28 Qershor 2023, 18:53
Nga DOSJA
ZVICER - Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot në Nion të Zvicrës për të shqyrtuar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollit europian, por edhe për të formatuar dhe përzgjedhur përbërjen e komisioneve dhe paneleve të reja të qeverisë së futbollit europian.
Në këtë mbledhje mori pjesë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili u rizgjodh në mandatin e dytë si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pas zgjedhjeve të zhvilluar në muajin prill në Portugali.
Gjatë mbledhjes presidenti Duka është rikonfirmuar në postin e zv.kryetarit të Komitetit “Hat-Trick”, një prej organeve më të rëndësishme në qeverinë e futbollit europian, si edhe është zgjedhur në postin e kryetarit të Komisionit të Medias në UEFA, ndërsa sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku është zgjedhur ai anëtar i Komisionit të Futbollit në UEFA.
Pjesë e komisioneve të UEFA-s do të jenë edhe përfaqësues të tjerë të FSHF-së dhe futbollit shqiptar. Kështu, anëtarja e KE-së, Anila Basha është zgjedhur si anëtar e Komisionit për Futbollit e Femrave, kurse anëtari tjetër i KE-së së FSHF, Envi Hicka do të jetë anëtar i Komisionit Ligjor të UEFA-s.
Edhe drejtori teknik i FSHF-së, Fulvio Pea është zgjedhur anëtar i Komisionit të Zhvillimit dhe Asistencës Teknike në UEFA. Drejtori i Edukimit në FSHF-së, Sulejman Starova është përzgjedhur si anëtar i Panelit Jira, teksa përgjegjësi i Futbollit të Fëmijëve në FSHF, Andi Zëre, është zgjedhur si anëtar i Panelit të Futbollit Grassroots.
Drejtori i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci, është përzgjedhur ai anëtar i Panelit të Konventës së Arbitrave dhe së fundi Gazmend Malo do të jetë anëtar i Komisionit Këshillimor të Marketingut në UEFA.
Ndërkaq, në këtë mbledhje Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mori edhe një sërë vendimesh të tjera. Stadiumi “José Alvalade” i Lisbonës u caktua të presë finalen e UEFA Champions League për femra në vitin 2025.
Stadiumi “Agia Sofia” në Athinë dhe Wrocław (WKS Śląsk Wrocław) do të presin finalet e UEFA Europa Conference League në vitet 2024 dhe 2025, respektivisht.
Komiteti Ekzekutiv zgjodhi Poloninë si mikpritëse të Kampionatit Evropian të UEFA-s për Femra U-19 në 2025, bën me dije zyra e shtypit në FSHF.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 Qershor 2023, 18:38
SPANJE - Ish-futbollistja e Barcelonës, Atletico Madridit dhe kombëtares spanjole dhe që tani luan në Meksikë (Amerikë), ak...
Sport
28 Qershor 2023, 18:11
SHBA - Imazhet e turpit që po bëjnë xhiron e botës, ato dolën nga ndeshja mes Meksikës dhe Hondurasit për Kupën e Art&...
Sport
28 Qershor 2023, 17:46
PORTUGALI - Zakonisht ata që bëjnë një jetë të dyfishtë, i lidhim me gjëra më pak pozitive. Por në rast...
Sport
28 Qershor 2023, 17:09
ARGJENTINE - Pak ditë larg udhëtimit për në Portugali për t'iu bashkuar Benficas, Ángel di María është protagon...
Sport
28 Qershor 2023, 16:43
ITALI - Portieri Marco Sportiello, 31 vjeç, ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me AC Milan deri më 30 qershor 2027...
Sport
28 Qershor 2023, 14:49
GJERMANI - Sadio Mané ka folur për herë të parë publikisht për skenën e konfliktit fizik me Leroy Sané, bashkël...
Sport
28 Qershor 2023, 14:31
ARGJENTINE – Ish-sulmuesi i kombëtares argjentinase, Claudio Caniggia, i cili ka luajtur në Itali në periudha të ndryshme me Veron&e...
Sport
28 Qershor 2023, 13:21
GJERMANI - Për disa ditë ai u shpall me siguri si trajner i PSG-së. Julian Nagelsmann ishte favoriti i madh për t'u vendosur n&...
Sport
28 Qershor 2023, 12:55
GJERMANI - Bayern Munich njoftoi të mërkurën se ata kanë ndërprerë partneritetin e tyre tregtar me Qatar Airways, me marrëves...
Sport
28 Qershor 2023, 12:46
ITALI - Trajneri i Manchester Unitred, Ten Hag ka bërë presion për të bindur klubin për të vënë bast për ...