"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Argjentinasi ka dhënë një intervistë për “Televisión Pública Argentina”
ARGJENTINE - Pak ditë larg udhëtimit për në Portugali për t'iu bashkuar Benficas, Ángel di María është protagonisti i një interviste të gjatë dhe intime në televizionin publik argjentinas, ku ka treguar për gjithçka në karrierën e tij.
Fokusi kryesor ka qenë te kombëtarja, për shkak të titullit botëror të vitit të kaluar, por kishte vend edhe për një udhëtim në të kaluarën, pikërisht për momentin kur u largua nga Rosário Central për të shkuar në Clube da Luz, në vitin 2007 në Portugali. Më pas, kujton, se si i ka bërë familjes së tij një lloj ultimatumi.
"Kur shkova në Portugali, nuk doja të shkoja vetëm. U thashë, që nëse nuk vinin me mua, nuk do të shkoja. Ishte kërcënimi që futbollistët u të bëjnë gjithmonë prindërve të tyre për t'iu dhënë një jetë më të mire.
Babai nuk punonte, u thashë që nëse do të vinin me mua, nuk duhej te punonin më, se çdo gjë varej nga unë dhe se unë do të bëja gjithçka që të mundesha për t'iu dhënë atyre një jetë më të mirë. Që ata të qëndronin me mua, pasi më kishin mbështetur që kur isha fëmijë",- kujtoi lojtari anësor, i cili më pas tregoi edhe për momentin kur vendosi të shkonte te Benfica, në moshën 19-vjeçare në atë kohë.
“Ishim në shtëpi, në lagjen time, ulur në tavolinë me përfaqësuesin tim. Ai më tha ‘e kemi këtë mundësi, është vendimi yt’. Shikova babain tim dhe i thashë ‘ose shkojmë të gjithë, ose nuk shkoj '. Qanim bashkë dhe vendosëm që ‘Po’, se treni kalon vetëm një herë dhe ne nuk duhej ta humbnim atë.
Falë Zotit ndodhi siç e kishim menduar dhe jeta do të më jepte shumë gjëra të tjera të mira",- ka rrëfyer argjentinasi, i cili në atë udhëtim të parë në Luz fitoi një kampionat dhe dy Kupa të Ligës në tre sezone.
Në mbyllje, Di María u shpreh: "Unë jam në momentin më të mirë të jetës sime, pa dyshim. Me gruan time, me vajzat e mia, me futbollin. Unë kam arritur gjithçka dhe kjo është gjëja kryesore për mua. Familja ime është motori im, bota ime, ajo më lejon të shkëputem nga gjithçka dhe është e dukshme që kur jam mirë në atë kuptim, gjithçka tjetër vjen vetvetiu”, përfundoi ai.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Portieri Marco Sportiello, 31 vjeç, ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me AC Milan deri më 30 qershor 2027...
GJERMANI - Sadio Mané ka folur për herë të parë publikisht për skenën e konfliktit fizik me Leroy Sané, bashkël...
ARGJENTINE – Ish-sulmuesi i kombëtares argjentinase, Claudio Caniggia, i cili ka luajtur në Itali në periudha të ndryshme me Veron&e...
GJERMANI - Për disa ditë ai u shpall me siguri si trajner i PSG-së. Julian Nagelsmann ishte favoriti i madh për t'u vendosur n&...
GJERMANI - Bayern Munich njoftoi të mërkurën se ata kanë ndërprerë partneritetin e tyre tregtar me Qatar Airways, me marrëves...
ITALI - Trajneri i Manchester Unitred, Ten Hag ka bërë presion për të bindur klubin për të vënë bast për ...
ITALI - Transferimi i Marcus Thuram te Interi ka përfunduar, me sulmuesin e kombëtares franceze, që ka nënshkrua...
BRAZIL - Neymar Jr. mund të shohë rritjen e aseteve të tij në të ardhmen e afërt. Kjo jo për shkak të ndonjë kontra...
IRAN - Reza Parastesh ishte në qendër të akuzave të publikuara në “Marca”, se ai pretendonte të ishte supe...
SPANJE - Enrique Cerezo ka pranuar se e ardhmja e João Félix në Atlético Madrid është në ajër. Në nj&eum...