sendeve të tjera në fushë. Taulant Seferi nënvizon gjithashtu se Çekia është një skuadër shumë e fortë, ndërsa premton nga ana tjetër se kuqezinjtë do të japin maksimumin e tyre ashtu sikurse në ndeshjet e tjera.
Konkurrenca në Kombëtare? “Për Kombëtaren, është shumë mirë kur ka konkurencë dhe ne kemi një grup shumë i fortë. Sa i përket se kush do të luajë e kush jo, e vendos trajneri dhe ne na mbetet vetëm të punojmë fort dhe t’i tregojmë se jemi gati. Pastaj do shohim se kush do e nisë si titullar e kush jo”.
Energjitë për të përballuar këto ‘tre finale’? “Këto janë tre finale. Fokusi ynë është te ndeshja e radhës dhe besoj që energjia e lojtarëve është ajo e duhura. Ne kemi ardhur të karikuar e të fokusuar maksimalisht. Uroj që në këtë ndeshje të dalim me rezultat pozitiv dhe të shohim më pas ndeshjet e radhës”.
Ofensiva më e mirë që kanë pasur kuqezinjtë? “Besoj se po, pasi kemi bërë shumë gola. Besoj se ky është sulmi më i mirë që ka pasur Kombëtarja. Kjo më bën të lumtur sepse konkurrenca e bën grupin dhe ekipin më të fortë. Shpresojmë që kjo konkurrencë e madhe në grup të na shërbejë për rezultate pozitive. Kur Kombëtarja shënon, është diçka e bukur për ne sulmuesit dhe diçka e mirë. Kombëtaren nuk e bën një repart, por ne jemi grup dhe forca më e madhe e skuadrës është grupi”.
Golat përpara grumbullimit me Kombëtaren? “Është motivim shtesë. Ne luajmë për të shënuar dhe jemi të lumtur kur shënojmë. Shpresoj që të shënojmë edhe tani me Kombëtaren, sepse është koha”.
Çfarë kemi ne më shumë se Çekia për t’ia dalë të enjten? “Shpirtin luftarak dhe zemrën. Tifozët. Me ta jemi më të fortë, kjo edhe për faktin që luajmë në shtëpi dhe na jep një shtysë edhe më të fortë neve si lojtarë. Po shfrytëzoj edhe rastin për një thirrje kundrejt tifozëve: Mos hidhni flakadanë sepse do na dënoni. Ne kemi nevojë për ju. Na duhet përkrahja juaj edhe në ndeshjet e radhës. Kini kujdes me hedhjen në fushë të flakadanëve apo sendeve të tjera”.
Mungesa e Patrik Shik te kundërshtarët? “Çekia është kundërshtari më i fortë i këtij grupi. Ka pësuar vetëm dy gola dhe nuk ka asnjë humbje. Çekia nuk është vetëm Shik. Janë një Kombëtare fizikisht e fortë dhe duhet të kemi kujdes. Por siç e thashë edhe më herët, ne duhet të lëmë shpirtin e zemrën në fushë në këtë ndeshje dhe shpresoj që t’ia dalim”.
Të kënaqur edhe me një barazim? “Shqipëria futet në lojë për të marrë maksimumin. Besoj që ne kemi grupin e duhur, jemi të karikuar dhe të forte”.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Pas rezultatit 2-2 ndaj Granadës, katalanasit shënuan ndeshjen e tyre të tretë pa fitore në këtë sezon kampionati, p...
ITALI - Olivier Giroud iu desh të futej në portë për milanezët, pas daljes me karton të kuq të Maignan, pasi Stefano Pioli nu...
ANGLI - Goli i vetëm i ndeshjes Arsenal-Manchester Unitet u shënua në minutën e 86-të nga Gabriel Martinelli (22 vjeç), gjuajtja...
GJERMANI - Aktorja dhe prezantuesja televizive nga Gjermania ishte e martuar me ish-pilotin e Formula 1 nga viti 2001-2015 dhe së bashku kanë nj&eum...
ITALI - Duke hyrë në fushë në minutën e 66-të, Giroud nuk arriti të shënonte, por në minutën e 90-...
SHBA - Wayne Rooney ka konfirmuar se po largohet nga posti i tij si trajner i ekipit të MLS-së, DC United dhe planifikon të kthehet në Ang...
ANGLI - Manchester City humbi 1-0 ndaj Arsenalit, pas një goli të vonuar nga Gabriel Martinelli në minutën e 86-të. Mediat në A...
SPANJE - Me vetëm 16 vjet e 87 ditë, Yamal u bë golashënuesi më i ri në historinë e La Liga. “Fëm...
ANGLI - Pronari i Manchester Cityt mund të mbesë pa klubin e trajnerit Pep Guardiola: Qeveria britanike po heton aferat mes Sheikh Mansour dhe Rusis...
SHBA - Trajneri argjentinas 60-vjeçar i Inter Miamit, Gerardo Martino, ka folur për largimin e mundshëm të Lionel Messit në FC Barc...