18 Maj 2024, 20:02
Nga DOSJA
ITALI - Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket se ka gjetur tashmë edhe pasuesin e teknikut italian.
Media pranë klubit milanez bën me dije se i përzgjedhuri i Ibrës dhe drejtuesve kuqezi, është portugezi Paulo Fonseca, aktualisht trajner i Lille në Francë, ku ka bërë një punë mjaft të mirë.
Fonseca do të drejtojë Lille për herë të fundit nesër dhe do të provojë të sigurojë një biletë në zonën Champions, para se të largohet nga Franca, për t’u rikthyer sërish në Itali, aty ku më herët ka drejtuar Romën.
Ibra mësohet se ka pasur një telefonatë të gjatë me trajnerin portugez dhe të dy kanë rënë parimisht dakord për të nisur një bashkëpunim sezonin e ri, teksa shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi.
Në këtë mënyrë, Milani duket se ka zgjedhur t’i besojë një trajneri të konfirmuar në nivel ndërkombëtar, por që njëkohësisht njeh mirë edhe Serinë A, pasi ka qëndruar te Roma në periudhën 2019-2021.
Më herët 51-vjeçari ka drejtuar edhe skuadra si Shakhtar Donetsk, Braga, Porto, Pacos Ferreira, etj., teksa eksperienca te Milani pritet të jetë e dyta në Serinë A.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 Maj 2024, 20:00
DURRES - Vllaznia është gati për gjysmëfinalen e Final 4 përballë Egnatias, të dielën në “Air Albania”,...
Sport
18 Maj 2024, 19:24
ITALI - Interi, i cili një muaj më parë u shpall kampion i Serisë A për të 20-ën herë në historinë e tij, &eum...
Sport
18 Maj 2024, 18:55
GJERMANI - Para finales së Europa League, të mërkurën kundër Atalantas dhe Kupës së Gjermanisë, të shtunën e...
Sport
18 Maj 2024, 18:13
KOSOVE - Ndodhi ajo që shumë e parashikonin. Ballkani i Suharekës ka shkruar historinë, teksa ka fituar për vitin e tretë radhaz...
Sport
18 Maj 2024, 17:38
ITALI - Max Verstappen do të startojë sërish nga ‘pole position’ në Grand Prix të Emilia Romagna, gara e sht...
Sport
18 Maj 2024, 17:09
ANGLI - Roberto De Zerbi nuk do të jetë më trajner i Brighton sezonin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur klubi a...
Sport
18 Maj 2024, 16:54
SPANJE - Këtë të premte, Athletic Bilbao rinovoi zyrtarisht kontratën me Ernesto Valverde për një tjetër sezon. P...
Sport
18 Maj 2024, 16:17
EMIRATET E BASHKUARA - Quincy Promes, një lojtar i Spartak Moskës, u lirua këtë të premte, pasi u mbajt në një bu...
Sport
18 Maj 2024, 15:45
GJERMANI - Jurgen Klopp dërgoi një mesazh, këtë të shtunë, për tifozët e Liverpoolit , si lamtumirë, po...
Sport
18 Maj 2024, 14:52
PORTUGALI - FIFA zgjodhi Portugalinë, si vendin për të kryer teste të VAR-it dhe gjithashtu në EPTS (Electronic Performance...