9 Tetor 2023, 08:30
Nga DOSJA

SHBA - Trajneri argjentinas 60-vjeçar i Inter Miamit, Gerardo Martino, ka folur për largimin e mundshëm të Lionel Messit në FC Barcelona, pasi humbi në “play-off”-in e Major League Soccer.
Inter Miami humbi ndaj skuadrës së Cincinnatit, me rezultatin 0-1 dhe skuadra e mbrojtur nga David Beckham humbi kështu kualifikimin për në “play-off” të MLS.
Dy ditë më parë, shtypi në Spanjë shkruajti për mundësinë që Lionel Messi të rikthehet te FC Barcelona në periudhën e ardhshme të merkatos dimërore, nëse Inter Miami humbet në “play-off”. Ky argument u bë i vlefshëm pas ndeshjes me Cincinnati.
Pas kësaj mdeshje, Gerardo Martino u pyet për largimin e yllit argjentinas 36-vjeçar te FC Barcelona dhe trajneri pati një reagim të qartë: “Lionel Messi nuk largohet nga Inter Miami”.
“Messi në Barcelonë? Ai do të shkojë për një shëtitje, apo jo? Kjo më habit, edhe pse ende nuk di asgjë. Nëse do të më thoshe se do të shkonte për vizitë, me pushime, do të thosha “Po, ka gjasa, por edhe këtë nuk e di”,- tha Gerardo Martino, sipas Goal.com.
Varianti i kësaj hipoteze, do të ishte se Lionel Messi të shkonte si huazim te FC Barcelona, siç ndodhi me David Beckham, nga LA Galaxy te AC Milan në janar 2009, apo përkatësisht Therry Henry, nga New York Red Bulls te Arsenal në janar 2012.

Gerardo Martino gjithashtu shpjegoi pse Lionel Messi ka luajtur më pak kohët e fundit. “Ai e ka kaluar dëmtimin, por nuk ka luajtur shumë kohët e fundit dhe ritmi i tij është ndërprerë dhe për këtë arsye ka luajtur vetëm 32, 33”,- tha trajneri i Inter Miamit.
I listuar me 35 milionë euro nga Transfermarkt, Lionel Messi ka jetuar në Barcelonë për më shumë se 20 vjet, dhe në verën e vitit 2021 u largua nga Spanja për të luajtur në Ligue 1, te Paris Saint Germain. Ai kaloi dy vjet në kryeqytetin francez dhe më pas nënshkroi me grupin që përkujdeset nga David Beckham.
B.T (Dosja.al)
Sport
9 Tetor 2023, 08:00
ANGLI - Brighton dhe Liverpool barazuan 2-2 në xhiron e 8-të të Premierligës dhe një nga “aktorët” kryesorë t&e...
Sport
9 Tetor 2023, 07:30
ZVICER - Lufta që shpërtheu të shtunën, më 7 tetor 2023, ndalon ndeshjet e kombëtares së Izraelit për kualifikueset e &l...
Sport
8 Tetor 2023, 23:27
IZRAEL - Futbollisti më i famshëm izraelit, Yossi Benayoun, i mbijetoi një drame të vërtetë familjare në luftën q...
Sport
8 Tetor 2023, 23:22
IZRAEL - Lajmet tragjike po vijnë nga Izraeli...Sulmi i pamëshirshëm i Hamasit ndaj Izraelit vazhdon për të dytën ditë, n&eum...
Sport
8 Tetor 2023, 19:45
FRANCE - Ndeshja mes Montpellier dhe Clermont në elitën e futbollit francez u ndërpre në minutat shtesë të pjesës së dyt...
Sport
8 Tetor 2023, 19:37
GJERMANI - Bayerni i Mynihut mori një fitore pa shumë mundim në “Allianz Arena” përballë Friburgut, që pësoi dy g...
Sport
8 Tetor 2023, 19:28
ANGLI - Arsenali rikthehet të fitojë në Premier League kundër Manchester City në fushën e vet pas 8 vitesh! Skuadra e Mikel Artet&...
Sport
8 Tetor 2023, 18:55
TIRANE - Kombëtarja ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e radhës ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë, me lojtarët e par&e...
Sport
8 Tetor 2023, 18:23
ITALI - Arbitri i Serisë A Luca Sacchi do të pezullohet për një javë. Shkak është bërë mungesa e dhënies s&eum...
Sport
8 Tetor 2023, 18:16
ANGLI - Barazime me gola në tri takimet e Premier League. Brighton dhe Liverpool ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2 në “Amex St...