23 Dhjetor 2023, 18:33
Nga DOSJA

KURBIN - Nuk ka fitues në sfidën mes Laçit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore.
90 minutat e këtij takimi prodhuan një barazim 1-1, rezultat i cili mund t’u qëndrojë pak ngushtë verilindorëve duke qenë se ishin ata që kaluan në avantazh që në minutën e parë me Rivas. Këtij të fundit iu dhurua një top pranë zonës së kurbinasve dhe ai me lehtësi mposhti portierin Dajsinani.
Miqtë e kontrolluan më pas ndeshjen dhe qëndruan në avantazh deri në minutën e 84-t kur Sobowale ndëshkoi portierin Tafas me një gjysmë kthesë brenda zonës. Por, goli pati nevojë për konfirmimin e VAR që vonoi pak, por në fund goli i sulmuesit të Laçit u konfirmua.
Minutat e mbetura ishin të pamjaftueshme për të ndryshuar sërish rezultatin që mbeti i barabartë 1-1. Pas kësaj ndeshje, Laçi mbetet në vendin e shtatë me 21 pikë ndërsa Kukësi renditet i teti me 19 pikë.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Dhjetor 2023, 14:30
ARABIA SAUDITE - Me golin ndaj Al Ettifaq, Cristiano Ronaldo iu afrua Kylian Mbappé në listën e shënuesve më të mirë t&eu...
Sport
23 Dhjetor 2023, 14:00
ITALI - Futbolli është i tillë. Ka lojtarë si Luka Jovic (26 vjeç) që 'lindin' pas një sezoni shumë t...
Sport
23 Dhjetor 2023, 13:30
POLONI - UEFA-s i është dashur të veprojë sërish ashpër ndaj Legia Varshavës për shkak të incidenteve t...
Sport
23 Dhjetor 2023, 13:10
ARGJENTINE - Alejandro Papu Gomez (35) fitoi Kupën e Botës me Argjentinën , dhe më pas dështoi në një test dopingu . Duhet pr...
Sport
23 Dhjetor 2023, 13:05
SHBA - Kobe Bryant vdiq në janar 2020 në një aksident me helikopter së bashku me vajzën e tij Gianna dhe shtatë persona të tj...
Sport
23 Dhjetor 2023, 13:00
ARABIA SAUDITE - Në finalen e Kupës së Botës për Klube mes Manchester City dhe Fluminense, pati momente...
Sport
23 Dhjetor 2023, 12:55
SERBI - Marko Bojkoviç, luftëtari serb i MMA- s është bërë i njohur në rrjetet sociale pas kaosit që ka ndodhur në...
Sport
23 Dhjetor 2023, 12:44
TURQI - Roman Abramovich (57) duhej të shiste Chelsean për shkak të lidhjes së tij me presidentin rus Vladimir Putin. Ai prej disa kohë...
Sport
23 Dhjetor 2023, 12:30
ZVICER - Tetë skuadra evropiane janë kualifikuar tashmë në Botërorin e Klubeve, që do të zhvillohet në ...
Sport
23 Dhjetor 2023, 12:19
TURQI - Ole Gunnar Solskjaer është afër rikthimit në pankinë. Trajneri norvegjez qëndron pushim prej nëntorit të vitit 2...