Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Çdo ndeshje do ta shohim si finale dhe këtë ia kam bërë të qartë edhe çunave. Jo vetëm ndeshjet, por edhe çdo stërvitje duhet konsideruar si finale në mentalitetin tim. Sa i përket grupit, është një grup i ri. Janë shumë lojtarë të rinj, është pak e vështirë në fillim se edhe nuk njihen me njëri-tjetrin”.
TIRANE - Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Greqisë më 21 mars dhe Luksemburgut më 25 mars. Përfaqësuesja shqiptare nisi sot përgatitjet për këto dy takime, teksa trajneri Alban Bushi ka ftuar 23 futbollistë.
Tekniku kuqezi doli sot në një konferencë për mediat në stadiumin “Arena Kombëtare” ku tregoi objektivat e skuadrës për këto dy takime, futbollistët e rinj të afruar në skuadër, mungesat dhe problemet që shqetësojnë ekipin U-21.
Çfarë prisni nga miqësoret? - Ne nuk do t’i shohim ndeshjet si miqësore, por si kualifikuese. Europiani është vitin 2027 dhe do të përballemi me ekipe shumë të forta. Që të përballemi me ato ekipe të rangut si Gjermania, Anglia, Franca, duhet të japësh maksimumin me ekipe që janë thuajse të nivelit tonë apo pak mbi mesatar.
Çdo ndeshje do ta shohim si finale dhe këtë ia kam bërë të qartë edhe çunave. Jo vetëm ndeshjet, por edhe çdo stërvitje duhet konsideruar si finale në mentalitetin tim. Sa i përket grupit, është një grup i ri. Janë shumë lojtarë të rinj, është pak e vështirë në fillim se edhe nuk njihen me njëri-tjetrin. Por këto lloj grumbullimesh të gjata dhe ndeshjesh të japin mundësinë të krijohet një atmosferë sa më e mirë.
Prurje të reja në skuadër? - Kemi marrë lojtarë të rinj. Burak Alili është një nga lojtarët që zgjodhi Shqipërinë sepse ka qenë pjesë e Zvicrës dhe dua të falënderoj atë dhe familjen e tij që zgjodhën me zemër Shqipërinë. Është një lojtar me shumë potencial. Ka qenë absolut te moshat e Zvicrës, deri në 20 vjeç.
E falënderoj shumë që është pjesë e jona dhe është një lojtar që do t’i shërbejë shumë edhe ekipit A në të ardhmen. Lojtar i perspektivës është Gabriel Ramaj i Atalantës që vjen për herë të parë te ne. I vogël në moshë por është një lojtar i perspektivës dhe Atalanta e ka në pikësynimet e veta për brezin e ardhshëm.
Peng ndonjë emër që nuk është bindur të përfaqësojë Shqipërinë? - Kemi pasur dy lojtarë që më premtuan që do të vinin te Shqipëria deri ditën e fundit dhe pastaj i pashë në listën e Kosovës. Nuk ka asgjë të keqe. Por duhet të tregoheshin më korrektë në komunikimin që ne kishim sepse deri ditën e fundit më thanë që do të vijnë dhe në fund i pashë në listën e Kosovës. Nuk jam i mërzitur sepse edhe Kosova duhet të mbështetet si nga shqiptarët e Shqipërisë, ashtu edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut. Nga e gjithë diaspora sepse është vendi ynë dhe na bëhet qejfi edhe kur shkojnë lojtarët e mirë andej.
I keni nisur përgatitjet për ndërtimin e skuadrës për finalet e Euro U-21 2027? - Po shohim për lojtarë. Nuk jemi në gjendjen tonë më të mirë sa i përket lojtarëve. Nga pjesa e mesfushës e lart kemi shumë lojtarë të mirë, kurse në mbrojtje kemi probleme. Do mundohemi t’i rregullojmë dhe besoj se brenda një viti do të gjejmë mbrojtës të mirë. Duhen mbrojtës me potencialë dhe që luajnë. Sepse në momentin që përballesh me ekipe të forta, duhet të kesh minuta në këmbë dhe duhet të luash në kampionate të mira.
Jemi duke gjetur mbrojtës, kemi probleme në këtë repart. Shpresoj shumë që do të gjejmë mbrojtës të mirë. Mendoj që boshti duhet të jetë nga kampionati shqiptar. Nuk i japin shumë prioritet të rinjve në kampionatin shqiptar, uroj që t’i japin sepse është e vështirë të bësh një kombëtare nëse nuk ke bazën. Ne kemi ftuar disa lojtarë nga kampionati shqiptar, që janë me potencial shumë të mirë. Por uroj që vitin tjetër të kemi edhe më shumë.
Maldin Kaçurri? - Maldinit i kemi bërë ftesë, do të vinte. Por dy ditë përpara na lajmëroi që ndihej më mirë të ishte pranë klubit sepse mund të ishte në formacion. Dhe menduam me stafin që ta linim që edhe ai të luajë dhe të sigurohet të kapë formacionin sepse na shërben edhe neve që ai të ketë minuta dhe besoj që do të jetë pjesë e jona në të ardhmen.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Atlético Madrid do të rikthehet në stërvitje të mërkurën pas një pauze dyditore, duke synuar të...
FRANCE - Ka mëngjese të së hënës që kanë më shumë shije se të tjerat. Dhe në këtë rast, kjo e h...
SPANJE - Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madridit, e kishte udhëhequr delegacionin e drejtorëve të klubit në drekën që kishi...
ANGLI - Pasditen e djeshme, Manchester City humbi dy pikë të tjera të vlefshme në garën e Champions League, duke barazuar 2-2 ndaj Brig...
ITALI - Raportimet në Itali pretendojnë se një humbje ndaj Genoas pas pushimit prej ndeshjeve të kombëtareve do ti kushtojë Thiago...
FRANCE - Louis Saha, ish-sulmuesi i Manchester United dhe i kombëtares franceze, ka pasur një ndryshim mbresëlënës në karrierë...
KROACI - Shpërthimi i ashpër i Rino Gattuso në TV live, pas humbjes së shëmtuar 3-0 të Hajduk Splitit ndaj Rijekës. Ring...
TIRANE - Juljan Shehu është një tjetër kuqezi i grumbulluar nga trajneri Sylvinho për për dy ndeshjet e kualifikueseve të K...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare nisi sot zyrtarisht grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e kualifikueseve të Kampionatit Botëro...
ANGLI - Tetë pikë në katër ndeshje. Kjo është pasuria që Manchester United ka grumbulluar në katër ndeshjet e fun...