9 Tetor 2023, 11:00
Nga DOSJA

ITALI - Duke hyrë në fushë në minutën e 66-të, Giroud nuk arriti të shënonte, por në minutën e 90-të +9, ai hyri në portën e skuadrës së tij, pasi portieri Mike Maignan u përjashtua me karton të kuq.
Asgjë nuk ndryshoi. Giroud mori fanelën dhe dorezat nga Maignan dhe bëri një ndërhyrje vendimtare, në një rast shënimi nga George Pușcaș. Këtë ngjarje AC Milan ka dashur ta fiksonte dhe ka nisur një fushatë unike marketingu.
Klubi i “San Siros” vendosi të nxjerrë në shitje bluza portierësh me emrin dhe numrin “9” të Oliver Giroud. Tifozët do të kenë mundësinë të blejnë një fanelë të tillë koleksionin e tyre për disa ditë.
"Të shtunën, Olivier Giroud shkroi historinë duke hyrë në portë me shumë guxim në ndeshjen kundër Genoas. Ne vendosëm të festonim paraqitjen e tij dhe përfshimë fanelën e tij në faqen tonë të internetit, në seksionin e destinuar për portierët",- raportoi AC Milan tek “RMC Sports”.
Ndërhyrja e guximshme e Giroud ka shkaktuar batuta në internet, pas fillimit katastrofik të Andre Onanës në portë për Manchester United.
Ish-portieri i Interit ka gabuar në shumicën e ndeshjeve të luajtura për “Djajtë e Kuq”, duke pësuar lehtësisht gola. Onana ka vetëm një ndeshje pa pësuar gol në kampionat, si Olivier Giroud, siç vunë në dukje edhe tifozët.

“Mund të konfirmoj se Giroud është një portier më i mirë se Onana”, “Shpëtimi i Olivier Giroud është më i mirë se karriera e Onanës në Manchester United”, “Giroud si portier është më i mirë se Onana”, “Si t'ia shpjegoj fëmijëve që Giroud ka më shumë ndeshje pa gol në tetor se Onana?", janë disa nga komentet në Twitter.
B.T (Dosja.al)
Sport
9 Tetor 2023, 10:30
SHBA - Wayne Rooney ka konfirmuar se po largohet nga posti i tij si trajner i ekipit të MLS-së, DC United dhe planifikon të kthehet në Ang...
Sport
9 Tetor 2023, 10:00
ANGLI - Manchester City humbi 1-0 ndaj Arsenalit, pas një goli të vonuar nga Gabriel Martinelli në minutën e 86-të.
Mediat në A...
Sport
9 Tetor 2023, 09:30
SPANJE - Me vetëm 16 vjet e 87 ditë, Yamal u bë golashënuesi më i ri në historinë e La Liga. “Fëm...
Sport
9 Tetor 2023, 09:00
ANGLI - Pronari i Manchester Cityt mund të mbesë pa klubin e trajnerit Pep Guardiola: Qeveria britanike po heton aferat mes Sheikh Mansour dhe Rusis...
Sport
9 Tetor 2023, 08:30
SHBA - Trajneri argjentinas 60-vjeçar i Inter Miamit, Gerardo Martino, ka folur për largimin e mundshëm të Lionel Messit në FC Barc...
Sport
9 Tetor 2023, 08:00
ANGLI - Brighton dhe Liverpool barazuan 2-2 në xhiron e 8-të të Premierligës dhe një nga “aktorët” kryesorë t&e...
Sport
9 Tetor 2023, 07:30
ZVICER - Lufta që shpërtheu të shtunën, më 7 tetor 2023, ndalon ndeshjet e kombëtares së Izraelit për kualifikueset e &l...
Sport
8 Tetor 2023, 23:27
IZRAEL - Futbollisti më i famshëm izraelit, Yossi Benayoun, i mbijetoi një drame të vërtetë familjare në luftën q...
Sport
8 Tetor 2023, 23:22
IZRAEL - Lajmet tragjike po vijnë nga Izraeli...Sulmi i pamëshirshëm i Hamasit ndaj Izraelit vazhdon për të dytën ditë, n&eum...
Sport
8 Tetor 2023, 19:45
FRANCE - Ndeshja mes Montpellier dhe Clermont në elitën e futbollit francez u ndërpre në minutat shtesë të pjesës së dyt...