8 Tetor 2024, 19:33
Nga DOSJA
TURQI - Rey Manaj është një nga mungesat e rëndësishme të Sylvinhos në listën e Kombëtares për dy sfidat me Çekinë dhe Gjeorgjinë. Lushnjari për shkak të një dëmtimi nuk ka mundur të bëhet pjesë e kuqezinjve për dy sfidat e radhës.
Po jo vetëm kaq, pasi trajneri i Sivasspor, Bulent Uygun ka “alarmuar” stafin e kuqezinjve. Timonieri i skuadrës turke ka folur për mediat vendase pas humbjes 3-2 të skuadrës së tij ndaj Goztepe, teksa ka nënvizuar se Manaj do të mungojë për një kohë të gjatë.
“Do të bëjmë maksimumin që të rikuperojmë lojtarët pas sfidave të kombëtareve. Rey Manaj nuk do të jetë me ne për një kohë të gjatë për shkak dëmtimi”, ka theksuar shkurtimisht Uygun.
Në këto kushte sulmuesi kuqezi tashmë do të jetë në luftë me kohën për t’u rikuperuar, ndërsa rrezikon edhe sfidat e nëntorit me Kombëtaren.
Kujtojmë se Shqipëria do të luajë ndaj Çekisë më 11 tetor në orën 20:45 në “Epet Arena” dhe 3 ditë më vonë ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00 në “Mikheil Meskhi”.
Ndërkohë në muajin nëntor do të luajë ndaj Çekisë më 16 nëntor në orën 20:45 dhe më 19 nëntor në orën 20:45 ndaj Ukrainës, takime këto që do të zhvillohen në “Air Albania”.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Tetor 2024, 19:29
ITALI - Ylber Ramadani është "rikuperuesi" më i mirë në Serinë A. Sipas statistikave të Ligës së Futbollit, mesfush...
Sport
8 Tetor 2024, 19:24
ITALI - Superkupa e Italisë do të luhet në Arabinë Saudite për herë të pestë, me gjysmëfinalen e tretë më...
Sport
8 Tetor 2024, 19:22
SPANJE - Real Madridi ka nderuar ish-lojtarin e Barcelonës, Andres Iniesta, pasi ky i fundit u largua përfundimisht nga futbolli aktiv. Iniesta dje nj...
Sport
8 Tetor 2024, 17:58
TIRANE - Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së ...
Sport
8 Tetor 2024, 17:50
BRAZIL - Aventura e Memphis Depay te Corinthias mund të marrë një kthesë të papritur. Sulmuesi holandez mbërriti në Brazil ...
Sport
8 Tetor 2024, 17:35
ANGLI - Alexander-Arnold mbushi 26 vjeç, dje më 7 tetor, dhe e festoi në kampin stërvitor të skuadrës angleze. Aty ishte ...
Sport
8 Tetor 2024, 17:23
POLONI - Robert Lewandowski , sulmuesi i FC Barcelonës, është duke pasur një fillim spektakolar të sezonit, siç v&...
Sport
8 Tetor 2024, 16:43
ANGLI - Arsenali nuk pritet të jetë pa Kai Havertz për një periudhë të gjatë, pavarësisht shqetësimeve për n...
Sport
8 Tetor 2024, 16:21
TIRANE - Gjithçka gati për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17. Shqipëria, Holanda,...
Sport
8 Tetor 2024, 16:01
FRANCE - Ibrahima Konaté nuk është një njeri që fshihet. Mbrojtësi nuk ngurron t’i përgjigjet pyetjeve në konf...