12 Prill 2023, 11:05
Nga DOSJA
SPANJE - Pasi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në sallë, zyrtari i shtypit i Real Madridit donte të përfundonte konferencën, por u ndalua nga tekniku.
Carlo Ancelotti ka dashur të japë një përgjigje përfundimtare dhe ka theksuar paraqitjet e suksesshme të Real Madridit në dy sezonet e fundit.
“Nëse arrijmë të fitojmë Kupën e Mbretit të Spanjës, kjo do të thotë se Reali në dy vjet ka fituar gjithçka që mund të fitohej. Ka skuadra që nuk e bëjnë këtë gjatë gjithë ekzistencës së tyre”,- tha Ancelotti, sipas Corriere dello Sport. Pas kësaj deklarate trajneri italiani përfundoi edhe konferencën për shtyp duke shtuar: “Dhe me kaq ju përshëndes!”.
Sonte, në orën 21:00, në stadiumin “Bernabeu”, Real Madrid do të përballet me Chelsea, në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League. Është një ripërsëritje e çerekfinales së luajtur pikërisht një vit më parë, më 12 prill 2022, kur Chelsea fitoi 3-2 në “Santiago Bernabeu”, por u eliminua pas 1-3 në ndeshjen e raundit në Londër.
Real Madridi është mbajtësi i trofeut të Champions League, por në kampionatin spanjoll është tejkaluar qartë këtë sezon nga rivali i madh FC Barcelona. Nëse këtë sezon Reali do të arrijë të fitojë Kupën e Spanjës, atëherë madrilenët mund të mburren me faktin se kanë fituar të gjitha trofetë në lojë në dy vitet e fundit.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Prill 2023, 10:49
ARABIA SAUDITE - Trajneri francez stërviste skuadrën saudite të Al-Nassr që nga vera e vitit 2022. Ai zhvilloi 26 ndeshje në ...
Sport
12 Prill 2023, 10:34
ANGLI - Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Pep Guardiola tha se është “i shkatërruar emocionalisht” dh...
Sport
12 Prill 2023, 07:39
ANGLI - Sotheby's është kategorik: këto janë “këpucët sportive më të shtrenjta të shitura ndonjëh...
Sport
12 Prill 2023, 07:34
ANGLI - Nuk dukej si nata e tij më e mirë, por në fund Erling Haaland arriti të lërë gjurmë edhe në ndeshjen...
Sport
12 Prill 2023, 07:26
ANGLI - Trajneri bavarez pati shumë momente pakënaqësie gjatë ndeshjes, dukshëm i mërzitur që lojtarët e tij nuk po nd...
Sport
11 Prill 2023, 23:53
SPANJE - Policia spanjolle njoftoi të martën arrestimin e njëmbëdhjetë personave, që kishin mashtruar dhjetëra familje t&eu...
Sport
11 Prill 2023, 23:31
ANGLI - Edhe pse skuadrat shqiptare asnjëherë nuk kanë arritur në fazën e grupeve të Champions League, flamuri kuqezi ka qen&eum...
Sport
11 Prill 2023, 22:36
PORTUGALI - Interi po përballet me Benfikën në “Da Luz”, në çerekfinalen e parë të tyre në Cha...
Sport
11 Prill 2023, 22:25
ANGLI - Manchester City e kanë mbyllur në avantazhin e ngushtë 1-0 pjesën e parë, me djemtë e Pep Guardiolas që iu “f...
Sport
11 Prill 2023, 21:09
ITALI - Milani, i përforcuar nga triumfi i fundit 4-0 në "Diego Maradona" për kampionatin, pret Napolin të mërkurën...