8 Tetor 2024, 19:22
Nga DOSJA
SPANJE - Real Madridi ka nderuar ish-lojtarin e Barcelonës, Andres Iniesta, pasi ky i fundit u largua përfundimisht nga futbolli aktiv. Iniesta dje njoftoi se i ndau rrugët me futbollin aktiv, pas një karriere goxha të suksesshme me Barcelonën dhe aventurave në Japoni e në Emiratet e Bashkuara Arabe. Spanjolli fitoi nëntë herë La Ligën, katër herë Ligën e Kampionëve dhe disa trofe të tjerë.
Gjatë kohës së tij në Barcelonë, rivaliteti me Real Madridin mori një tjetër nivel, derisa më 2015 ai u duartrokit nga tifozët në “Santiago Bernabeu”, pas një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren 4-0 të Barcelonës.
Klubi nga kryeqyteti e nderoi Iniestën me një komunikatë pas largimit të tij, duke i kujtuar edhe golin e shënuar me Spanjën ndaj Holandës, që i dhuroi “Furisë së Kuqe” titullin kampion bote.
Në komunikatë thuhej po ashtu se klubi “nderon dhe admiron një nga legjendat më të mëdha në historinë e futbollit spanjoll”. “Real Madridi i dëshiron suksese në të ardhmen, atij dhe familjes së tij”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e klubit madrilen.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Tetor 2024, 17:58
TIRANE - Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së ...
Sport
8 Tetor 2024, 17:50
BRAZIL - Aventura e Memphis Depay te Corinthias mund të marrë një kthesë të papritur. Sulmuesi holandez mbërriti në Brazil ...
Sport
8 Tetor 2024, 17:35
ANGLI - Alexander-Arnold mbushi 26 vjeç, dje më 7 tetor, dhe e festoi në kampin stërvitor të skuadrës angleze. Aty ishte ...
Sport
8 Tetor 2024, 17:23
POLONI - Robert Lewandowski , sulmuesi i FC Barcelonës, është duke pasur një fillim spektakolar të sezonit, siç v&...
Sport
8 Tetor 2024, 16:43
ANGLI - Arsenali nuk pritet të jetë pa Kai Havertz për një periudhë të gjatë, pavarësisht shqetësimeve për n...
Sport
8 Tetor 2024, 16:21
TIRANE - Gjithçka gati për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17. Shqipëria, Holanda,...
Sport
8 Tetor 2024, 16:01
FRANCE - Ibrahima Konaté nuk është një njeri që fshihet. Mbrojtësi nuk ngurron t’i përgjigjet pyetjeve në konf...
Sport
8 Tetor 2024, 15:44
FRANCE - Paris Saint-Germain tashmë ka drejtorin e ri të përgjithshëm. Ky është Victoriano Melero (55 vjeç). Ky avokat i ...
Sport
8 Tetor 2024, 15:29
TIRANE - Lista e Kombëtares pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Sylvinho ka vendosur t...
Sport
8 Tetor 2024, 15:17
ITALI - Operacioni i suksesshëm për Gleison Bremer: Mbrojtësi i Juventusit iu nënshtrua një operacioni në Lyon p&...